Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Bolonje – Ngjyrat e shendetsise. Mjeksia dhe multikulturaliteti

Ne Rajonin e Emilia Romanjes jane mbi 200.000 qytetaret emigrante, shifer kjo qe perpiqet te mbaj parasysh edhe qytetaret e huaj qe jane perfshire ne rregolarizimin e vitit 2002 dhe te miturit, gati 37.000. Por kjo shifer mund te konfermohet mire statistikisht vetem rreth veres 2004. Ne Bolonja qytetatret e huaj perbejne rreth 4,2% te popullsise.

Behet fjale per nje prezence konsistente te qytetareve mbartes se te drejtave, siç eshte e drejta e shendetit. E drejte kjo qe parashikohet edhe per qytetaret qe nuk jane te rregjistruar ne Sherbimin Shendetsor Kombetar, por qe per te qene me te vertete e shfrytezueshme nga popullsisa emigrante nevojiten nderhyrje, promovim dhe komunikim, te cilat kane si synim te lehtesojne njohjen dhe hyrjen ne sherbimet mjeksore te parashikuara nga Sherbimi Shendetsor Kombetar (Sh.Sh.K.).

Thuajse ne te gjitha zonat gjeografike jane prezente struktura qe i drejtohen qytetareve te huaj, qe shpesh veprojne nepermjet nje sinergjie me Distriktet Shendetsore e realitetin e vullnetarizmit. Ne Bolonja, Projekti Special Emigrantet i krijuar nga Asl, ka si detyre qe te organizoj e te planifikoj aksione, nepermjet vlersimit, venies ne rrjet e kontributit te te gjitha njesive operative te brendshme, te institucioneve publike e te vullnetarizmit. Jane vene ne dispozicion, keshtu, instrumenta te komunikimit multikultural e shumegjuhesor, e gjithashtu sherbime e hapsira te shendetit dedikuar popullsise emigrante.

Intervista me pergjegjesen e Projektit Shendeti i Emigranteve te Ausl te Bolonjes, Dr. Giovanna Dallari, e cila do te na bej nje pasqyre te pergjitheshme.

P: Duke perfshire edhe qytetaret e huaj pa lejeqendrimi, si prezantohet gjendja e shendetit te popullsise emigrante ne qytetin tone?

P: Edhe persa i perket qytetareve te huaj te cilen gjenden ne kushte jo te rregullta ne territor, shendeti eshte i siguruar mire ne Bolonja. Qyteti yne, ne fakt, ka nje tradite te sherbimeve, edhe te vullnetarizmit me Ambulancat Biavati, Sokos, Salute Senza Margini dhe Qendren e Shendetit per Grate e huaja dhe femijet e tyre. Duke pare ne menyre specifike ata me qendrim te rregullt, nepermjet programeve dhe projekteve te ndryshme jemi duke kerkuar qe te ofrojme sherbimet duke i bere proçedurat me te lehta e duke i komunikuar pacienteve nepermjet sistemeve te ndryshme qe te gjeme nje pike te perbashket referimi (nje numer te gjelbert ne gjashte gjuhe) – qe eshte aktiv çdo mbasdite nga ora 14,30 ne ora 16,30 e te merkuren, te enjten dhe te shtunen nga ora 9 ne ora 12,30 ne seli te ndryshme duke filluar nga Porretta ne Ferrara. Pra gjendja e shendetit eshte e tuteluar dhe e monitorizuar. Si per pacientet italiane verifikojme qe shkaqet e shtrimit nuk prezantojne elemente te dyshimte dhe qe te lehtesohen te gjitha sherbimet, jo vetem ato spitalore. Mbetet nje nivel superior ne krahasim me pacientet italiane – te prezences se te huajve ne Urgjnce. Kjo gje nuk ndodh per shkak te mungeses se sherbimeve, por shpesh qytetaret e huaj jane te mesuar ne vendin e tyre te origjines qe te shfrytezojne kete tip sherbimi ne krahasim me ate te Mjeksise se Pergjitheshme. Duhet t’i bejme te futen dalengadale ne nje tjeter mekanizem e ta bejme me te lehte.

P: Perveç aspektit te komunikimit e te lehtesimit te sherbimeve, ka fusha te tjera kritike qe lidhen me faktore qe karakterizojne kushtin e emigrantit?

P: Ne kuadrin e kirurgjise nuk prezantohen zona kritike. Ne fakt, pjesa me e madhe e shtrimeve te te huajve ne Bolonja kane te bejme me kushte fiziologjike sikurse lindja ose aparati femeror. E nga nje analize e bere lidhur me arsyet, mund te shihet qe keto shpesh lidhen me vuajtjet, me shkeputjen nga origjina, mungesa e rrjertit social. Nje tjeter shkak qe lidhet me shendetin jane semundjet gastro-interike, si infeksionet ne zorre, gastrite, gastro-interite qe shkaktohen nga kushtet e jetes qe jo gjithnje jane te mira e jo te ngjashme me ato te vendit te origjines. Edhe ndryshimi i ushqimit lidhur me vendin e origjines shpesh behet shkak per shqetesime te aparatit gastro-interik. Gjithashtu edhe semundje si ftohje, aksitente etj. Fakti qe emigrantet bejne pune me te renda nga italianet i çon qe te vuajne me shume nga traumat, aksidentet ne pune. E me qene se jane te punesuar ne pune me te rendomta jane subjekt i kushteve me te renda te punes.

P: Frenkuenca e aksidenteve ne pune perfaqeson nje te dhene qe lidhet me prezencen jo te rregullt te qytetareve te huaj edhe ne qytetin tone.

P: Natyrisht qe Bolonja nuk eshte ndryshe nga qytetet e tjera lidhur me kete fenomen. Sherbimi i Mjeksise se Punes ka hapur per kete qellim nje ambulance specifike per pacientet emigrante ku mund te drejtohen per çdo nevoje klinike dhe administrative. Gjithashtu ka realizuar edhe disa instrumenta ilustrative ne gjuhe te ndryshme, ato me te perdorshmet ne kantieret e zones, ne te cilin gjejne informacione per sigurime dhe parandalimin. Jane instrumenta qe ju drejtohen personave me probleme te renda te mbijeteses ne kuadrin e qytetit, shtepise, kushteve burokratike etj. e qe kane pak kohe per t’i dedikuar shendetit te tyre. Ndaj jemi duke u perpjekur qe te nderhyjme ne kete drejtim.