Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

E drejta për të zgjedhur – Peticion mbi çështjen e lëshimit të një leje qëndrimi për azilkërkuesit nga Libia

Nënshkruaje peticionin dhe shpërndaje mesazhin gjithandej!

Ata zbarkuan në brigjet tona gjatë luftës në Libi për t’i shpëtuar dhunës ose ishin të detyruar nga ushtarët e Ghaddaf-t të udhëtojnë me anije të pasigurta!

Më shumë se 25,000 azilkërkues janë të strehuar sipas planit për strehim të organizuar nga Mbrojtja Civile në emër të Qeverisë italiane.
Qindra organizata në gjithë Italinë janë duke ndihmuar në strehimin dhe mbrojten e azilkërkuesve dhe refugjatëve jashtë këtij sistemi por me standarde dhe metoda të ndryshme. Por çdo përpjekje për të gjetur një rrugë për përshtatje dhe integrim në shoqëri për ta duket të jetë e kotë pa një garancion për të ardhmen apo pa një leje qëndrimi që do t’ju jepte mundësinë të zgjedhin nëse dëshirojnë të qëndrojnë apo të kthehen në Libi ose vendin e origjinës.

Edhepse ata vijnë nga Libia, shumica e tyre kanë lindur në Somali, Eritre, Ganë, Nigeri, Mali, Cadi, Sudani, Bregu I Fildishtë, Bangladesh apo Pakistan dhe në këtë mënyrë ata rrezikohen që kërkesa e tyre për azil të refuzohet nga Komisioni siç ndodh në shumicën e rasteve.

Ndërsa, çmimi i lartë për të bërë ankesë e pamundëson rishqyrtimin e çështjes së tyre dhe kështu fati i mijëra njerëzve rrezikohet të mbetet i panjohur edhepse ata kanë vuajtur nga dhuna, torturat dhe rreziku nga bombardimet në Libi.

Ne nuk mund të lejojmë që edhe njëherë ti mbyllim sytë për mijëra femra dhe meshkuj që janë të ekspozuar ndaj rrezikut për shfrytëzim dhe krim nëpër qytetet, lagjet dhe rrugët tona ku jetojmë.

Për këtë arsye ne kërkojmë lëshimin e menjëherëshëm të një leje qëndrimi për qëllime humanitare nëpërmjet krijimit të një mbrojtjeje të përkohshme (Neni 20 TU) ose nëpërmjet mënyrave të tjera që ekzistojnë në sistemin juridik.

Çështje e dinjitetit, demokracisë dhe drejtësisë!

Translated by the Students of Collegio del Mondo Unito di Duino (Ts) and Tenda per la Pace e i Diritti – Progetto Intendiamoci