Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Karta e qendrimit – Ligji parashikon kerkesen e çertifikates se

Ju shkruaj nga Vicenza, jam shtetase rumune me leje te
rregullt qendrimi prej 11 vjetesh. Une dhe burri im kemi kerkuar karten
e qendrimit per ne dhe djalin tone, lindur ne Itali para 6 vjetesh por
kemi mesuar qe praktikat tona jane ndalur sepse banesa jone nuk kenaq
parametrat e rajonit te Veneto-s. Shtepia jone eshte 44,5m.katror dhe
minimumi i parashikuar per te marre çertifikaten e pershtatshmerise se
baneses eshte 46m.katror.
Shtepia eshte prone e jona dhe per ne eshte e pamundur te
nderrojme shtepi per 5 vjetet e ardhshem. Ne kuesture na thane qe
megjithese permbushim kriteret e duhura nuk mund te marrim karten e
qendrimit sepse shtepia jone nuk eshte e vlefshme. Komuna refuzon ne
menyre absolute te bashkepunoje, na thane te marrim nje shtepi tjeter me
qera per 3-4 muaj, sa per te marre çertifikaten e pershtatshmerise, ose
ti kerkojme ndokujt ne pallatin tone perdorimin e 2 m.katror.
Kuestura e Vicenza-s nuk na percjelle asnje refuzim te kartes
se qendrimit por dokumentat tona jane atje qe prej nje viti. Doja te
dija ç’duhet te bej. Me duket e padrejte qe gjera te tilla te
papelqyeshme i ndodhin personave qe kane punuar prej shume vitesh ne
Itali, duke vene parate menjane per te blere shtepi dhe tani i thuhet qe
nuk eshte e pershtatshme….Ne mund te jetojme gjithe jeten ne shtepine
tone me lejen e qendrimit, por nese duam karten e qendrimit duhet te
blejme, te marrim me qera ose te kerkojme lemoshe.
Dime qe çertifikata mund te merret edhe tek ASL (Qendra
Shendetsore e Zones) kompetente por pasi beme kerkesen na e refuzuan,
megjithese ligji e lejon.
Ligji eshte vertete i barabarte per te gjithe?
Duke pritur nje pergjigje tuajen ju falenderoj dhe pershendes.

Ligji parashikon qe çertifikata e pershtatshmerise se baneses mund
te leshohet nga Komuna ose ASL, dhe duke u bazuar te ky rast nuk
kuptojme arsyet e ketij refuzimi.
Fatkeqesisht çeshtja e pershtatshmerise se baneses nuk i perket
vetem kujt duhet te hyje ne Itali me sistemin e kuotave (artikulli 3
neni 4 i Tekstit te Vetem mbi emigracionin) por i referohet edhe kartes
se qendrimit, bashkimit familjar etj. Me fjale te tjera kerkesa per te
jetuar ne shtepi komode nuk i eshte imponuar kurre asnje qytetari
italian apo europian (BE), por i imponohet punetoreve te huaj si kusht
per te jetuar me familjaret e tyre dhe per te punuar me rregulla.
Ajo qe duhet theksuar nga pikepamja ligjore eshte se art. 9 i
Tekstit te Vetem (T.U.) mbi emigracionin qe disiplinon leshimin e
kartes se qendrimit nuk i referohet ne asnje menyre pershtatshmerise se
baneses . Artikulli ne fakt citon ” i huaji me qendrim te rregullt ne
Itali prej te pakten 6 vjetesh, zoterues i nje leje qendrimi per nje
motiv qe lejon riperteritjen per nje numer te pacaktuar heresh, i cili
demostron te kete te ardhura te mjaftueshme per jetesen e tij dhe te
familjareve te tij, mund ti kerkoje kuestorit leshimin e kartes se
qendrimit per te, familjaret e tij dhe per femijet e tyre qe banojne me
ta. Karta e qendrimit eshte pa skadence “
Edhe ne kete rast eshte rregullorja e zbatimit qe imponon kete lloj
çertifikate.
Art. 16 neni 4 shkronja b, e rregullores se zbatimit (dpr
31/08/1999 nr. 394 dhe modifikuar nga dpr 18/10/2004 nr. 334) kerkon,
midis kushteve per te kerkuar karten e qendrimit, çertifikaten e
pershtatshmerise se baneses parashikuar nga art. 29 i T.U mbi
emigracionin qe i perket nje fushe krejt tjeter qe eshte bashkimi familjar.
Pra meqe T.U mbi emigracionin parashikon, per bashkimin familjar
pasjen e nje banese te pershtatshme, me rregulloren e zbatimit e kane
menduar mire ta kerkojne edhe per leshimin e kartes se qendrimit.
Ne rastin konkret vlen te theksohet qe djali ka lindur ne Itali,
keshtu qe s’ka nevoje te behet bashkim familjar. Per rrjedhoje vete
fakti qe me rregulloren e zbatimit kane pare te arsyeshme te shtojne nje
kerkese qe ligji nuk parashikon, mund te vihet ne diskutim sepse
rregullorja ka tejkaluar funksionin e thjeshte te zbatimit te rregullores.

