Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Rregolarizimi – çfare duhet te behet ne rastin e mohimeve te motivuara ne baze te debimeve te vjetra

Ne shume raste kemi folur per qendrimin e mbajtur nga gjykatat administrative qe e interpretojne normativen ne lenden e emigracionit ne menyre me te hapur lidhur me linjen interpretuese te Ministrise se Brendshme. Kemi te bejme me raste gjithnje e me te ndryshme te cilat i jane drejtuar magjistratures, per persona qe jane perjashtuar nga rregolarizimi pasi karshi tyre ekzistonte nje proçes penal akoma ne vijim, i paperfunduar.
Dime qe mbi kete teme Gjykata Administrative e Venetos, e jo vetem, ka ngritur çeshtjen e legjitimitetit kushtetor duke denoncuar shkeljen e parimit te pafajsise deri ne sentencen definitive, garantuar nga art. 27 i Kushtetutes.
E megjithate ka shume raste te personave qe pasi ju eshte refuzura rregolarizimi (ne aplikimin e interpretimit te normes se adoptuar nga Ministria e Brendshme), nderkohe gjate gjykimit jane konsideruar te pafajshem. Raste te kesaj natyre jane gjithnje e me frekuente, ne kuptimin qe afatet e administrates gjyqsore jane te gjata e nuk ndjekin ato te rregolarizimit. Duke qene se nuk ekziston asnje mundesi per te mbajtur pezull perfundimin e praktikes, deri sa te behet gjykimi perfundimtar, kjo gje do te ndodhi ne shume raste.

Shembull praktik – Ka persona te cileve ju eshte rezufuzuar kerkesa per rregolarizim pasi karshi tyre ishte bere ndonje denoncim, por qe ne vijim jane konsideruar te pafajshem.
Ne nje rast specifik, te cilin do ta shqyrtojme, kemi te bejme me nje person te akuzuar per riçetacion. Me tej krimi eshte kthyer ne vjedhje me qene se nuk kishte asnje prove per krimin, nje motor i vjedhur, qe ishte blere ne tregun klandestin nga i interesuari. Duke qene se nuk ekziston nje prove e tille, por vetem me rrefimin e vet te interesuarit te vjedhjes se ketij motori, kjo ka bere te mundur kthimin e krimit nga riçetacion ne vjedhje. Por vjedhja ndjek tjeter rruge. I interesuari nepermjet avokatit te tij ka gjetur pronarin e motorit, ka shlyer demin e pronari i motorit ka terhequr akuzen. Duke qene se nuk ka me denoncim, nuk ekziton as kushti per proçes gjyqsor, kjo ka çuar ne fshirjen e krimit.
Karshi ligjit italian ky zoteri eshte i pafajshem, nuk ka asnje tip denimi e sot kerkon ate qe i keshillojme te gjithe atyre qe ndodhen ne te njejten situate. Te propozojne nje kerkese per rishqyrtimin e proçedures se rregolarizimit prane Zyres territoriale te Qeverise (Prefekture) qe kishte dhene provedimentin e mohimit te rregolarizimit. Ne kete kerkese i interesuari duhet te shpjegoj qe duke u nisur nga afatet e gjata te drejtesise, eshte e qarte qe ne rast se gjykata do te ishte shprehur muaj me pare, atij nuk do t’i ishte refuzuar rregolarizimi. E duke qene se ai nuk mund te influencoj ne afatet e aparatit gjyqsore, nuk eshte e drejte qe te paguaj ai ngadalesine e kesaj te fundit.
Ne kete rast duhet te rishqyrtohet ne sensisn pozitiv nga Zyra Territoriale e Qeverise, e nuk ekzistojne rrethana te tjera penguese e ky zoteri qe kur ka prezantuar kerkesen vazhdon te punoj prane te njejtit punedhenes i cili i ka garantuar asistencen per nje mbrojtje te vlefshme ne proçes, qe siç e pame, ka çuar ne pafajsine e tij.
I interesuari kunder provedimentit te mohimit te rregolarizimit, mundet edhe te bej apel ne TAR, kjo duke ju referuar orientimit interpretues te magjistratures administrative, e cila ne konformitet me parimet e Kushtetutes, pasi normat duhet gjithnje te respektojne parimet e stabilizuara nga vet Kushtetuta, do te nderpritej efekti i provedimentit te refuzimit te rregolarizimit, duke ngritur çeshtjen e legjitimitetit kushtetor, pra duke dyshuar qe kjo norme (qe nuk respekton parimin e pafajsise deri ne sentencen definitive) bie ne kundershtim me Kushtetuten e duhet te deklarohet e paligjshme.

Do te presim, natyrisht, perfundimin e shqyrtimit qe do te behet nga Keshilli Kushtetues qe kerkon nje kohe te gjate, pasi çeshtjet e ngritura per illegjitimitet kushtetor ne baze te ligjit Bossi-Fini e qe jane ne shqyrtim jane te shumta.
Por nderkohe pezullohet efektet e provedimenteve ekzistente e ne keto raste te interesuarit ne vijim te pezullimit kane te drejte te punojne e me qene se afatet jane shume te gjata te kene edhe nje lejeqendrimi provizor qe do t’i lejoj te ushtrojne nje aktivitet te rregullt pune.