Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Detyrime per punedhenesit

1) Dekret i ministrise se punes 26 gusht 2002
Kontribute aforfe te parashikuara nga ligji Bossi-Fini

Behet fjale per derdhjen e kontributeve te prapambetura, d.m.th. qe kane te bejne me periudhen e punes se ushtruar 3 muajt nga 10 qershori ne 10 shtator.
Ndoshta pjesa me e madhe punedhenesve do te deklaroj qe raporti i punes ka filluar me 9 qershor e jo me pare, ne menyre qe te evitoj pagimin e kontributeve per periudhen e meparshme. Tremujori (10qershor/10 shtator) mbulohet nga nje kontribut aforfe, ose me mire nje pagese qe behet ne poste me dorezimin e kit-it, ndersa per periudhen para 10 qershorit, kontributi qe do te paguhet eshte stabilizuar ne masen e zakonshme, pra kontributet normale qe do te paguheshin por pa aplikimin e sanksioneve per vonesen e pagimit.

Ne fakt art.3 i dekretit stabilizon qe:

“punedhenesit mund te derdhin, pas berjes se kerkeses, ne Institutin kombetar te previdences sociale kontributet e shperblimet si dhe interesat e detyrueshme per periudhen para tre muajve. Derdhja mund te jete nje e vetme ose me keste mujore per nje shume te barabarte:
a) deri ne 24 muaj te interesit legale;
b) deri ne 36 muaj, te interesit te shtyrjes duke filluar nga muaji i 25-te.

Pra eshte konfermuar qe per periudhat e punes para tre muajve famoze, punedhenesi duhet te derdhi te gjitha kontributet duke perfituar nga mungesa e pagimit te sanksioneve per vonesen e pagimit e per mungesen e denoncimit te raportit te punes.

Ne kerkesen e rregolarimit NUK ESHTE PARASHIKUAR qe duhet te shkruhet data e fillimit te raportit te punes. Mjafton qe te jete duke filluar nga 10 qershori 2002, natyrisht qe me qene se nuk eshte e nevojshme qe te tregohet ne kete moment data efektive e fillimit te raportit te punes, kjo do te verifikohet vetem ne nje moment te dyte, d.m.th. ne momentin e thirrjes ne Prefekture prane sportelit multifunksionesh (sportello polifunzionale). Ne ate moment duhet te deklarohet data reale e fillimit te raportit te punes, e ne rast se kjo ka te te bej me nje periudhe para 10 qershorit, duhet te paguhen kontributet.

Eshte e qarte qe ky eshte nje shqetesim qe ka te bej me punedhenes te cilet kane qene te interesuar nga inspektime, gjate te cilave eshte verifikuar prezenca e nje punetori emigrant ne kushte jo te rregullta.

2) Qarkore inail27 shtator 2002: Legalizimi i punes si vartes ne kushte jo te rregullta te ekstrakomunitareve
Projektligji 9 shtator 2002, n.195. Udhezimet e para

I referohemi nje qarkoreje te meparshme (n. 50 te Ministrise se Punes) e cila preçizon qe, ne baze te projektligjit n. 195 te 9 shtatorit 2002, punedhenesit qe do te prezantojne kerkesen per rregolarizim duhet te rregullojne raportin e punes duke filluar nga 10 shtatori.
Stabilizohet qe periudha para kesaj date, pra – nga10 shtator 2002 ne 10 qershor – duhet te mbulohet nga nje kontribut aforfe stabilizuar ne mase fikse per te gjithe sektoret e prodhimit, pavaresisht nga lloji i pageses, e qe ka te bej me sigurimet shoqerore e me fatkeqesite ne pune.
Projektligji ka hyre ne fuqi me 10 shtator e duke filluar nga kjo date raporti behet i rregullt me te gjitha efektet karshi punetorit emigrant. Me fjale te tjera, nuk mjafton vetem qe thjesht te prezantohet kerkesa per rregolarizim, por punedhenesit duhet te plotesojne te gjtha detyrimet e parashkuara nga ligji.
Qarkorja e INAIL merret vetem me detyrimet qe kane te bejne me institutin e tij, pra me denoncimin e emrit te te siguruarve karshi fatkeqesive ne pune e semundjeve profesionale. Eshte e qarte qe te gjitha detyrimet e tjera duhet te ndjekin te njejten periudhe e te njejtin afat, pra 10 shtator.

