Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Diskriminim – eshte pranuar apeli i propozuar nga i riu marokian, futbollist amator

Do te japim nje lajm te mire. Behet fjale per nje argument te cilin e kemi trajtuar ne takimin e kaluar lidhur me nje rast diskriminimi e apelin e bere nga prinderit e nje te mituri te qytetarise marokiane, prezent ne Itali prej vitesh, arritur me proçeduren e bashkimit familjar, i cili kishte kerkuar rregjistrimin ne Federaten Italiane te Futbollit si lojtar diletant i serise C.
Te riut i ishte bere refuzimi ne baze te formulimit te ri te art. 27 qe parashikon qe per hyrjen e punetoreve te fushes se sportit, jepen kuota te veçanta qe propozohen nga Federata Sportive e kategorise. Ne baze te kesaj normative FIGC nuk kishte pranuar rregjistrimin e te miturit duke ndaluar keshtu ushtrimin e aktivitetit si futbollist diletant ne Itali edhe pse i interesuari ndodhej ne Itali prej vitesh me nje lejeqendrimi te rregullt per bashkim familjar me te cilin ka te drejte te studioj e ne rastet e lejuara nga ligji, te ushtroj edhe aktivitet pune si vartes apo si autonom.

Preçizojme ne ne rastin specifik i mituri nuk paguhet pasi eshte nen moshen e ushtrimit te nje aktiviteti te paguar, ndaj kemi te bejme thjesht me nje aktivitet si diletant. Por, ne prezencen e kesaj norme qe ve limite lidhur me kuotat e hyrjes se punetoreve te fushes sportive, eshte bere refuzimi i kerkses.
Federata Italiane e Futbollit nuk kishte marre parasysh qe ne rastin specifik i mituri i interesuar kishte nje lejeqendrimi te vlefshem per ushtrimin e çdo lloj aktiviteti, si studime por edhe aktivitet pune, por mbi te gjitha nuk kishte konsideruar faktin qe i interesuari nuk ishte nje subjekt kantidat i hyrjes nga jashte per motive pune, por thjesht nje person me qendrim te rregullt. Nje person te cilit duhet t’i aplikohet norma themelore e Tekstit Unik (TU) mbi emigracionin, art. 2 i cili parashikon qe qytetari ekstrakomunitar me qendrim te rregullt gezon te njejtat te drejta ne lenden civile qe ju njihen qytetareve italiane me perjashtim kur parashikohet ndryshe nga vet TU mbi emigracionin e nga marrveshjet nderkombetare.
Prinderit e te miturit si rrjedhim kishin bere apel duke denoncuar kete diskriminim qe i ishte bere atij vetem per faktin e qytetarise. Ky apel i eshte drejtuar Gjykates se Bolxanos.

Para pak ditesh jemi njoftuar lidhur me lajmin e pranimit te ketij apeli me nje provediment te karakterit urgjent, nepermjet te cilit urdherohet Federata Italiane e Futbollit qe te bej rregjistrimin provizor e te lejoj ushtrimin e aktivitetit sportiv. Seanca gjyqsore eshte fiksuar ne daten 6 maj e duke pare natyren e provedimenti te dhene ne rruge provizore, supozohet qe edhe sentenca do te mbaj te njejtin qendrim. Ne kete rast kemi te bejme me nje lloj diskriminimi te veçante, “elite”. Ndoshta pjesa me e madhe e rasteve te diskriminimit nuk ka te bej me situata te kesaj natyre, por situata shume me afer mbijeteses, sikurse mundesia e nje shtepie, pune apo sherbime publike e sociale te karakterit esencial.
Eshte i rendesishem fakti qe normativa ne lenden e emigracionit gjen nje aplikim te gjere edhe ne ambjente me te rafinuara nga kendveshtrimi i interesit te pergjithshem. Por e rendesishme ne kete rast eshte qe gjykatesi nuk ka patur veshtiresi ne kundershtimin e ketij diskriminimi te hapur pasi Federata Italiane e Futbollit nuk ka aspak te drejte por eshte pajtuar me nje vije politike te mbylljes, pa peshuar mire elementet ne loje.