Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Bashkime familjare – Edhe në fazë përsëritje lejqëndrimi është e mundur nisja e proçedurës

Përshëndetje, një mikja ime e huaj, me banim në Itali prej dia vitesh, gjendet në situatën e shpjeguar nga qarkorja e ministrisë së punëve të brendshme të 5 gushtit të kaluar: Lejeqëndrimi ka skaduar, është paraqitur pranë Kuesturës së Treviso-s dhe i është dhënë takimi për përsëritjen e lejeqëndrimit në shtatorin e 2007-ës, pothuajse pas një viti!!!Zonja kishte hedhur dokumentat për bashkim familjar me të bijën dhe rrezikon që mos të arrij ta përfundojë praktikën sepse dokumentacioni skadon para shtatorit 2007.
Pyetja që ju bëj është kjo: Mikja ime bën pjesë në kategorinë e shpjeguar nga qarkorja? Në veçanti, a mund të quhet “cedolino” edhe fleta që vërteton prenotimin e takimit pranë Kuesturës (edhe pse pa foto), dhe nëse mund të konsiderohet si “fletë zvendësuese” e lejeqëndrimit orgjinal që do të ripërsëritet vitin e ardhshëm, me të gjitha të drejtat që i takojnë (psh, dalje nga italia etj etj)?? Ju falenderoj paraprakisht dhe konfirmoj se do të jap kontributin tim për të mbështetur këtë sit të vyer që ofron një sherbim me të vërtetë të veçantë dhe të pazvendësueshëm.

Përshëndetje

Mbi bazën e direktivës të 5 gushtit të kaluar, dhe qarkoren e mëpasshme të ministrisë së brendshme, që kemi komentuar dhe kohët e fundit, parashikon që në rastet e vonesës së përsëritjes, me riçevutën që dëshmon paraqitjen e kërkesës për përsëritje, është e mundur bërja e kërkesës për bashkim familjar, duke paraqitur dokumentacionin e nevojshëm.
Ka shumë mundësi që praktika të jetë e ndalur deri sa të vijë konfirmimi i përsëritjes, duke qënë se është e vështirë të mendohet se mund të lëshohet nulla osta pa pasur lejeqëndrimin orgjinal. Megjithatë ajo që ka rëndësi është hapja e praktikës pranë administratës, sepse në këtë mënyrë nuk mund të thuhet se dokumentacioni ka skaduar.
Nuk varet nga qytetari në fakt nëse administrata do kaq shumë kohë për të mbyllur praktikën, ndërsa skadimi i dokumentacionit llogaritet në ditën e pranimit të kërkesës dhe jo në momentin kur administrata merr një vendim mbi kërkesën. Ne rastin specifik të prenotimit, të bërë para prenotimit në Kuesturë për lëshimin e riçevutës orgjinale, duhet të njihen mundësi të barabarta meqënse bëhet fjalë për një proçedurë të pashmanshme të vendosur nga Kuestura lokale: praktikisht Kuestura, në vend që të mari direkt praktikën për përsëritje të lejeqëndrimit delegon një zyrë të jashtme, por është e qartë se i huaji duke respektuar këtë proçedurë tregon në mënyre të qartë dhe të saktë dëshirën për ta rinovuar lejeqëndrimin.
Praktikisht i huaji në të njëjtën mënyrë që është i detyruar të kërkojë takimin për në Kuesturë, po në të njëjtën mënyrë duhet të jetë në gjendje të kërkojë prenotimin e kërkesës për nulla ostën për bashkim familjar.
Fatkeqsisht, nuk do më habiste aspak nëse mund ti refuzohej kërkesa për të paraqitur kërkesën për bashkim familjar, përtej llogjikës dhe të drejtave.
E intersuara, në rast refuzimi, për të treguar se ka dërguar dokumentacionin para skadimit, mund ta formalizojë kërkesën për nulla osta – duke nisur të gjitha kopiet e dokumentacionit – me një letër rekomande a/r, dhe pas kësaj mund të mari në konsideratë të hedhi në gjyq refuzimin në bazë të nenit 30 T.U (ligji mbi imigracionin)pranë gjykatës lokale, i sili ka kompetencat të vendosi me proçedura urgjente për çdo gjë që ka të bëjë me bashkimin familjar.