Disa konsiderata per parametrat rajonale
Duhen bere gjithashtu disa vleresime me te pergjithshme mbi
parametrat e parashikuar nga ligjet rajonale te ndertimit te banesave
publike. Ti referohesh ketyre parametrave do te thote te denosh te huajt
ti nenshtrohen menyrave te ndryshme vleresimi nga administratat rajonale.
Shembull praktik – Sipas ligjit rajonal te Lazio-s nje apartament
qe ne Veneto do te ishte i pershtatshem per dy persona, mund te
konsiderohet i pershtatshem per 4 persona. Kuptohet qe sipas rajonit ku
ndodhesh, ka parametra me te lirshem ose jo.
Vlen te theksohet qe keto parametra jane adoptuar nga ligjet
rajonale me funksione krejt te ndryshme, si psh shtytja per te ndertuar
banesa popullore nga ana e organeve kompetente , qe te garantojne nje
fare komoditeti, qe, midis te tjerash, ne pjesen derrmuese te rasteve
nuk respektohet ne drejtim te subjekteve qe behen realisht te zotet e
banesave popullore.
Ndersa tjeter gje eshte te perdoresh parametra qe duhen per te
ndertuar ne te ardhmen apartamente me komode dhe ti vendosesh si
parametra minimale, duke detyruar personat qe paguajne qerane apo i
blejne, ti respektojne.
Kjo nuk parashikohet per qytetaret italiane apo europiane.
Duhet konsideruar qe nuk eshte e thene qe keto parametra minimale
te cilat ligji kombetar i percjell tek ligjet rajonale per çeshtjen e
banesave popullore, te perputhen me parametrat e caktuar nga keto te
fundit, qe caktojne kriteret e pershtatshmerise se banesave. Ligjet
rajonale ne fakt flasin per banesa te pershtatshme, sipas parametrave te
caktuar por pastaj marrin ne konsiderate parametra te tjere siperfaqeje
– me te ulta – qe i referohen mbipopullimit te mesem ose te larte.
Ajo qe ngelet akoma per tu kuptuar eshte se kujt kritereve ti
referohesh, pra nese per parametra minimale duhen kuptuar parametrat e
pershtatshmerise(komoditeti), apo nese vlejne parametrat e mbipopullimit
te mesem ose te larte (qe merren ne konsiderate si kritere te
preferueshem per hartimin e rradhes per dhenien e banesave popullore).
Duhet kujtuar qe jane te shumta administratat e komunave qe
organizohen me vendime te tyre, drejtuara zyrave kompetente per leshimin
e çertifikatave te pershtatshmerise duke mbajtur parasysh parametrat qe
koinçidojne me parametrat e mbi popullimit te mesem. Me fjale te tjera
parametra me te lirshem lidhur me rrogat.
Duke u rikthyer tek pyetja e bere, e habitshme eshte qe flitet per
nje komune ne Vicenza, ku i referohen per nje çift me fimije te vogel,
nje siperfaqeje minimale prej 46 m.katror, dhe per 1 m.katror me pak i
mohojne pershtatshmerine e shtepise, dhe kjo ndodh ne nje province ku po
i hapet rruga nje kriteri shume me te favorshem.
Me vendim te keshillit te komunes te dates 24/05/2006, komuna e
Arzignano-s (nr. 107) dhe e Montecchio-s, kane adoptuar kritere me te
favorshme se ato per “pershtatshmerine” te caktuara nga ligji rajonal.
Keto kritere parashikojne qe banesa duhet te jete 28 m.katror per
1 person, 38 m.katror per dy persona, 42 m.katror per tre persona.
Keshtu, nese kjo familje do te banonte ne Arzignano, çertifikata e
pershtatshmerise se baneses do ti leshohej per tre persona meqe kane
siperfaqe me te madhe se 42 m.katror. Ne keto vendime perfshihet veç te
tjerash qe, ne rastin kur ne familje ka femije te vegjel, ashtu si edhe
kur femija lind mbas vendosjes se familjes, perberja numerike e
berthames familjare, rrjedhoje e zbatimit te kritereve te sapo
permendura, mund te rritet ne dy njesi. Keshtu qe keto kritere mund te
jene akoma te ndryshueshem.
Per me teper, atje ku banojne dy te medhenj,
mund te banojne tre te mitur. Veç kesaj, ne rast lindjeje mbas vendosjes
se familjes ne banese, qe sjell teprice te nr. maksimal te percaktuar si
me lart, çertifikata e pershtatshmerise mund te leshohet pavaresisht nga
nr. i banuesve, me kusht qe te vertetohet (me dokument te shkruar)
mirembajtja e kushteve te jeteses ne banese.
Duket absurde qe me pak kilometra distance te ndryshojne fatet e
familjes, qe mbas shume vitesh pune te rregullt ne Itali kerkon thjesht
te marre karten e qendrimit sepse ajo i lejon te mos mbaje me rradhen ne
kuesture per te riperteritur lejen e qendrimit.
Nuk eshte per tu perjashtuar mundesia e protestimit ndaj refuzimit
te leshimit te çertifikates se pershtatshmerise se baneses sepse behet
gjithmone fjale per nje vendim qe ka lidhje me unitetin familjar, qe
mund ti jepet per gjykim gjykates se vendit ku banojne.

(e hene, 17 korrik 2006)