Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Debimet e ligji i ri Bossi – Fini

Siç eshte e njohur, ligji Bossi-Fini ka futur sanksione te renda e garanci te pa ekzistueshme karshi qytetareve ekstrakomunitare ne kushte jo te rregullta, duke i shoqeruar me provedimentin e espulsionit (debimit).
Ne menyre te veçante eshte futur nje gjobe e re, parashikuar nga art.14, paragrafi 5, ne te cilin parashikohet qe “i huaji qe qendron ne territorin e shtetit pa justifikuar motivin, ne shkelje te urdherit te dhene nga kuestori ne rastin kur espulsioni nuk mund te ekzekutohet me shoqerimin ne kufi, do te denohen me arrestim nga 6 muaj ne nje vit. Ne menyre te veçante ne paragrafin 5 shkruhet qe “per krimin e parashikuar nga paragrafi 5 eshte i detyrueshem arrestimi i autorit te faktit e proçedohet me gjykimin e drejteperdrejte”.
Pra, ne qofte se i huaji i goditur nga espulsioni, nuk le territorin italian pa justifikuar motivin, denohet me arrestim nga 6 muaj ne nje vit, e per me teper eshte i detyruar arrestimi i autorit te faktit. Kete thote norma keshtu siç eshte formuluar.

Lidhur me kete, ASGI e “Coordinamento Giuristi Democratici” kane bere nje thirrje ne te cilen nenvizohet anormaliteti i hapur i ketij sanksioni e mbi te gjitha shkelja e parimeve themelore te sanksionuara ne Kushtetute. Ne rastin e shkeljeve te thjeshta (sikurse mos permbushja e urdherit per te lene territorin e shtetit italian), nuk eshte e mundur qe nje gjykates te adoptoj masa kufizuese te lirise. Me fjale te tjera paraburgimi, ne vija te pergjitheshme ne urdherin italian, nuk parashikohet KURRE per shkelje te thjeshta ose per krime te lehta, siç mund te jete ky rast.
Ne thirrje nenvizohet qe edhe pse ligji parashikon arrestimin ne flagrance, pas arrestimit te te huajit duhet te proçedohet me lirimin e tij, duke mos qene e aplikueshme asnje mase kufizuese per kete shkelje.
Kesaj thirrjeje i eshte pergjigjur gjithashtu edhe “Unione delle Camere Penali Italiane”, me nje pergjigje shume te qarte, duke u bashkuar plotesisht me kete thirrje, e duke u pajtuar plotesisht me opinionin qe keto dispozita (qe parashikojne arrestimin e detyrueshem dhe proçedimin e menjehershem), jane ne kundershtim me parimet themelore te urdherit italian, ne kufizimin e lirive personale jane plotesisht ne kundershtim me parimet e Kushtetutes.
Per kete kemi nje njoftim te 27 tetorit te PM te Firences, dr. Prodromo, i cili ka ngritur çeshtjen e ilegjitimitetit kushtetor te normes pasi:
“…sipas gjykatesit, ligji shkel art. 3 te Kushtetutes per mosbarazi trajtimi te qytetareve italiane e te huaj: per keta te fundit ne fakt eshte parashikuar arrestimi edhe per nje shkelje, si ajo e parashikuar nga ligji Bossi-Fini, ndersa per qytetaret e tjere kodi penal, ne shume raste, ndalon arrestimin ne flagrance edhe per krime shume me te renda. Ne fakt, sistemi penal pershkruan detyrimin e masave restriktive te lirive personale VETEM per situtuata reale e objektive te nje rendesie te veçante qe, nuk mund te aplikohen ne rastin e emigracionit klandestine.”

Natyrisht jemi duke pritur me ankth se si do te shprehet Keshilli Kushtetues, gje qe kerkon kohe, por jemi te kenaqur qe edhe subjekte te kualifikuara, qe nuk kane te bejne çdo dite me tutelen e emigranteve, jane demostruar sensibel e te bindur per shkeljen e hapur te parimeve themelore te Kushtetutes sone karshi kesaj te reje qe parashikon arrestimin e klandestineve vetem per faktin qe nuk kane permbushur nje provediment espulsioni.
Shtoj gjithashtu, qe kjo norme ka nje formulim te vaget. I referohet te huajit qe pa nje motiv te justifikueshem rri akoma ne territorin e Shtetit, kur nuk eshte e thjeshte qe te kuptohet e mbi te gjitha te demostrohet se cili eshte nje motiv i justifikueshem e kush jo. Le te mendojme per hipoteza te ndryshme, per ke nuk ka para per te paguar udhetimin, kush eshte pa dokumenta per te kaluar kufirin apo kush mund te rrezikoj persekutime personale. Karshi nje norme qe ne te kaluaren parashikonte arrestimin e te huajit qe pa justifikuar motivin nuk paraqiste dokumentat, Keshilli Kushtetues ka ngritur ilegjitimitetin e kesaj norme qe nuk ben gje tjeter veçse rrit numrin e te arrestuarve ne situata te pa justifikueshme. Uroj, per kete, qe i njejti Keshill te ushtroj nje kontroll te kujdeseshem, pasi ndodhemi perballe nje dispozite e cila do te privonte lirite personale karshi nje krimi modest, kur kjo nuk parashikohet nga ligji.
Kush ka shkruajtur kete ligj nuk ka vene re kete kontradite. Nga njera ane parashikohet arrestimi i detyrueshem, e nga ana tjeter merret ne konsiderate qe ne rastin e shkeljeve te thjeshta, prokurori nuk mund te kerkoj aplikimin e paraburgimit.

Do te kemi mundesine, nepermjet ketij sporteli, qe te nenvizojme boshlleqet e normes Bossi-Fini duke filluar nga rregullat e kontrates se qendrimit qe nuk kuptohet nese do t’i korrespondoj vetem lejeqendrimit te pare ose duhet te vazhdoj te stipulohet e te formalizohet sa here qe kerkohet rinovimi i lejeqendrimit.
Lidhur me keto aspekte ligji nuk eshte aspak i qarte e nuk mund t’i atribohet nje interpretim korrekt vetem qarkoreve ministrore, pasi dihet qe ato mund te bejne vetem nje aplikim korrekt por nuk mund te krijojne norma te reja.