Çfare duhet te bejne punedhenesit?

Duhet te prezantohet brenda e jo me shume se sa 5 dite nga nisja e deklarates se shfaqjes se punes se zeze per Denoncimin e emrit te te siguruarve, me qellim berjen e nje posicioni sigurimi territorial te punetoreve qe kane perfituar nga shfaqja e punes se zeze. Kjo edhe ne rastin kur punedhenesi eshte titullar i nje raporti sigurimi.
Ne praktike verifikohet qe shume ndermarrje kane instauruar nje raport sigurimi duke derdhur kontribute perkatese edhe karshi punetoreve jo ne rregull me qendrimin. Kjo per te zbutur rrezikun e sanksioneve ne rast verifikimesh. Edhe ne rastin e ketyre ndermarrjeve duhet te behet nje denoncim specifik per rregjistrimin e punetoreve.

Moduli i rregjistrimit duhet te shoqerohet me nje fotokopie te ricevutes se leshuar nga zyra e postes si prove e prezantimit te kerkeses.

Ne rast se mungon Kodi Fiskal

Normalisht ne modul eshte kerkuar Kodi Fiskal, por nje klandestin nuk e ka, ndaj nuk eshte e mundur qe te shkruhet.
Ne kete rast, qarkorja parashikon qe mund te jepen gjeneralitetet e plota me kodin e kombesise se prejardhjes (kjo gjendet ne guiden e perpilimit te kerkeses per rregolarizim) e me vazhdimin e rregolarizimit, kerkesa mund te plotesohet duke shtuar edhe kodin fiskal.

Shenim: Eshte kurioz fakti qe ndersa INAIL, edhe pse me vonese ka respektuar daten e hyrjes ne fuqi te projektligjit, duke nxjerre udhezimet operative per ndermarrjet, INPS nuk ka emanuar akoma nje qarkore analoge ku te jepen udhezimet perkatese.
Mund te konsiderojme udhezimet e Inail te vlefshme edhe persa i perket detyrimeve ne INPS.

Ne kete fushe nuk mund te shpiket shume, pasi eshte e qarte qe punetoret qe jane objekt i rregolarizimit duhet te vihen ne rregull si me kontributet por edhe me sigurimet.
Duhet te konsiderojme qe ky detyrim i denoncimit ne kohe duhet te vlej edhe per Inps, ndaj udhezojme punedhenesit dhe punetoret qe te bejne denoncimin e sigurimit prane ketij instituti.

Nisja e denoncimeve prane Inps e Inail nuk ezaurojne te gjitha detyrimet qe duhet te behen nga punedhenesit, pasi raporti i punes nuk duhet vetem qe te denoncohet prane instituteve kompetente te sigurimit, por duhet gjithashtu te rregjistrohet edhe ne rregjistrat e ndermarrjes. Gjithmone duke filluar nga 10 shtatori, punedhenesi duhet te parashikoj per rregjistrimin e punetorit ne:

– “libro matricola” – Rregjistrin e emrave (eshte e detyrueshme per çdo ndermarrje qe te rregjistroj punesimet, kualifikimin si dhe mbarimin e raportit te punes);
– “libro paga” – Rregjistrin e rrogave me rrogen perkatese e cila i referohet kontratave kolektive kombetare te punes;
– “libro presenze” – Rregjistrin e prezencave (orarin e punes);

E gjithe kjo lejon evitimin e sjelljeve mashtruese per te cilat degjohet te flitet ditet e fundit. Jane te shumte punedhenesit qe perpiqen qe t’i shmangen detyrimit te rregolarizimit te punetoreve emigrante, duke bere pushimin e tyre nga puna.
Ne nivel kombetar jane te shumta iniciativat e karakterit juridik, ne Torino, Verona, Vicenca e ne qytete te tjera jane aktivizuar rikorse urgjente karshi Gjykatesit te Punes per te verifikimin e detyrimeve te punedhenesve, per perfundimin e te cilave do t’ju flasim ne te ardhmen.

