Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Itali-Libi, aksi i turpit

Kthyerje mbrapsht ilegale nga bregjet italiane, akuza e Human Right Watch

Tortura, rrahje dhe perdhunime. Eshte vetem nje pjese e kampionarit te abuzeve qe imigratet te kapur nga autoritetet e libise pesojne çdo dite, sipas nje raporti i publikuar nga Human Rights Watch.

Tortura, rrahje dhe perdhunime. Eshte vetem nje pjese e shembujve te abuzeve qe imigratet te kapur nga autoritetet e libise pesojne çdo dite, sipas nje raporti i publikuar nga Human Rights Watch. Abuze qe qeveria Berluskoni alimentoi, me kthimin e forcuar nga Lampeduza te gati 3 mije klandestineve, te kujtve do te ishin mohuar te drejtat me elementare te vendosura nga Marreveshja per rifugjatet. Pune e piste. Sipas raportit te publikuar nga organizata me vend ne New York, i fokusuar mbesiper mbi politiken e libise ne krahasim me klandestinet, pergjegjet e italise ne kte fakt jane me shume se te quarta. Ne te veçante, ne qeverine e meparshme te Berluskonit, autoritetet italiane do kishin kthyer nga Lampeduza ne Libi te pakten 2800 imigrate pa i dhene tyre mundesine te kerkonin mbrojtje politike, si parashikon Marreveshja e ONUt per rifugjatet, lindur ne vitin 1951, duke i lene ne meshiren e nje shteti qe nuk e ka firmosur ate Marreveshje, dhe qe ne vitet e fundit ka pranuar te behet polici i Evropes ne bregjet e Mesdheut, duke mare mbi shpalle punen e piste qe shtetet e Bashkimit Evropian kane hezitim te bejne drejtesisht vete.

Akuzat. Akuzat e Hrw nuk jane te isoluara. Edhe Komisariati i Larte i ONUt per Rifugjatet, ne nje komunikim shtypi publikuar ne 18 mars 2005, kishte denoncuar politiken shume te shpejtuar e autoriteteve italiane, qe diten me para kishin ngarkuar 180 klandestine mbi dy avione te drejtuar ne Libi. Oficeret te Acnur-it, te inkarikuar per mbrojtjen dhe asistencen ligjore te migranteve, u refuzua bile hyrja ne istitutin e qendrimit te perkoheshem te Lampeduzes, metode kjo e perdorur dhe me perfaqesuesit te Hrw dhe, me perpara, te Amnesy International. Te gjitha keto organizata denoncojne gjithashtu mbimbushjen e qendres, e cila sipas Acnur-it ne 2005 ka mikpritur 630 migrante duke pasur vetem 190 vende, veç prezences brenda qendres te autoriteteve Libike, procedure dhe kjo e palejuar nga Convencioni i 1951-shit. Çdo te kishte ndodhur ne qofte se midis migranteve do te ishte ndenje libik qe kerkonte mbrojtje politike? Nje pyetje qe mund te sgjerohet per kundershtaret te eritrese ose somalise, te cilet, kur dergohen mbrapsht, rezikojne denimin me vdekje.

Plan i perbashkuar. Ndrrimi i qeverise ka sjellur nje permiresim te situates. Presidenti i Keshillit Romano Prodi ne fakt ndaloi kthimin masiv te migranteve drejt Libise, proçedure dhe kjo e palejuar nga Marreveshja e 51-shit, meqene se Libia nuk eshte firmatare. Ka ardhur diten e djeshme lajmi qe autoritetet italiane kane zhvilluar nje plan ne marreveshje me Tripolin, per monitorimin e perbashkuar te bregjeve afrikane. Forcat e sigurimit italian dhe libike do te organizojne roje te perziera, te ndihmuara nga nje oficer e policise libike me zyre ne Rome qe do te perdoret si lidhje. Nje tjeter çlirim per Italine, qe tani mund te siguroje bllokimin e te padeshiruarve drejt ne kopeshtin e komeshijse.