Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Dekreti i Flukseve – Per qytetaret e Vendeve qe do te hyjne ne BE a vlejne norma te tjera?

Hyrja e vendeve te reja ne Bshkimin Evropian eshte bere nepermjet traktatit te aderimit, nenshkruar me rastin e Keshillit Evropian te Kopenhagenit me 11 dhe 12 dhjetor 2002. Me rastin e ketij traktati eshte parashikuar qe liria e qarkullimit te punetoreve, qytetareve te vendeve te reja anetare mund te behet operative me kalimin e nje periudhe tranzitore minimale trej dy vjetesh. Kjo periudhe mund te zgjatet edhe per pese vjete te tjera, pas nje verifikimi qe do te behet pas dy vjetesh, lidhur me shkallen e integrimit sipas standarteve komunitare te arritura prej çdo vendi kantidat per anetar i BE.
Si rrjedhim, ne kete moment nuk ka asgje operative, ne kuptimin qe qytetaret e ketyre vendeve jane me te gjitha efektet qytetare ekstrakomunitare, subjekte te normatives per punetoret ekstrakomunitare. Ndaj nuk flitet per liri te qarkullimit e ne kete rast mund te vlej sistemi i kuotave (dekreti i flukseve) i cili mund te jete me pak i veshtire per qytetaret qe vijne nga vendet e reja pikerisht pasi, siç e kemi pare ne dekretin e fundit te flukseve, ju rezervohen kuota speciale.
Po te nisemi nga kendveshtrimi i ngushte juridik behet fjale per ekstrakomunitare me te gjitha efektet qe duhet te ndjekin praktiken e njohur te kerkeses per autorizimin e hyrjes per pune qe prezantohet nga nje punedhenes e me pas me marrjen e vizes se hyrjes prane perfaqesise konsullore italiane, kompetente per territorin. Kjo persa i perket punetoreve (subordinato) si vartes. Eshte e vertete qe persa i perket lirise se qarkullimit te ndermarrjeve, dhenies se sherbimeve dhe ushtrimit te aktiviteteve profesionale, kjo gje njihet qe ne momentin e operativitetit te Traktatit te aderimit, pa asnje periudhe tranzitore adoptimi.
Por duhet te shpjegojme se çfare do te thote liri e qarkullimit.
Me fjale te tjera, mundesia per ndermarrjet e vendeve te reja kantidate per te hyre ne BE, si mundesi per profesionistet qe veprojne ne keto vende, jo shume lidhur me stabilizimin ne menyre definitive ne nje vend anetar te BE, por lidhur me mundesine e ushtrimit perkohesisht te nje aktiviteti ne territorin e Bashkimit Evropian.

Shembull praktik – Nje ndermarje hungareze ka mundesi qe te dergoj ne Itali perkohesisht vartes te saj per realizimin e nje ankandi, te punesuar nga nje porosites italian. Pra do te behej fjale per nje hyrje provizore qe eshte jashte sistemit te kuotave, siç kujton art. 27 i TU mbi emigracionin, me te vetmen diference qe, duke ju referuar parashikimit abstrakt te Traktatit te aderimit, nuk eshte e nevojshme qe te kerkojne autorizim paraprak. Ne vija teorike nje profesionist hungarez mund te vij perkohesisht ne Itali pa qene subjekt i detyrimit qe te kerkoj vize hyrjeje e pa qene e nevojshme qe te nisi nje proçedure autorizimi paraprake per hyrje. Por nuk mund te stabilizohet ne Itali, por mundet vetem perkohesisht qe te ushtroj aktivitetin e tij si nje forme aktiviteti qe ushtron ne vendin e tij. Keshtu mund te kerkoj direkt ne Itali nje lejeqendrimi te perkohshme per “afare” (biznesi), por nuk mundet te kete nje lejeqendrimi stabel, as per pune subordinato e as per nje lloj tjeter aktiviteti pune autonome.
Per ushtrimin e nje aktiviteti pune si vartes (subordinato) te karakterit stabel ose per aktivite pune autonome stabel, vlen gjithnje rregulli i dekretit te flukseve e i kuotave, qe gjithesesi duhet te verifikohet ne kuadrin e kuotave per pune autonome nese ka hapsira per ushtrimin e nje aktiviteti specifik qe intereson. Ne fakt, siç e kemi pare nga dekreti i fundit i flukseve, jo te gjitha tipet e aktivitetit te punes autonome jane te lejuara qe te perdorin kuotat e per ke eshte i interesuar e ftojme qe t’i drejtohet skedes perkatese qe ndodhet ne sitin internet te ketij projekti.