Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Karta e qendrimit

Ne kete takim te sportelit radiofonik do te marrim ne konsiderate edhe nje here pyetjet qe na kane arritur ne redaksi nepermjet pstes elektronike lidhur me Kraten e Qendrimit. Jane gjithnje e me te shumte ata persona qe kane si synim qe te kerkojne kartesn e qendrimit, si per faktin qe prezenca e emigranteve tenton qe te rritet me kalimin e kohes, por edhe per faktin qe shihet perdorimi ‘raktik i kartes se qendrimit sidomos tani me hyrjen ne fuqi te ligjit Bossi Fini i cili i ka bere proçedurat e rinovimit te lejeqendrimit me te komplikuara. E ne fakt parimi sipas te cilit zgjatja e lejeqendrimit duhet t’i korrespondoj kohezgjatjes se kontrates se punes – “kali i betejes” se ligjit Bossi-Fini, ben qe vet te huajt qe me pare prezantoheshin nje here ne vit ose ne dy vjet ne kuesture, fillimisht per takimin e me pas per prezantimin e dokumentave, e me pas per integrimin e ndonje dokumenti qe mungonte ose qe duhet ripare prej administrates e me pas nje here ose me shume per te pare nese lejeqendrimi ishte gati, sot duhet ta bejne kete gje çdo vit.

Kjo praktike perseritej nje here ne vit, nje here ne dy vjet ose nje here ne kater vjet per te huajt me te stabilizuar, kjo ne baze te formulimit te vjeter te ligjit, duke bere rinovimin per nje periudhe dy here me te gjate ne krahasim me lejeqendrimin e meparshem.
Keto proçedura sot jane duke u shumefishuar pasi ne vijim te ligjit Bossi Fini kohezgjatja e lejeqendrimit eshte shkurtuar, si rrjedhim frekuenca e vizitave te te huajit ne zyrat e te huajve ne kuestureeshte shtuar, pa llogaritur rregolarizimin e fundit qe ka veshtiresuar akoma edhe me shume punen e zyrave te te huajve, duke bere qe puna e zakonshme te pakten te dyfishohet. Pritja, si rrjedhim, eshte zgjatur por edhe vuajtja e personave te interesuara eshte me e madhe, pasi ne fazen e rinovimit te lejeqendrimit eshte shume e veshtire qe te gjendet nje punedhnes i gatshem per t’i punesuar ne rregull.

Ligjit 22, paragrafi 12 lejon ne menyre te qarte vazhdimin e raportit te punes ose krijimin e nje raporti te ri pune edhe gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit. Megjithate, punedhenesi nuk eshte i detyruar qe te punesoj ne rast se nuk vendos e normalisht punedhenesit jane shume te rezervuar ne punesimin e nje personi qe eshte ne faze rinovimi te lejeqendrimit pasi kane frike qe lejeqendrimi mund te mos rinovohet e qe te jete humbur kohe duke formuar nje person i cili do te punoj ne ndermarrje e ne momentin kur impenjimi i ketij personi eshte me i plote, punedhenesi mund te jete i detyruar qe ta pushoj nga puna pikerisht pasi rezulton qe lejeqendrimi i tij te mos jete rinovuar. E keshtu perballe propozimeve te punesimit te personave qe kane vetem riçevuten e kuestures ose te prezantimit per rinovimin e lejeqendrimit, pjesa dermuese e punedhenesve pergjigjet qe i interesuari te kthehet pas rinovimit te lejeqendrimit.

Periudhat e pritjes behen shkak per pune ne te zeze e si rrjedhim sjellin dem per te gjithe kolektivitetin, pasi puna ne te zeze nuk prodhon te ardhura per xhepat e shtetit ne kuptimin e te ardhurave fiskale e kontributeve shoqerore. Edhe kjo shpjegon perse kerkesat per Karten e qendrimit tentojne qe te shtohen. Natyrisht qe problemet interpretuese dhe aplikuese nuk mungojne e na sinjalizohen vazhdimisht dhe ne sitin tone internet.
Le te marrim si shembull dy pyetjet qe na jane drejtuar e qe paraqesin dy situata lidhur me kushtet e marrjes se kartes se qendrimit.

PyetjeUne gjendem ne Itali me nje lejeqendrimi te rregullt qe ne vitin 1990. Prinderit e mi me sollen ketu qe kur isha femije e tani jam 22 vjeçe e si e tille me eshte dashur te rinovoj lejeqendrimin per motive pune si vartese. Ne rinovimin e fundit prisja te me rinovohej per dy vjet – te pakten me kohe te mjaftueshme sikur te isha e detyruar qe te gjeja pune.
Perkundrazi jam zgjenjyer edhe nje here nga ky vend qe kisha filluar ta konsideroja timin, e qe me sa duket me mohon çdo projekt afatgjate. Ndjenja ime e te qenit impotente eshte shume e forte, sidomos pasi kam zbuluarne sitin tuaj qe tesera shendetsore mund te rinovohet edhe me riçevuten e lejeqendrimit. Ne te kaluaren jam semuruar nga nje bronkit i keq e ne te njejten periudhe humba edhe vendin e punes. Funksionari me tha se ishte e nevojshme qe te kisha lejeqendrimin dhe deklaraten e punedhenesit.
Kuestura ime pasi me dha nje liste me te gjithe treguesit e parashikuar per te kerkuar karten e qendrimit, ka thyer perfundimishtshpresen time duke theksuar qe perveç dokumentave te kerkuara – mes te cilave akoma deklarata e punedhenesit, qe sipas mendimit tim eshte nje perseritje, pasi kush paraqet kerkesen natyrisht qe ka nje lejeqendrimi te vlefshem, eshte e nevojshme nje kontrate pune me kohe te pakufizuar, nje gje gati e pamundur per nje person ne moshen time e ne kushtet e ndryshimit te tregut te punes qe jemi duke asistuar. Kontratat ne rast se nuk jane kontrata si nxenese jane si bashkepunim me afat te caktuar. Duhet te humbas shpresat? Jam e detyruar qe te rinovoj kontraten time çdo vit si ata qe ndodhen ketu vetem prej pak muajsh? E ne rast se do te mund te nis kerkesen, si duhet te pergatiten autoçertifikatat e kerkuara?

