Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Cilat jane mundesite e rinovimit te lejeqendrimit per motive studimi?

Siç eshte e njohur per titullaret e lejeqendrimeve per motive studimi eshte e mundur qe konvertimi te behet duke qendruar ne Itali, gjithnje kur kerkesa i drejtohet kuestures kompetente, e gjithnje para skadimit te lejeqendrimit, e kur eshte i disponueshem nje autorizim i dhene ne baze te dekretit te flukseve.

Perfitojme nga rasti per te keshilluar te gjithe ata qe kane nje lejeqendrimi per motive studimi e synojne te qendrojne ne Itali ne mbarim te studimeve, qe te mos presin minutin e fundit per te ngritur problemin se si do te qendrojne ne territorin italian. Siç e kemi pare, jo gjithnje ekziston mundesia e dekretit te flukseve i cili te lejoj konvertimin e lejeqendrimit ne çdo moment, ndaj duhet qe te interesuarit te organizohen me kohe duke planifikuar projektin individual. Gjithnje me predispozicionin e nje punedhensi.
Per t’ju pergjigjur direkt pyetjes mund te themi qe nuk eshte e mundur qe te gjendet nje zgjidhje. Para se gjithash do te jete e veshtire qe brenda afatit te skadimit 31 dhjetor 2003 te lindin mundesi te konvertimit ne baze te dekretit te flukseve.
Ne rastin e personave te pajisur me lejeqendrimi per motive stidimi qe jane duke punuar, preçizojme qe ligji njeh punen part-time (ne forme vertikale ose horizontale), brenda nje limiti prej 1.040 ore vjetore.Edhe ne kete rast, gjithnje duke patur mundesine e dekretit te flukseve, nuk ka probleme te veçanta per konvertim, pasi po i njejti punedhenes mund te prezantoj kerkesen per autorizimin e punesimit me kohe te plote. Nuk ka me asnje pengese si kur eshte po i njejti punedhenes, me te cilin ishte krijuar raporti part-time, i cili do te prezantoj kerkesen per autorizim ne kuadrin e dekretit te flukseve.

Duke ju kthyer rastit qe na eshte prezantuar, me qene se nuk ka shpresa qe brenda fundit te vitit te krijohen kuota te disponueshme per konvertim, e vetmja rruge eshte justifikimi i lejeqendrimit per motive studimi, nepermjet rregjistrimit ne nje tjeter kurs specializimi post universitar, master, praktika, etj. Ne praktike i keshillojme te interesuares qe te verifikoj periudhen e saj te studimit e nese eshte me perfitim qe te perfeksionoj studimet e bera nepermjet specializimit qe, ne baze te nje dokumentacioni te pershtatshem, te mund te justifikojne prane kuestures shtyrjen e lejeqendrimit per studime. Nderkohe, duhet uruar qe te dali dekreti i flukseve i cili do te lejoj konvertimin e lejeqendrimit per studime ne motive pune.