Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Flukset e emigracionit ne Itali nen driten e rregolarizimit te fundit

Nen kujdesin e “Dossier Statistico Immigrazione” Caritas/Migrantes

Rregolarizimi i vitit 2002, i cili ka mbyllur pozitivisht fazen komplekse te qeverisjes se 704.000 kerkesave, mbetet nje çeshtje e hapur lidhur me inserimin e te arriturve te rinj e per pikepyetjet qe lindin lidhur me presionin migrator e flukset e ardheshme. Te dhenat e para te vena ne dispozicion nga Ministria e Brendshme lejojne qe te hyet ne keto aspekte.
Panorama e re strukturohet ne nje prezence te te huajve te pakten prej 2 milion e gjysem me qendrim te rregullt. Rumania eshte grupi i pare, ndersa Maroku dhe Shqiperia ndjekin ne distenca per disa dhjetera mijera njesi. Megjithate te tre vendet kalojne shifren prej 250.000 njesish. Ukrahina ze vendin e katert me 120.000 njesi.
Nje vemendje te veçante meritojne vendet e Evropes Lindore, te cilat kapin 60% te kerkesave te rregolarizimit, kane dyfishuar konsistencen e tyre e perbejne me shume se nje te treten e popullsise emigrante e do te vazhdojne qe te presojne per vende te reja pune.
Nje konsiderate te veçante meritojne jo vetem vendet me te aferta te Afrikes se Veriut, por edhe vendet transoqeanike si Amerika Latine dhe Azia (Kina, Filipinet dhe subkontinenti Indian). Per te kuptuar keto origjina te ndryshme, perveç afersive gjeografike, eshte e nevojshme te mendohet per presionin e forte migrator qe haset edhe ne zona shume te largeta.
Duke qene se behet fjale per rregolarizimin e peste ne me pak se sa 20 vjet, rezulton evidente qe keto provedimente te jashtezakonshme kane krijuar deri me sot nje pilaster themelor te politikes migratore: pjesa me e madhe e emigranteve qe sot jane me qendrim te rregullt kane hyre ne rruge jo zyrtare, kjo pasi jane fiksuar kuota shume te ulta, e sepse proçedurat e pranimit jane pak te praktikueshme. Nga viti 1999 deri me sot nevojat per krahe pune emigrante jane rreth 200.000 njesi ne vit: mjafton te mendohet qe kuota per pune stabile per vitin 2004 eshte vetem 29.500 njesi. Gjithashtu, mekanizmi kryesor per inserimin ne pune nga jashte mbetet vetem thirrja me emerim qe, edhe pse eshte integruar me iniciativa te formimit jashte, nuk mund te konsiderohet zgjidhja e te gjitha problemeve qe deri tani kane lindur neper familje dhe ne ndermarrjet e vogla.

Prandaj, sipas Presidences se Dossir Statistico Immigrazione “ngrihet jo vetem problemi i nje pershtatjeje reale te kuotave te programimit por dhe te nje lidhjeje me reale mes kerkeses dhe ofertes se punes. Aktualisht nuk jane me te praktikueshme mundesite e takimit te lejuara nepermjet sponsorizimit, te hequr ne vitin 2002, e ne normative komunitare nuk eshte futur akoma nje lejeqendrimi per kerkim pune, qe me te drejte eshte keshilluar nga Parlamenti Evropian.
Nder detyrat me urgjente jane, perveç favorizimit te nje mentaliteti me te hapur karshi Evropes Lindore, zona me protagoniste e flukseve migratore me perspektiven e zgjerimit te BE, por edhe forcimi i perspektivave te integrimit te te gjitha grupeve te interesuara per tu vendosur ne menyre stabile (sherbimet, kultura, vota, gjeneratat e dyta, qytetaria, duke kuptuar qe fleksibiliteti i madh i tregut te punes nuk duhet te lidhet me vazhdimesine e qendrimit.
Italia, kete e thone shifrat dhe flukset e parashikueshme, eshte nje vend i madh i emigracionit, qe reklamon si konseguence nje politike largpamese”.