Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Debimi – Mbetet e rendesishme beteja per mbylljen e QQP

Intervista me Fulvio Vassallo Paleologo, Asgi Palermo

Mes reagime qe ka ngjallur vendimi i Keshillit Kushtetues per te hequr normen e debimeve me shoqerimin e detyrueshem ne kufi, vihen ne dukje ato te eksponenteve legiste te cilet duan te fusin nje krim te ri siç eshte “qendrimi ne klandestinitet”. Qeveria ka lajmeruar qe te bej korrigjimet e rastit duke aprovuar nje projektligj qe modifikon normen mbi debimet, konsideruar jo kushtetore. Sipas AN, provedimenti eshte gati ndersa per Legen nuk eshte shkruajtur akoma asgje, pasi pritet qe te njihet motivimi i sentences qe do te arrij vetem pas dy javesh.

Per te trajtuar keto tema do te vazhdojme me intervisten qe do te na ofroj instrumenta shpjeguese. Çfare mund te ndodhi si nga kendveshtrimi legjislativ, si ai material, konkret, ne jeten e perditshme te emigranteve, pa lejeqendrimi ose irregolare?

I kemi drejtuar disa opyetje Fulvio Vassallo Paleologo i Asgi-t te Palermos.

P: Cili eshte komenti yt i pare mbi vendimin e marre nga Keshilli Kushtetues?

P: Nga sa eshte kuptuar nga gazetat eshte hequr ai artikull i ligjit Bossi Fini qe lejon shoqerimin e menjehershem ne kufi, d.m.th. debimin e forcuar me shoqerimin ne kufi, edhe ne vartesi te nje apeli tek gjykatesi, duke i dhene mundesi emigrantit te debuar qe te bej apel jashte.
Praktikisht, ne momentin ne te cilin gjykatesi vendos, i prekuri nga debimi ndodhet jashte. Kjo shkel parimet e nje proçesi te drejte, te mbrotjes e te kundershtimit. Kjo gje eshte kuptuar.
Ne realitet jane sanksionuar ato debime qe shpesh shikojme ne televizon, me tituj te ndryshem si “operazione te lira” – duke pare emigrantet te ngjeshur neper avione me nje qese plastike ne dore, nen kontrollin e policise, te imbarkuar pa kaluar as ne nje QQP (strukture kjo qe paraqet shume aspekte jo kushtetore), ku ekziston nje mundesi me e madhe mbrotjeje e asistence.

P: Sipas teje çfare do te ndodhi tani? Cili do te jete reagimi i qeverise?

P: Nje numer me i madh emigrantesh do te kalon neper QQP e kjo do te ngrej çeshtjen e qendrave te denimit – qe nder te tjera rregullat qe drejtojne keto qendra jane objekt apeli ne Keshillin Kushtetues.
Nuk eshte e rastesishme qe nje perfaqesues i Qeverise ka thene qe sot duhet ndertuar nje QQP ne çdo province. Pasi eshte evidente qe me çaktivizimin e debimeve brenda pak oresh te nje emigranti pa lejeqendrimi (ose te nje krimineli, apo keqberesi, siç e ka prezantuar siç e ka paraqitur Qeveria ne shtypin e djeshem), duhet te perfundoj ne QQP.
Ky eshte nje tjeter kalim i rendesishem. Ne realitet ekziston rreziku qe tani qeveria te nxjerri nje projektligj qe krimit te emigracionit klandestin duke e transformuar ne nje shkelje penale ate qe deri sot eshte shkelje administrative. Ne kete menyere – paraprakisht – ligjeron edhe burgimin (pak a shume te zgjatur te personave) ne morine e punes e te kohes se nevojshme per dokumentat, e vektori per te ekzekutuar shoqerimin ne kufi.

P: Pra ekziston mundesia qe te futet krimi i klandestinitetit?

P: Sipas meje gjerat jane dy. Njeri eshte kriminalizimi jo vetem verbal (ne vijim prej kohesh) por edhe ne nivel legal, le te themi parashikimi i ligjit te prezences se hyrjes klandestine. Kjo zgjedhje qeveritare do te lejonte qe te ndalen çeshtje te tjera te renda – qe do te jene pas pak kohesh ne shqyrtim ne Keshillin Kushtetues – si ajo qe parashikon arrestimin e menjehershem te personit ne flagrance per krimin e qendrimit mbi pese dite nga urdheri i debimit. Pra, duke kriminalizuar mundesine e prezences se parregullt ne Vendin tone, eshte e qarte qe ne kete pike problemet e moskushtetueshmerise do te zgjidhen edhe nga ky kendveshtrimi.

P: Per t’ju kthyer vendimit te Keshillit, perkthyer ne praktike do te thote qe nuk do te behen me riatdhesime ne mase?

P: Sipas meje do te vazhdojme t’i shohim pasi do te gjejne menyren per te bere nje ligj qe do t’i lejoj, edhe pse formalisht do t’i permbahen vendimit te Keshillit. Por nga ky kendveshtrimi- siç jane bere gati 674 apele ne vitin 2003 nga ana e gjykatesve drejtuar Keshillit Kushtetues, sapo qeveria te nxjerri norma te reja qe do te jene ne kundershtim me Kushtetuten, qindra raste te tjera te moskushtetueshmerise do t’i ngrihen nderkohe gjykatesit. Gje qe do te çoj ne anullimin e provedimenteve te debimit apo bllokimin e tyre.

P: Nje pike e rendesishme eshte raporti mes anullimit te bere nga Keshilli mbi kete tip debimi dhe mbatjes mbyllur ne QQP. Cili eshte?

P: Tani do te behet me te vertete e rendesishme çeshtja e qqp. Eshte e qarte qe , edhe pse do te behet nje ngadalsim i proçedurave te shoqerimit te forcuar ne kufi, presioni do te shkarkohet ne keto struktura, qe fatmiresisht jane pak, e qe kerkojme mbylljen e tyre.
Eshte e rendesishme te kujtohet qe kerkuesit e azilit (qe jane pjesa dermuese e krimineleve klandestine siç thirren nga qeveria e qe jane te destinuarit e ketyre debimeve), shume shpesh nuk arrijne te bejne kerkesen per azil, duke perfunduar ne keto struktura. Kujtoj gjithashtu qe ne kuadrin e qqp shpesh lindin qendra te reja identifikimi. Qendra aktualisht jashte normave rregulluese, pasi Keshilli i Shtetit ka anulluar rregulloren – propozuar nga Qeveria – mbi te drejten e azilit dhe qendrat e reja te identifikimit. Nder te tjera mungojne edhe burimet ekonomike per nisjen e ketyre strukturave.
Ne prezencen e te gjithe ketyre, jam i shqetesuar qe shume kerkues te azilit ne realitet do te pesojne rreptesine e normatives kunder debimeve pa mundur qe te ushtrojne te drejtat e tyre. Jam i shqetesuar pasi – ne qofte se kjo maxhorance ne qeveri do te ligjerohet akoma – do te asistojme ne shtimin e qqp ne te gjitha rajonet italiane. Keto jane rreziqe te renda, per emigrantet dhe per bashkejetesen civile ne vendin tone.