Pergjigje – Duke lene menjane konsideratat e shprehuara ne menyre shume te qarte mbi kushtet e jetes ne te cilat jane te detyruar qe te punojne emigrantet, si dhe mbi ekzistencen e perkohshmerise se lejeqendrimit, çeshtja kryesore e kesaj pyetjeje eshte problemi i tipit te punes qe sipas kuestures duhet te kete nje person per te marre karten e qendrimit. Nga sa na referohet ne kete leter, kuestura ne fjale refuzon qe te marri ne konsiderate kerkesen per karten e qendrimit, pasi behet fjale per nje person qe nuk ka nje pune me kohe te pakufizuar, perkundrazi qe punon me kohe te caktuar. Indirekt kuptohet qe kjo pengese qe vihet nga kuestura gjen mbeshtjetje ne faktin qe kush ka nje pune me kohe te kufizuar nuk ka nje te ardhur te karakterit stabel e kjo behet shkak per mungesen se te ardhurave minimale te parashikuara per karten e qendrimit.

Ne realitet ekzistenca e nje pune me kohe te kufizuar nuk ka te bej aspak me mungesen e te ardhurave, pasi te ardhurat jane. Personi eshte duke punuar e me mbarimin e nje kontrate pune, rinovon me te njejtin punedhenes nje kontrate te re pune me te njejten kohezgjatje si ajo e meparshme. Ndaj fakti qe kontrata e punes eshte me kohe te kufizuar nuk demostron ne vetvete mungesen e te ardhurave. E ne fakt jane te shumte personat qe jetojne gjithe jeten duke ushtruar aktivitet me kontrata pune me kohe te kufizuar. Le te mendojme per punetoret interinal, kontrata e te cileve mund te zgjasi edhe vetem nje dite, nje jave ose nje muaj. E megjithate ka nga ata persona qe prej vitesh punojne pa nderprerrje per te njejten ndermarrje duke bere kontrata me afat pasi e tille eshte natyra e raportit te punes. Por kjo nuk ben qe te mungojne te ardhurat e tyre.
Ne Veneto, p.sh., zona e Abanos, Montegrotos, Batalia Terme, Galxinjanos, kontratat e punes se punetoreve ne sektor rregullohen nga kontratat kolektive territoriale te punes si raporte pune me kohe te kufizuar. Ne fakt stina termale zgjat 9 muaj, ndaj keto kontrata kane nje kohezgjatje qe i korrespondon, edhe duke parashikuar detyrimin e punedhenesit qe ti ofroj ne stinen e ardhshme vendin e punes te njejtit punetor me te cilin kishte kontraten e meparshme. E ne kete rast jemi ne pranine e nje sektori pune qe rregullohet nga kontrata me afat. Ka nga ato familje qe jetojne gjithnje ne baze te ketij tipi pune por qe kane nje vazhdimsi te ardhurash. Kryetare familjeje qe punon gjithnje ne te njejtin sektor sermal e qe kane stabilitet te ardhurash te dokumentueshme e qe jane ne gjendje qe te bejne nje jete normale, te blejne shtepi. Te mendosh qe te ardhurat mungojne vetem per faktin qe behet fjale per nje pune me afat, kjo gje eshte absurde.

Ndaj konsideroj qe kuestura nuk mund te refuzoj karten e qendrimit, duke respektuar te gjithe treguesit e tjere te parashikuara nga ligji, vetem per faktin qe te ardhurat e disponueshme prej punetores se interesuar, edhe pse te dokumentushme, te konsiderohen jo stabel per te ardhmen. Nga ana tjeter asnje nuk eshte ne gjendje qe te parashikoj te ardhmen, asnje nuk mund te konsideroj nje te ardhur absolutisht stabel pasi qellon, kete gje duhet ta dine edhe kuesturat, qe edhe kush ka nje pune me kohe te pakufizuar e qe shpreson ta kete per gjithe jeten, kjo gje mund te mos ndodhi pasi ndermarrja mund te kete veshtioresi, mund te falimentoj apo te shkurtoj personein. Nda nuk shoh asnje arsye per te bere dallim apriori mes nje personi qe kerkon karten e qendrimit e qe ka nje pune me kohe te pakufizuar e njerit qe ka nje pune m afat. Si rrjedhim besoj qe e interesuara mundet me te drejte te insistoj qe nisjen fizikisht te kerkeses per karten e qendrimit, ka plotesisht te drejte qe te pretendoj nje pergjigje me shkrim e te motivuar nga ana e kuestures. Ne rast se pergjigja do te jete negative, e interesuara, duke lene menjane te drejten per rinovmin nderkohe te lejeqendrimit, ka te drejte qe nderkohe te bej nje apel ne TAR kunder provedimentit e sipas mendimit tim ka te drejte ta fitoj.
Natyrisht qe urojme qe zyra e interesuar te kete deshire per te arsyetuar, sidomos duke u nisur nga vendimi i te interesuares e cila insiston per kerkimin e Kartes se qendrimit. Urojme qe zyra te bej nje vlersim korrekt edhe sepse shume kuestura ne situata te tilla pranojne kerkesen per karten e qendrimit dhe e japin ate.