Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Çfare ndodh ne rastin e mos pranimit te kerkeses per rregolarizim?

Nje qarkore e fundit e Ministrise se Brendshme jep nje sere sqarimesh lidhur me rastet e veçanta qe lidhen me rregolarizimin.
Konfermohet qe ne rastin kur proçedura per rregolarizim nuk perfeksionohet per motive qe varen nga punedhenesi (sikurse vdekja e tij apo pushimi nga puna), mund te lejohet qendrimi ne territorin kombetar por, vetem ne momentin e perfeksionimit te kerkeses per rregolarizim, mund te jepet nje lejeqendrimi per kerkimin e nje pune qe do te lejoj krijimin e nje raporti te ri pune. Konseguencat negative qe do te shkaktoj kjo sapo i permenda me lart.
Ne qarkore merren ne konsiderate rastet e mesiperme:
· Pushim nga puna, vdekja e punedhenesit etj.;
· Prezantimi i kerkeses pas 11 nentorit;
· Debimi i atyre qe nuk mund te rregolarizohen.

Le te shqyrtojme rastin kur kerkesa per rregolarizim eshte prezantuar pas 11 nentorit 2002, ne prezencen e derdhjes se kontributeve brenda afateve te stabilizuara.

Qarkorja thote qe “ne hipotezen e punedhenesve qe kane derdhur kontributet rregullisht brenda 11 nentorit 2002, duke bere gjithesesi deklaraten e shfaqjes prane zyres postale per motive te justifikueshme, duke perjashtuar shqyrtimin e rasteve te veçanta, kerkesa mund te shqyrtohet direkt duke e transmetuar ne qendren e sherbimeve te postave italiane per ta futur ne proçedurat normale. Prefektura do t’i japi punedhenesit nje vertetim, ne te cilin do te tregohet emri i punetorit te huaj, qe do te zevendesoj me te gjitha efektet riçevuten e zyres postale per rregolarizim”.

Gjithmone ne qarkore jepen shpjegime te tjera qe jane me te vertete shume shqetesuese.
Flitet per ekzekutimin e provedimentit te espulsionit (debimit) te te huajve qe nuk mund te rregolarizohen.
Ne qarkore shkruhet: “Ne raste te tille, kuestura, pasi ka parashikuar me largimin, komunikon berjen e riatdhesimit ne prefekturen kompetente per ekzaminimin e kerkeses per rregolarizim. Me tej vet prefektura do te perfundoj negativisht proçeduren per rregolarizim, duke bere lajmerimin e punedhenesit.”

Me fjale te thjeshta çfare thuhet? Thuhet qe, ne momentin ne te cilin, qendra per perpunimin e te dhenave te Postave do te transmetoj te dhenat ne prefekturen e njekohesisht ne kuesturen kompetente, para se sa te behet thirrja prane prefektures, kuestura do te vleresoj treguesit per rregolarizim e nese, sipas saj, ekzistojne motive qe nuk lejojne rregolarizimin, do te parashikoj direkt ne berjen e debimit (espulsionit). Pasketaj do t’i komunikoj prefektures qe praktika do te arkivohet pasi i huaji eshte debuar.
Lidhur me kete na vijne nje sere sinjalizimesh nga Sherbimi Legal i shoqates Atlas te Trentos, ne te cilen kujtohet qe nje qarkore e fundit e Ministrise se Brendshme kishte stabilizuar ne piken 12 sa me poshte:

12) Kujt duhet t’i paraqitet rikors kunder provedimentit te mos pranimit te kerkeses e cilat do te jene konseguencat?

“Vet provedimenti, duke qene i natyres administrative, eshte i apelueshme ne T.A.R. (Gjykata Administrative Rajonale), nga ana e punedhenesit, sipas modaliteteve e afateve te parashikuara nga ligji.”

Shtojme qe edhe vet i interesuari, pra punetori i huaj, mund te bej apel ne TAR kunder provedimentit te mos pranimit te kerkeses per rregolarizim, pasi kryesisht behet fjale per interesat e tij.

