Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Cilat jane kufizimet e adoptuara karshi neokomunitareve?

PyetjePershendetje. Para se gjithash dua t’u bej komplimentat e mia per sitin tuaj, shume te pasur dhe te azhornuar. Ai perman shume informacione qe eshte e veshtire qe te gjenden.
Jam polake e shpresoja qe me hyrjen e vendit tim ne BE do te zgjidhja te gjitha problemet qe lidhen me dokumentat. Perkundrazi kam zbuluar qe duhet te pakten edhe dy vjet per qytetaret polake qe do te ndjekin rregulla te njejta me ato te qytetareve ekstrakomunitare edhe pse fatmiresisht me disa lehtesime.
Kam arritur ne Itali ne vitin 1995 me nje vize studimi e jam rregjistruar ne Universitet ne kursin e gjuheve. Ne vitin 2002 me eshte refuzuar rinovimi i lejeqendrimit per motive studimi pasi kisha dhene nje numer te paket provimesh. Me ka ardhur lajmerimi per nisjen e proçedures administrative per refuzimin e lejeqendrimit qe atehere kane kaluar 18 muaj. Nuk kam asnje te re lidhur me kete proçedim te praktikes sime. Une kam vazhduar te bej jeten time te zakonshme, duke qendruar ne Itali e duke pritur qe Polonia te hynte ne BE. Dua te preçizoj qe jam e integruar plotesisht ne shoqerine italiane, e tashme flas me mire italishten sesa polonishten. Njerezit me shkembejne per italiane e synimi im eshte qe te qendroj ketu e deshiroj te vazhdoj te studioj. Persa i perket punes, per momentin nuk me intereson nje punesim me kohe te plote ndaj nuk me duhet nje lejeqendrimi per motive pune. Me qene se duhen akoma edhe dy vjet per t’u konsideruar komunitare me te gjitha efektet do te deshiroja te dija ndonje mundesi rregolarizimi te situates sime. Sikur te isha nje pako do te deshiroja te udhetoja pa probleme ne te gjithe Evropen, por jam nje njeri dhe gjithçka eshte e komplikuar. .
Pres me besim nje pergjigjen tuaj duke ju falenderuar ju dergoj urimet e mia me te mira.

Pergjigje – Ne fakt konsideratat qe kemi bere mund te perdoren edhe ne kete rast. Kemi folur per provedimente restriktive te adoptuara nga vendet e vjetra anetare te BE karshi te ashtuquajturve neokomunitare, provedimente qe kane kufizuar perkohesisht – siç eshte parashikuar nga marrveshjet qe kane stabilizuar hyrjen e vendeve te reja anetare – qarkullimin e ketyre personave per motive pune subordinato. E ky limit ne Itali eshte perkthyer me kuota te veçanta te vena ne dispozicion per neokomunitaret.

Eshte mire qe te kujtojme qe sistemi nepermjet te cilit BE eshte zgjeruar drejt vendeve te reja, eshte nje sistem zgjerimi qe ne nje fare menyre eshte ndryshe lidhur me politiken e zgjerimit te adoptuar ne historine e BE, pasi BE ka parashikuar ne te gjitha hipotezat e zgjerimit te verifikuara ne dhjetevjeçaret e kaluar, nje njohje graduale te te drejtave dhe te privilegjeve tipike te qytetarit komunitar. Ne rastin e dhjete vendeve te reja anetare, eshte stabilizuar nje parim baze, d.m.th. qe neokomunitaret jane qytetare komunitare me te gjitha efektet duke filluar nga 1 maji 2004, me perjashtim te sa eshte parashikuar nga provedimentet kufizuese. Pra, rregulli kryesor i barazise totale e te pakushtezuar lidhur me qytetaret komunitare, me perjashtimet nga rregulli, qe duhet te shprehet nga provedimentet e parashikuara nga Vendet mikpritse e qe mund te kete te bej me qarkullimin per motive pune subordinato.

Pune autonome ose studime.
Kujtoj qe nje qytetar neokomunitar qe tani deshiron te hyj ne Itali per motive pune duhet te jete subjekt i sistemit te kuotave. Megjithate qytetari neokomunitar qe deshiron te hyj ne Itali per motive pune autonome, sikurse per motive studimi, nuk has asnje kufizim, nuk ka nevoj te marri asnje vize hyrjeje, nuk ka nevoj qe te kerkoj asnje autorizim, nuk ka nevoj per asnje lloj kuote dhe verifikimi. Mund t’i drejtohet direkt kuestures per te kerkuar karten e qendrimit.

Shembull praktik – Nje qytetar neokumunitar qe deshiron te ushtroj ne Itali nje aktivitet si bojaxhi, mund te niset nga vendi i tij i pajisur me pashaporte ne kushte vlefshmerie, te arrij ne Itali e te prezantohet prane kuestures kompetente per te kerkuar karten e qendrimit, duke deklaruar qe deshiron te ushtroj aktivitet autonom pa asnje kufizim. E njejta gje persa i perket studimit. .
Ne veçanti nenvizoj qe liria e qarkullimit per motive studimi per komunitaret nuk kushtezohet nga dhenia e nje numri minimal provimesh, siç eshte stabilizuar per ekstrakomunitaret. Si rrjedhim e interesuara qe ngre problemin e rinovimit te lejeqendrimit per studime – edhe pse nuk ka dhene nje numer te mjaftueshem provimesh – gjen nje zgjidhje te problemit te saj. Ndoshta edhe kjo gje shpjegon perse prane sportelit te kuestures, eshte pritur per t’i dhene nje pergjigje negative, si te thuash te tranzitohet drejt nje rregjimi juridik qe duke filluar nga 1 maji nuk parashikon me kushtin e provimeve per te qendruar ne Itali per studime.

Sot e interesuara ka te drejte te trajtohet si nje qytetare komunitare me te gjitha efektet. E si rrjedhim te mos kushtezohet ne marrjen e kartes se qendrimit. Gjtihashtu kushti i saj si studente nuk varet nga numri i provimeve qe jep. Edhe persa i perket ushtrimit te aktivitetit te punes, sot nuk has asnje limit. Nga ana tjeter, ashtu siç e theksuam me pare, nuk ekziston nje koncept, nje perkufizim i qytetarit komunitar e i qytetarit neokomunitar pasi ekziston rregulli i pergjithshem i lirise se qarkullimit. Nga ana tjeter, ne rast se nje qytetar neokomunitar do te vinte ne Itali per te ushtruar aktivitet pune subordinato pa u shqetesuar per te kerkuar autorizimin e hyrjes nepermjet sistemit te kuotave (siç kemi folur), e kjo te ishte nje situate e parregullt e vertetuar, edhe kjo gje nuk do te ishte e mjaftueshme per debimin e tij nga territori. Debimi i nje qytetari komunitar ose neokomunitar mund te jepet vetem per shkak te rrezikshmerise per rendin publik. Vetem karshi nje vlersimi specifik te sjelljes se tij e te rrezikshmerise mund te behet debimi. Ndryshe rruan te drejten e tij per te qendruar ne territorin komunitar.