Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Sa kohë vlejnë çertifikatat e përtkthyera e të legalizuara?

Përshendetje,
kam nevojë të di sa kohë vlejnë çertifikatat e përkthyera e te legalizuara. P.sh çertifikata e lindjes,që nuk ndyshon kurrë me kalimin e kohës, e ruan vlefshmerinë për 2-3 vjet?

D.P.R. 445/2000. Teksti Unik mbi dokumentacionin administrativ, përcakton me nenin 41, par. 1 (Vlefshmëria e çertifikatave), sa mëposhtë:“1.Certifikatat e leshuara nga administratat publike që çertifikojnë gjendje,cilëi personale dhe fakte që nuk janë subjekt ndryshimesh kanë vlefshmëri të përhershme. Certifikatat e tjera kanë vlefshmëri 6 mujore nga data e lëshimit, nëse normat ligjore dhe rregulloret nuk parashikojnë vlefshmëri më të gjatë..”
Në rastin e çertificates së lindjes, pasi njeriu lind vetëm nje here, ha padyshim vlefshmëri të përhershme dhe nuk asnjë arsye që të bëjë të pranueshëm aplikimin e një principi tjetër në rastin e një çertificate të huaj.