Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Bolonje – Drejt nje koordinimi migrantesh. Objektivi: lejeqendrimi

Intervista me Babacar Ndiaye, shoqata senegaleze

Pas mobilizimeve perpara prefektures me 27 mars dhe 24 prill, te djelen 9 maj eshte mbajtur ne Bolonja nje asemblem me pjesmarrjen e gjere te qytetareve te huaj. Nje moment lindur nga vullneti per per t’u konfrontuar dhe per te diskutuar mundesine e iniciativave kunder modalitetit te dhenies se lejeqendrimeve nga ana e Zyres se te Huajve te Kuestures se Bolonjes.

P: Per çfare deshirohej qe te diskutohej ne kete takim, lindur nga vullneti i shprehur i qytetareve te huaj te Bolonjes?

P: Takimi deshironte te vinte se bashku te gjithe emigrantet e Bolonjes dhe te Provinces per te perballuar problemet e rinovimit te lejeqendrimeve prane Kuestures e mbi te gjitha per problemet e ligjit Bossi fFni. Ne asemble ishin ftuar shume shoqata, levizje e organizma per formimin e nje grupi te forte qe mund te manifestoj e te dialogoj me Prefekturen e me autoritetet, per ndryshimin se paku te disa aspekteve.

P: Disa qytetare te huaj kane takuar zevendes prefektin javen e kaluar. Cilat jane problemet qe i keni ngritur?

P: Ne vija te pergjitheshme i kemi folur per sistemin e rinovimeve nepermjet call-center per prenotimet. Duhen muaj te tere per te marre takim per rinovim e kur me se fundi arrin te marresh lejeqendrimin thuajse ka skaduar. Ne fakt me ligjin Bossi Fini te papuneve ju jepet nje lejeqendrimi per 6 muaj qe kur dorezohet skadon pas dy tre muash, fillon qe nga data nuk personi i interesuar ka humbur punen.
Kemi folur gjithashtu per decentralizimin e sherbimit. Ne fakt zyra e Kuestures mund te vente mire para disa vitesh, por tashme emigrantet e Bolonjes dhe provinces jane shtuar e hapsirat dhe personeli nuk mjafton me. Ne vijim te sanatorias se fundit jane dhene ne Bolonja 13.000 lejeqendrime te cilat skadojne te gjitha se bashku. Kemi kerkuar qe, si ne Ravena, praktikat te behen edhe ne Komune e ne Poste. Ne fakt kemi folur per ligjin aktual, pergjigja e shefit te kabinetit ka qene vetem lidhur me decentralizimin e prenotimeve nepermje internetit. Mendohet nje takim i ardhshem mes nesh dhe drejtuesit te zyres se te huajve te kuestures.

P: Si jeni duke u organizuar per kete takim te ardhshem?

P: Brenda nje kohe te shkurter deshirojme qe te zgjerojme grupin e personave pjesmarres, qe ne kete moment jane senegalez, alxheriane, marokiane, rumune dhe shqiptare. Sigurisht qe do te kthehemi perseri per te manifestuar perballe Prefektures, por do te kerkojme qe te japim edhe afate skadimi. Mund te arrijme edhe ne nje greve te punetoreve te huaj.