Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Çfare eshte keshilli territorial i perhershem? Takimi i Venecias

Diten e hene 25 tetor, ne Prefekturen e Venecias eshte thirrur Keshilli Territorial per Emigracionin. Argumenti i rendit te dites kishte te bente me gjendjen e proçedures per rregolarizim ne Provincen e Venecias.
Pas nje permbjedhje te shkurter te Takimit te Trevizos, per te cilin degjuat gjeresisht avokatin Paggi, jane trajtuar temat me te rendesishme lokale.
Ne provincen e Venecias, sipas te dhenave qe ka Drejtoria Rajonale e Postave Italiane, kerkesat e paraqitura jane 8810, ndersa sipas Qendres se Sherbimeve Postale, kerkesat jane 9450.
Kjo e dhene e fundit eshte me e sigurte, pasi bazohet ne rregjistrimin e asikuracioneve. Nga totali i pergjithshem 4559 jane paraqitur per pune shtepiake, kurse per pune subordinato jane paraqitur 4841 kerkesa.

Ne Zyren Territoriale te Qeverise ne Venecia, sot kane arritur 29 kerkesa per pune shtepiake e 17 per pune subordinato, e prej tyre 9 permbajne gabime te shkatuara nga rilevatoret.
12 kerkesa per pune shtepiake e 5 per pune subordinato jane ne pritje te nulla osta prane Kuestures, pasi sistemet e udhetimit jane te ndryshme.
Pra deri me sot eshte bere e mundur qe te thirren vetem 4 vete per pune subordinato, me qene qe nga marrja e praktikes nga ana e Zyres se Qeverise e me thirrjen e te interesuarve duhet te kalojne 20 dite.
Nuk eshte akoma e mundur qe te behen parashikime mbi afatet e proçedurave qe gjithesesi parashikohen mjaft te gjata.

Ka qene ky rast per pjesemarresit per t’i ngritur disa pyetje perfaqesuesve te prefektures e perfaqesuesve te rajonit. Ne takim, fatkeqesisht, nuk kishte perfaqesues nga kuestura.
Ne veçanti eshte bere i qarte problemi i terheqjes se lejeqendrimeve humanitare. Asnje prej tyre nuk ka mundur qe te perfshihet ne rregolarizim, per faktin qe ne periudhen e parashikuar punonin ne rregull. Ne pergjithesi behet fjale per persona te cilet jane prezent ne teritor prej te pakten 4/5 vjetesh e si te tille jane te integruar, e disa prej tyre kane marre para ne banke per te blere shtepi. Ky problem eshte me te vertete i veçante ne nje zone si e jona, ne te cilen jane integruar mjaft vete me nje lejeqendrimi te tille. Prefektura nga ana e saj ja ka ngritur kete çeshtje Keshillit te Ministrave.

Nje tjeter kerkese e bere nga perfaqesuesi i rajonit, kishte te bente me afatin e parashikuar per proçeduren e kerkeses per hapjen e sporteleve territoriale, duke bere nje demostrim te hapur qe ishte plotesisht i pa informuar mbi kete problematike, nder te tjera shrehur ne menyre te qarte nga Prefektura, ne ilustrimin e problemeve te ngritura ne takimin e Trevizos, probleme qe kane te bejne me sistemin informativ dhe gabimet e rilevuara.
Per punedhenesit invalid Prefektura do te marri ne ngarkim zgjidhje ne shtepi. Kerkesa e bere nga komponente te Keshillit te rajonit ka te bej me emanimin e dispozitave te qarta per te gjitha USSL, per dhenien e librezes shendetsore provizore te personave qe kane kerkuar rregolarizimin, me qene qe nderkohe kontributet vazhdojne qe te paguhen.
Nje tjeter problem ka te bej me personat e debuar qe ekonomikisht nuk jane ne gjendje qe te paguajne shpenzimet e udhetimit, por edhe per klandestinet te cilet nuk arrijne qe te kthehen per mungese te dokumentave.
Edhe per kete Prefektura eshte pergjigjur qe do te interesohet e do te vendosi nje takim me kuesturen per te rene dakort me te.
Ky keshill ka qene nje rast per te bere te njohur punen e bere nga grupi i koordinimit te rregolarizimit, qeverisur nga Zyra e Qeverise e ku Komuna e Venecias ka luajtur rolin e saj primar, por gjithashtu kane marre pjese 50 shoqata, private e sociale, volontariato e sindikata per dhenien e informacioneve, per orientimin e ndihmen e punedhenesve e te punetoreve emigrante ne te gjithe provincen.
Jane bere 10 takime formative nga personeli i Prefektures e i Komunes se Venecias me shoqatat per monitorizimin e situates e per trajtimin e problemeve qe prezantoheshin çdo here.
Nje eksperience pozitive qe urojme te gjithe qe te vazhdoj, per tematika te ndryshme qe do te trajtohen ne te ardhmen e mjergullt, me aplikimin definitiv te te gjitha pjeseve te ligjit te ri.