Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Infermiere profesionale – Proçedura e hyrjes dhe njohja e titujve

Suç eshte e njohur, strukturat tona sanitare publike e private vuajne prej kohesh mungesen konstante te personelit infermieristik, per faktin qe oferta “e brendshme” e tregut tone te punes nuk permbush, prej kohesh, nevojat.

Per kete motiv ligji n.189/02 (c.d. ligji Bossi Fini) ka modifikuar TU mbi emigracionin, duke e futur kete kategori punetoresh ne tipologjite e ndryshme te hyrjes te indikuara nga art. 27 i TU, qe kane si karakteristike qe te mos i nenshtrohen dekretit te flukseve migratore; me fjale te tjera, infermieret profesionale qe do te punesohen prane strukturave sanitare publike ose private nuk perfshihen ne sistemin e kuotave e nuk ekzistojne limite numeike e nuk eshte e nevojshme qe te pritet publikimi i dekretit e te prezantohet kerkesa per autorizim prane Drejtorive Provinciale te Punes.

Nje tjeter karakteristike e ketyre tipologjive te hyrjes per pune eshte nje lejeqendrimi qe vlen vetem per kete kontrate specifike pune, e cila ka mundesuar autorizimin e hyrjes e nuk lejon ndryshimin e punedhenesit, gje e cila mund te krijoj, ashtu siç ka ndodhur, forma te favorshme te kercenimeve dhe te abuzimeve; gjithashtu, edhe pse lidhur me kete aspekt asistohet ne nje praktike dishomogjene nga njera zyre ne tjetren, autorizimi i qendrimit nuk mund te kaloj 2 vjet (eshte parashikuar ne menyre te pergjithshme nga art. 40 i rregullores se aktualizimit D.P.R. 394/99 e do te shohim nese rregullorja e re qe eshte ne perpunim e siper do te stabilizoj kushte te tjera). Me skadimin e tij kerkohet zgjatja e autorizimit e cila kerkon nje proçedure te posaçme te hyrjes se nevojshme per nje periudhe kohe ne atdhe, pra nevojen e marrjes se nje autorizimi te ri, e duhet te kerkohet prane autoriteteve konsullore italiane, nje vize e re hyrjeje.

Nga karakteristikat e siperpermendura, Ministria e Shendetsise ka nxjerre ne menyre interpretuese bindjen qe kontratat e punes mund te stipulohen ne rregjimin e te drejtes private edhe ne rastin e punesimeve prane strukturave publike (qarkorja e dates 12.4.2000), gje qe do te thote qe infermieret profesionale ekstrakomunitare nuk mund te bejne pjese kurre si vartes me te gjitha efektet ne strukturat publike, e jane te detyruar te kene nje raport pune gjithnje te perkohshem, edhe karshi nje nevoje stabile; kjo edhe pse art. 2, paragrafi 2 i TU (siç e kane pohuar dy sentenca te TAR-it te Ligurias dhe Keshillit te Apelit te Firences), njeh te drejten qe te huajt te futen edhe ne strukturat publike, te pakten per ato qe ju njihen edhe qytetareve komunitare.

Qarkorja e Ministrise se Punes n.52 e 25.10.02 ka preçizuar qe kerkesa per autorizimin e punesimit nga jashte te infermiereve ekstrakomunitare mund te prezantohet edhe nga nje shoqeri punesimi interinale, por kjo gje nuk mund te propozohet nga kooperativat sociale, se jo kur drejtojne direkt strukturen sanitare ku do te punesohen te interesuarit (gjithesesi hidhet poshte ndalimi i te drejtes per intermediacion te kraheve te punes ne favor te enteve publike, qe eshte propozuar se fundi nga ligji 267/03, i ashtuquajturi “ligji Biagi” i cili e konsideron te kaperxyer kete limit).

Ne çdo rast, faktori kryesor per autorizimin e hyrjes, e per ushtrimin ne menyre te ligjshme te profesionit te infermierit profesional ne Itali eshte njohja e titullit te studimit nga ana e Ministrise se Shendetsise si dhe rregjistrimi prane nje Libri profesional; ne mungese te te cilave kemi te bejme me krimin e ushtrimit abuziv te profesionit (art.348 i Kodit Penal).

Proçedura per njohjen e titullit (pershkruar ne menyre analitike nga qark. 12 prillit 2000 e Ministrise se Shendetsise) duhet te aktivizohet nga punedhenesi i interesuar per punesimin nga jashte ose direkt prej te interesuarit, ne rastin kur ka nje lejeqendrimi te rregullt ne Itali, e kjo ne baze te curriculum-it te studimeve; pra nuk eshte e mjaftueshme thjesht vetem diploma qe perveç kesaj duhet te perkthehet e te legalizohet prane perfaqesise konsullore italiane ne vendin e origjines, por edhe programi i studimeve te çdo lende, per çdo vit studimi.

Kerkesa duhet te drejtohet ne adresen: Ministero della Sanità – Dipartimentio Professioni Sanitarie, Risorse Umane e Tecnologiche – Ufficio II°, Roma
Me qellim shkurtimin e proçedures per njohjen e titujve (qe eshte i njejte per te gjitha profesionet “parasanitare”, si logopedist, odontoteknik, ostetrike, optike, teknike te radiologjise, fizioterapist etj.) e mbi bazen e sa parashikohet nga D.L. 402/01 konvertuar ne ligj nga art.1 i ligjit n.1 te 8 janarit 2002, Dekreti i 18.06.02 Ministrise se Shendetsise i ka derguar praktikat direkt zyrave te disa rajonave te cilat deri me sot kane dhene disponibilitetin e tyre per kete qellim siç jane Emilia Romanja, Lacio, Lombardia, Umbria, Valle D’Aosta, Veneto e provincat autonome te Trentos dhe Bolxanos.

Se fundi, ne vijim te njohjes se titullit te studimit e hyrjes ne Itali, me dhenien e lejeqendrimit perkates, kjo praktike mbyllet me rregjistrimin ne Librin profesional, me njohjen e gjuhes italiane e te dispozitave speciale t per ushtrimin e profesionit ne Itali.