Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Cila eshte proçedura e vertetimit te qytetarise italiane “jure sanguinis” te birit me nene qytetare italiane?

Normativa te ciles i referohet eshte Ligji 92/91, i cili jep normat ne lenden e qytetarise. Ne veçanti art.1, pargrafi 1, parashikon qe “eshte qytetar qe ne lindje biri i babait ose nenes italiane”.
Si rrjedhim, kush eshte biri i nenes ose babait italian eshte qytetar italian e si rrjedhim nuk ekzistojne dyshime mbi qytetarise italiane te personit ne fjale.

Ekzistenca e nje statusi te tille, duhet te jete objekt i nje hetimi te postçem, me qene qe ne lindje i interesuari nuk eshte rregjistruar ne rregjistrat e zyres se gjendjes civile (anagrafe) nepermjet autoriteteve konsullore italiane ne Iran. Pra, ne te tilla raste eshte e nevojshme qe te vertetohet prezenca e treguesve qe ligji italian kerkon per njohjen e qytetarise italiane, ashtu siç parashikohet nga art.1, paragrafi 1 qe sapo citova.
Megjithate mbeten disa aspekte problematike qe duhet te ekzaminohen.
Se pari, ne rastin e nenes, qytetare italiane qe ne lindje, eshte martuar me nje qytetar iranian ne vitin 1970. ne ate periudhe normativa ne lenden e qytetarise ishte Ligji 555/1912 cili ne art.10, paragrafi 3 parashikonte: “gruaja qytetare e cila martohet me nje te huaj humbet qytetrine italiane, gjithmone kur burri ka nje qytetari qe i komunikohe per shkak te martesest”.

Me tej, nje sentence e Keshillit Kushtetues n.87 te 1975, e ka deklaruar nje norme te tille te paligjshme, per kontrastin me art. 3 e 29 te Kushtetutes, ne pjesen ne te cilen parashikonte qe qytetarja italiane humbet qytetarine vetem per faktin qe martohet me nje te huaj, qytetaria e te cilit i komunikohet pas martese.
Efektet e nje shprehje te tille hyjne qe me hyrjen ne fuqi te kushtetutes, d.m.th. duke filluar nga 01.01.1948.
Pra, martesa e bere nga gruaja italiane qe ne lindje, me nje person te huaj, qytetaria e te cilit i komunikohet vetem per faktin e martese, nuk ben qe te çoj ne humbjen e qytetarise italiane, me konseguencat qe i biri i lindur pas martese eshte qytetar italian qe ne lindje. Ne mbeshtetje te konkluzioneve te tilla, Cass. Civ. Sez. Un. 27.11.98 n.12061; Cass. Civ. Sez I, 18.11.96 n.10086.
Nje aspekt i dyte problematik qe duhet ekzaminuar, lidhet me sherbimin ushtarak, nga ana e personit ne objekt, si dhe me berjen e sherbimit ushtarak ne favor te shtetit iranian. Duhet te verifikohet qe rrethana te tilla çojne ne humbjen e qytetarise italiane.

Pra per te sqaruar me mire, jemi perballe nje personi i cili ka dy qytetari, italiane e iraniane. Rastet e qytetarise se shumfishte rregullohen nga Konventa e Strasburgut e 6 majit 1963, mbi reduktimin e rasteve te qytetrise se shumfishte e detyrimeve ushtarake ne rastin qyterise se shumfishte.
Art. 6, paragrafi 3 i kesaj Konvente, e cila rregullon berjen e sherbimit ushtarak nga ana e qytetareve me qytetari te shumfishte, thekson “individi qe ka residencen e tij te zakonshme ne territorin e nje shteti, ka te drejte te zgjedhi mes shteteve qe eshte qytetar se ne cilin te plotesoj detyrimet ushtarake.”
Gjithashtu paragrafi 6 i ketij artikulli specifikon qe “aplikimi i dispozitave te ketij artikulli nuk paragjykon ne asgje nacionalitetin e individit”.

Duhet theksuar qe Irani nuk ben pjese ne listen e vendeve qe kane firmosur Konveten e Strasburgut. Megjithate parimi i theksuar ne art.6, paragrafi 6, ka nje vlere te pergjitheshme, keshtu kush ben sherbimin ushtarak ne nje nga vendet e te cilit eshte qytetar, nuk humbet qytetarite e tjera qe ka.
Per te konfermuar kete citohet art.103, D.P.R. 14.02.1964 n°237 e modifikimet e metejshme per ata qe kane lindur jashte e qe kane qytetarine e huaj lokale, te cilet provojne qe te kene bere sherbimin ushtarak ne forcat e armatosura te vendit te lindjes ne periudhen efektive e kane qene nen arme per nje periudhe jo me pak se 6 muaj, kur hyjne ne Itali para mbushjes se moshes 28 vjeç, nuk jane te detyruar qe te kryejne sherbim ushtarak ne Itali.

Ata qe riatdhesohen pas moshes se indikuar (28 vjeç) perjashtohen nga sherbimi, me perjashtim te detyrimeve qe i pergjigjen thirrjeve te klases se tyre.

Pra, ligji konfirmon qe zgjidhja e detyrimeve ushtarake ne nje nga vendet ku eshte qytetar, nuk ben qe te humbitet tjetra, ose qytetarite e tjera ne te cilat eshte ne poses. Pra ne rastin ne fjale nuk eshte humbur qytetaria italiane vetem per faktin qe sherbimi ushtarak eshte kryer ne Iran.Si perfundim, i interesuari duhet te konsiderohet qytetar italian qe ne lindje pasi eshte biri i nje nene italiane; ai nuk duhet te kerkoj dhenien e qytetarise por thjesht, duhet te kerkoj vertetimin e saj qe ne lindje. E ne fakt, verifikime te tilla behen ne rruge administrative, nuk kerkohet qe te interesuarit t’i jepet nje qytetari qe nuk e ka patur, por thjesht, te sqaroj qe kete qytetari e ka patur qe ne lindje, por qe nuk ishte njohur akoma nga autoritetet italiane.

Verifikime te tilla duhet te behen ne zyren anagrafe (gjendjes civile) te Komunes ne te cilen kerkohet rezidenca (qarkore e Ministrise te Brendshme n.28/2002). Gjithmone ne lidhje me vertetimet administrative mund te jepet nga Kuestura ne lejeqendrimi ne “pritje te qytetarise”.