Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Dalja dhe hyrja përsëri në Itali: është e sigurtë kur përjashtimi është hequr?

Situata e gruas dhe e fëmijëve mund të rregullohet pasi personi të ketë marë një leje qëndrimi me motive pune: vetëm më pas mund të meret parasysh mundësia e bashkimit familjar.(art.29, T.U mbi emigracionin).
Me sa duket personi e ka marë autorizimin për të filluar punën, me një fjalë ka gjetur një punëdhënës i cili ka autorizimin për ta punësuar ( në bazë të dekretit të flukseve për vitin 2005) dhe tani nuk di si ta përdorë këtë autorizim.
Kjo gjë varet edhe nga fakti që personi që duhet ta përdorë këtë autorizim si punëtor ndodhet në Itali dhe jo në vendin e prejardhjes, kështuqë nuk mund të prezantohet në konsullatën italiane të vendit të tij për të kërkuar vize hyrje për motive pune.
Për më tepër, është e qartë se personi në fjalë ka frikë se përjashtmi i mëparshëm, megjithëse i anulluar, mund të pengojë marjen e vizës.
Në fakt, mund të duket paradoksale që në këtë rast, megjithë autorizimin për punë, të ketë akoma vështirësi.
Logjika thotë që meqënëse i interesuari ka autorizimin për punë dhe ndodhet në Itali, duhet të marë lejen e qëndrimit, të fillojë të punojë dhe të kursejë një udhëtim në vendin e tij ( mendoni për vuajtjet dhe mungesën e sigurisë për familjen e tij, për shpenzimet që nuk i dihet nëse ky person i përballon dot apo jo, pa llogaritur kohën e pritjes në vendin e tij -mund të jenë edhe muaj të tërë-për të marë vizën e hyrjes për punë).
Personi i interesuar ndodhet në një gjendje të vecantë, sepse ka marë një përjashtim ne Itali i cili është anulluar; por duhet pasur parasysh se anullimi i përjashtimit, me shumë mundësi për arsye formale, nuk të jep menjëherë të drejtën për të marë një leje qëndrimi.
Kështuqë personi i interesuar duhet të rikthehet në vendin e tij, duke shpresuar që të mos i paraqiten pengesa për të hyrë përsëri në mënyrë të rregullt në Itali, meqë përjash)timi është anulluar.
Për siguri, i rekomandojmë këtij personi të paraqesë kërkesë specifike për të hequr emrin e tij nga listat e arkivave Schengen( art.92 ss. Marëveshja Schengen e 14 qershorit 1985 dhe Konventa e aplikimit e 19 qershorit 1990), duke pasur parasysh se, ndoshta, përjashtimi është regjistruar në Sistemin Informativ Schengen (SIS) nëpërmjet prefekturës që ka dhënë .
përjashtimin, i cili më pas është anulluar. Meqënëse jo gjithmonë, pas përjashtimit nga gjykata , hiqet po aq shpejt dhe automatikisht edhe nga listat e arkivave Schengen, do ishte mirë që kjo gjë të verfikohej.
Kjo bëhet për të evituar që kur i interesuari të paraqitet në konsullatën italiane të vendit të tij për të kërkuar vizë për punë, të refuzohet për shkak se rezulton akoma përjashtimi.
Kjo duhet bërë për siguri. Bëhet fjalë për një udhëtim të gjatë dhe të kushtueshëm dhe për një qëndrim jashtë plot vuajtje; nëqoftëse pastaj i shtojmë edhe faktin që cdo gjë mund të përballohet me sigurinë që do meret një përgjigje negative ose që do mbetet i bllokuar në vendin e tij bashkë me familjen, që me sa duket është në Itali, mund të kishim edhe pasoja dramatike.
Për këtë arsye, këshilla e parë që japim është të kërkohet heqja e përjashtimit nga listat e arkivave Schengen dhe të dilet sa më shpejt nga territori italian për të bërë kërkesën e vizes së hyrjes për punë, me autorizimin e dhënë.
Por duhet të specifikojmë që as në këtë rast nuk mund të garantojmë që do ketë sukses.
Pavarësisht nga anullimi i dekretit të përjashtimit, autoritetet kompetente për lëshimin e vizës mund të kuptojnë se ky person ndodhej në Itali kur është paraqitur kërkesa për autorizimin e punësimit, dhe meqënëse kërkesa për punësim në bazë të kuotave presupozon që i huaji i interesuar të ndodhet në vendin e tij, mund të mendojnë se autorizimi është dhënë në mungesi të kushteve ligjore.
Me pak fjalë mund ta konsiderojnë autorizimin të pavlefshëm, ose ta anullojnë, dhe në këtë mënyrë personi mbetet në vendin e tij pa pasur më mundësi për të hyrë në Itali.
Nuk mund ti garantojmë një rezultat pozitiv këtij zotërie, që ka përpara një rrugë të vështirë, për të mos thënë me shumë pengesa.
Nga ana tjetër duhet të konsiderojmë që, nëqoftës nga njëra anë përdorimi i autorizimit-pra kërkesa e vizës për hyrje pranë konsullatës italiane-përbën reziqe, dhe është më tepër një tentativë sesa një siguri, nga ana tjetër alternativa nuk do ishte më e mirë, sepse do rrezikonte të qëndronte në Itali pa rregulla, duke rrezikuar kështu të marë një përjashtim tjetër.