Me tej ne qarkore shkruhet “Te huajit, si rrjedhim, i notifikohet nje provediment i refuzimit te lejeqendrimit me ftesen e largimit nga territori kombetar brenda 15 diteve. Ne rastin kur nuk largohet ne menyre spontane, ne rast se do te kapet, do te debohet me provediment qe shqyrtohet nga Gjykata me perberje monokratike.”

Mes udhezimeve te dhena nga Ministria, fillimisht parashikohej qe ne rastin e mos pranimit te rregolarizimit do te behej nje ftese per te lene territorin kombetar brenda 15 diteve. Tani, me nje qarkore te fundit, thuhet qartesisht qe do te parashikohet me debimin e menjehershem, e vetem ne vijim, do te komunikohet ne prefekture pergjigja negative e hetimeve. E ne fund do te behet njoftimi i punedhenesit.

Ashtu siç nenvizon me te drejte shoqata Atlas e Trentos “Sjella qe tregohet nga Ministria ne kete qarkore te fundit shkel ne menyre te hapur ligjin mbi proçedurat administrative, duke urdheruar, ne vijim te proçedimit, debimin e te interesuarit te provedimentit administrativ qe perkufizon proçeduren e shfaqjes se raportit te punes se pa rregullt.”

Me fjale te tjera, proçedimi administrativ nuk i behet i njohur direkt te interesuarit, pasi ky ne momentin qe merr vesh qe rregolarizimi nuk eshte aprovuar, eshte ne udhetim per ekzekutimin e espulsionit, pa asnje mundesi per te marre pjese ne proçedim, ne kundershtim te plote me nje te drejte te njohur nga ligji 241/1990.
Perveç kesaj, i interesuari qe merr pjese ne provedimentin administrativ nuk eshte vetem punedhenesi por gjithashtu (e me te njejtat te drejta), punetori i huaj i interesuar per rregolarizim.

Kolegu i shoqates Atlas vrojton qe “proçedimi ka filluar me kerkese te dyfishte, te punedhenesit por edhe te punetorit, shprehimisht per dy qellime: punedhenesi firmos nje deklarate te shfaqjes, ndersa punetori firmos kerkesen per dhenien e lejeqendrimit” E ne fakt ne modulin qe kane perdorur te gjithe parashikohet edhe nje kerkese e punetorit. Duke qene nje subjekt i konsideruar ne kuadrin e proçedimit ka te drejte qe te marri pjese e te vihet ne kushtet e berjes se vrojtimeve te tija, para se sa proçedimi te perfundoj me berjen e nje provedimenti te mos pranimit e me debimin e mevonshem.