3) Adresa e punetorit qe duhet te shkruhet ne kerkesen per rregolarizim

Per te evituar truke ose mashtrime te punedhenesit (qe ndoshta mund te duket qe eshte duke bere pjesen e tij) eshte e rendesishme qe te jepet nje adrese qe nuk eshte ne kontrollin e tij direkt. Shume punetore japin adresen e vendit te punes, por kjo ka nje rrezik: ne rast se ftesa per t’u paraqitur prane sportelit shumefunksionesh te Prefektures, te nisur ne adrese, bie ne duart e punedhenesit, kjo mund te mos i jepet punetorit.
Ne rast se punetori nuk do te prezantohet ne takimin ne Prefekture, kerkesa per rregolarizim do te arkivohet.

4) Rregjistrimi ne sherbimin shendetsor kombetar (ssn) e drejta e sherbimit te asistences shendetsore ne ngarkim te (ssn) dhe e drejta e caktimit te nje mjeku baze.

Kontributet qe derdhen tek INPS perfshijne dhe kontibutet per sherbimin shendetsor kombetar (SSN).
Ligji ne pergjithesi e TU mbi emigracionin, edhe me futjen e ligjit Bossi-Fini, nuk ka ndryshuar.
Art.34 i TU parashikon qe punetori me lejeqendrimi te rregullt:

“eshte i detyruar qe te rregjistrohet ne Sherbimin Shendetsor Kombetar e ka trajtim te barabarte e barazi te plote me te drejtat e detyruat e qytetareve italiane persa i perket detyrimit te kontributeve…” Gjithashtu specifikohet qe kjo e drejte vlen edhe per fazen e rinovimit te lejeqendrimit.
Nuk specifikohet nese e drejta e rregjistrimit ne SSN takon edhe per fazen e pritjes se lejeqendrimit te pare.

Ndodhemi karshi nje rregolarizimi qe, edhe pse eshte ne dore vetem ricevuta e nisjes se kerkeses per rregolarizim, i garanton punetorit qe te vazhdoj, provizorisht, raportin e punes ne kushte te rregullta e gjithashtu qendrimin ne Itali.
Per kete mund te themi qe punetori ka te drejten e plote te rregjistrimit ne Sherbimin Shendetsor Kombetar prane ASL (Azienta Sanitare Locale) kompetente per territorin, pasi ne momentin ne te cilin punedhenesi derdh kontributet per SSN per llogari te vartesit te tij, ekziston edhe e drejta per perfitimin e sherbimeve perkatese. Me fjale te thjeshta, nuk ka kuptim qe te paguhen kontributet ne rast se nuk njihet e drejta e sherbimeve me rregjistrimin ne SSN. Ose duhet qe stabilizohet qe kuota e kontributeve te destinuara per SSN duhet t’i kthehet punetoreve, aty ku theksohet qe nuk kane te drejten e rregjistrimit dhe te sherbimeve, ose duket te mbahet parasysh qe, per faktin qe punetori derdh kontributet per SSN, eshte e menjehershme edhe e drejta e rregjistrimit.

Rajoni i Lacios eshte i vetmi qe nepermjet nje qarkoreje qe i ka derguar ASL, specifikon qe te gjithe punetoret e interesuar nga rregolarizimi per motivin qe cituam me lart, kane te drejten e rregjistrimit provizor. Mendoj qe ky rregull te vlej per te gjithe territorin kombetar.