Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Intervista me Gianluca Borghi - Asesor i Rajonit te Emilia Romanjas

Bolonje- Ku eshte duke shkuar e drejta e azilit ne Itali?

Diten e shtune 12 tetor ne Bolonja do te mbahet nje takim me titull KU ESHTE DUKE SHKUAR E DREJTA E AZILIT NE ITALI? Konventa e Pare kombetare mbi te drejten e azilit nen kujdesin e Rajonit Emilia Romanja e promovuar nga ICS, Amnisty International e Medici Senza Frontiere. Kuvendi do te mbahet prane “Auditorium della Regione – V.le A. Moro, 18”.

Merr pjese ASGI, ACNUR, CIR, Moni Ovadia e shume te tjere.
Per me shume informacion e pjesemarrje ne iniciative: tel. 06/85385081
E-mail: [email protected]

Kemi intervistuar Gianluca Borghi, Asesor rajonal i politikave sociale, emigracionit, kooperimit nderkombetar, e Projektit per te rinjte.
Si pyetje te pare i kemi kerkuar se si ka lindur kjo zgjedhje e qytetit te Bolonjes si vend ku do te mbahet Konventa e Pare kombetare mbi azilin.

Pergjigje: Behet fjale per nje zgjedhje qe na eshte propozuar nga ICS, Amnisty International, nga network i organizatave jo qeveritare qe punojme me emigrantet e te drejtat e tyre.
Qyteti i Bolonjes (administrate e qendres se djathte) vitin e kaluar ndoshta ka qene vendi i vetem i cili nuk aktivizoi asnje tip projekti ne kuadrin e Programit Kombetar per Azil. Ne nje fare menyre nje vendim koherent me ate qe eshte duke ndodhur tani ne nivel kombetar pas aprovimit te ligjit te ri mbi emigracionin, qe ne fakt zbeh temen e refugjateve.
Kujtoj qe vendi yne eshte i vetmi ne Bashkimin Evropian qe nuk ka akoma nje normative organike mbi azilin. Pas ligjit Bossi-Fini gjerat jane keqsuar.
Nga njera ane koha e pritjes per njohjen e statusit te refugjatit eshte shume e gjate, ne disa raste jane verejtur nderprerje te thirrjeve nga ana e Komisionit Qendror per shqyrtim. Kemi paqartesi lidhur me kontributet e asistences se pare te dhena nga Prefekturat e shume shpesh nuk behet rinovimi i lejeqendrimeve per motive humanitare.
Ajo qe eshte duke ndodhur ne vendin tone (e mendoj per zbarkimet e fundit ne Siçili, fatkeqesisght nje shembull kuptimplote), eshte mos venia kurre ne qender te krahasimit as politike por as institucionale te specificitetit te atyre qe zbarkojne ne vendin tone e qe mes tyre ka shume raste te kerkuesve te azilit, ka nga ata qe arratisen nga vendi i tyre ku situata eshte e pa perballueshme.

Ne nivel institucional sigurisht qe vitet e kaluara do te mund te benim me shume por kjo nuk ka ndodhur. Sot, edhe pse ne prezencen e nje normative te re qe Rajoni yne, e jo vetem, e ka konsideruar te pa pranueshme e ka kerkuar te kundershtoj ne gjithçka selite insitucinale, eshte krijuar nje situate e cila e ben gjithnje e me te pamundur nje konfrontim te vertete mbi kete teme. Ne kete kontekst, me duket qe eshte shume i nevojshem riorganizimi i nje iniciative politike e institucionale lokale e Rajonale.
Duhet theksuar qe duke ju referuar pajtimeve me thirrjen qe do te prezantohet ne Bolonja me 12 tetor, nisja nga poshte eshte e mundur, ndoshta krahas nje iniciative parlamentare nga ana e forcave ne opozite. Te pakten kete teme ne duhet ta propozojme. Por nuk mjafton. Na takon edhe ne nivel lokal per pergjegjesite e qytetit e te rajonit. Ne kete drejtim e quaj te rendesishme berjen e iniciativave te akoljences te cilat te mund ti bejne balle, edhe pse ne nje kuader kombetar negativ, per sa te jete e mundur e ne menyren me te mire.