Duhet te konsiderojme qe, ne baze te kesaj qarkoreje te fundit, rreziku i espulsionit pa paralajmerim e pa mundesi mbrotjeje eshte shume i madh e do te kete te bej me nje numer te madh personash.
Nuk jemi duke folur per persona qe rezultojne te denuar per krime te renda ose te rrezikshem per rendin publik apo per sigurine e Shtetit. Jemi duke folur per persona drejt te cileve, p.sh., kuestura ne perfeksionimin e rregolarizimit mund te konsideroj qe ne baze te vulave ne pashaporte, te cilat demostrojne hyrjen e daljen nga territori italian gjate tre muajve te parashikuar si treguesi minimal i rregolarizimit. E kjo eshte nje çeshtje qe do te kete te bej me nje numer te madh personash. Ne fakt shume punetore, edhe pse punonin prej kohesh per punedhenesin qe ka paraqitur kerkesen, kane patur periudha te kuptueshme nderprerjeje te raportit te punes. P.sh. me rastin e mbylljes se ndermarrjes per pushimet e veres, per nevoja familjare etj. Problemi i tre muajve nuk do te interpretohet ne te njejten menyre nga te gjitha kuesturat e do te krijoj shume moskuptime.
Le te kujtojme projektligjin, e kthyer ne ligj, mbi rregolarizimin e vazhdueshem qe permban nje shprehje qe e interpretuar fjale per fjale do te lejonte edhe kush ka filluar raportin e punes pas 10 qershorit, qe te perfeksionoj rregolarizimin.
Norma i kerkon punedhenesit rregolarizimin duke deklaruar qe punetori eshte punesuar ne tre muajt para hyrjes ne fuqi te ligjit, qe do te thote qe raporti i punes te kete filluar ne kuadrin e tre muajve, por nuk eshte e nevojshme qe te jete ushtruar gjate te tre muajve. Si pasoj e ketij interpretimi qe adoptohet nga Ministria e Brendshme lidhur me formulimin letrar te normes, mund te ekzistoj rreziku i nje aplikimi qe do te vere ne rrezik shume persona, ndaj me pare behet debimi e me pas komunikohet qe kerkesa per rregolarizim eshte vleresuar negativisht.
Eshte e qarte qe kuesturat nuk duhet te çuditen kur therrasin te huajt e ata shpesh nuk paraqiten, e kush e di perse nuk paraqiten. Eshte e qarte qe nje person i cili ka frike se mund te debohet, pa paralajmerim, e mbi te gjitha, pa patur mundesi qe te mbrohet, kerkon qe te mbroj interesin e tij, e mund te kuptohet perse nuk paraqitet.
Le te shpresojme qe Ministria te rishikoj keto dispozita, edhe per faktin eshte duke pergenjeshtruar vetveten. Duket sikur jane duke u kerkuar te gjitha rruget e mundshme per te refuzuar pjesen me te madhe te numrit te kerkesave per rregolarizim.

Kush eshte duke folur si profesion eshte avokat e nuk uron qe te gjitha problemet, çdo here te zgjidhet nepermjet nje apeli ne gjykate, duke kerkuar interpretimin korrekt te ligjit. Nga ana tjeter jemi duke asituar ne nje praktike qe nuk eshte konforme ligjit e shkel si formulimin e ligjit mbi sanatorian, por edhe ligjin mbi te drejten e pjesmarrjes e te pranimit ne te gjitha aktet e proçedimit administrativ.
Eksperiencat mbi tutelen kane perfitimin qe me tej socializohen, ndaj ne rast se ndonje ben nje apel e arrin qe te pohoj parimin interpretues te te drejtave, me tej shkon ne perfitim te te gjitheve e ne te gjitha rastet e mevonshme. Kjo sepse Administrata duhet t’i permbahet parimeve te permendura nga magjistratura. Te pakten deri sa do te jetojme ne nje qeveri ne te cilen respektohet Kushtetuta e cila stabilizon parimin e ndarjes se pushteteve per te cilin edhe pushteti ekzekutiv, qeveria, duhet t’i nenshtrohet ligjit te permendur nga magjistratura.
Natyrisht, nepermjet ketij sporteli radiofonik te projektit Melting Pot, perpiqemi qe te perfitojme nga rasti per t’i sugjeruar degjuesve, e atyre qe na ndjekin nepermjet internetit, e atyre qe duhet te hapin nje proçes gjyqsor, qe te trajtojne kete problem ne menyre qe te marrin nga magjistratura nje interpretim korrekt te ligjit, gje qe do te çoj nje nje perfitim edhe per ata qe arrijne me pas.
Kujtojme qe sporteli Melting Pot eshte ne dispozicion si per t’ju pergjigjur pyetjeve, te japi sqarime por edhe per nisjen e çeshtjeve pilote mbi problemet interpretuese. Jo per te bere proçese me patjeter, perkundrazi, per te bere sa me pak, duke kerkuar qe te stabilizohen parime interpretuese korrekte qe me tej mund te perdoren edhe nga te tjere, qe do te kete efektet e saja edhe mbi rendin publik. Sa me shume klandestine qe te krijohen, aq me teper prezenca e emigranteve irregolare ne territor do te krijoj reflekse mbi rendin publik, e mbi te ashtuquajturen paqe sociale.