Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Karta e qendrimit – Per rregjistrimin e nje femije cilat jane dokumentat qe nevojiten?

Nje konsiderate: i interesuari ka nje shtepi te cilen sigurisht qe ka patur veshtiresi per ta gjetur dhe do te kete akoma edhe me shume veshtiresi per te gjetur nje tjeter, per me teper me te madhe, ndryshe nuk do te jepej çertifikata e pershtatshmerise se shtepise.
Pa llogaritur veshtiresite e medha per gjetjen e shtepise nga ana e emigranteve eshte edhe aspekti ekonomik qe rendon.
Persa i perket parametrit te te ardhurave, ligji fikson nje parameter te njejte ne rastin e gruas dhe te kater femijeve apo te gruas dhe te pese femijeve. Pra problemi nuk eshte ai i te ardhurave per te bere ore jashte orarit per te integruar rrogen. Problemi real eshte ai i shtepise dhe i mundesise per te marre nje çertifikate te pershtatshmerise se shtepise karshi rritjes se njesise familjare. Ne rast se e njejta shtepi eshte çertifikuar e pershtatshme per te banuar nje numer prej 6 vetesh, duhet te kaloj shume kohe per nje çertifikate per shtate vete, edhe pse jemi karshi prezences se nje te porsa linduri qe ka nevoja hapsire shume me te pakta ne krahasim me nje person te rritur.
Problemi ka nje valence te dyfishte pasi nga njera ane reflekton mbi karten e qendrimit por mund te reflektoj edhe mbi mundesine per te patur nje lejeqendrimi normale.
Por duhet t’i dallojme te dy aspektet.

Persa i perket kartes se qendrimit, ligji parashikon shprehimisht qe mund te shtrihet tek anetaret e njesise familjare qe jane ne ngarkim te kerkuesit te kartes se qendrimit kur plotesohen treguesit e shtepise dhe te te ardhurave. Behet fjale per tregues te ngurte qe nuk mund te modifikohen te cilat nuk mund te spostohen edhe ne rrethana interpretuese. Si rrjedhim duhet te themi qe i interesuari veshtire qe mund te rregjistroj te porsalindurin ne karten e qendrimit ne rast se nuk demostron qe te plotesoj kriteret. Mund te kemi frike qe te rrezikojne edhe anetaret e tjere te njesise familjare per shkak qe “kryetari i familjes” i cili me te ardhurat e tija duhet te mbaj te gjithe – te mos jete ne gjendje te plotesoj me kriteret pasi nuk ekzistojne te ardhurat apo shtepia. Ndoshta ky zoteri mund te rinovoj vetem per veten e tij karten e qendrimit pasi ne kete rast nuk kerkohet qe te demostrohet kriteri i te ardhurave apo i shtepise, ndersa familjaret e tjere mund te marrin thjeshte nje lejeqendrimi normale per motive familjare. Shpresohet qe ne nje te ardhme kushti i shtepise dhe i te ardhurave te permiresohet per t’i lejuar te gjitheve qe te pajisen me karte qendrimi.
Perfitojme nga ky rast per te vene ne dukje nje rrezik tjeter qe shprehet ne shume raste per te porsalindurin te rrefuzohet lejeqendrimi. Edhe pse nuk eshte shkruar ne ligj, disa kuestura kerkojne per te porsalindurin e kur keto nuk plotesohen te porsalindurit i refuzohet lejeqendrimi per motive familjare. Sipas mendimit tim eshte e gabuar qe te kerkohen keto kritere edhe thjesht per lejeqendrimin per bashkim familjare.
Pra i porsalinduri ne Itali konsiderohet si nje person qe duhet te vij nga jashte per motive te bashkimit familjar, por nuk eshte aspak e njejta gje.
Ne fakt normat e aplikueshme jane krejt tjeter.
Nuk ekziston asnje norme e cila te parashikoj per ke lind ne Itali proçeduren e bashkimit familjar dhe verifikimin e treguesve te te ardhurave dhe te shtepise, ndaj si rrjedhim nuk eshte e mundur qe te aplikohet, per analogji, normativa qe aplikohet per ke duhet te vij nga jashte.

Ne te kundert, disa kuestura konsiderojne qe duhet te aplikohet kjo norme, por gabimisht pasi kjo gje nuk eshte parashikuar nga normativa. Nga ana tjeter eshte e qarte qe sikur ligji te deshironte te vinte te njejta kushte per ke vjen nga jashte me ata qe lindin ne Itali, do ta kishte shprehur qartesisht, perkundrazi ligji nuk ben asnje referim lidhur me situaten e atyre qe lindin ne Itali. Do te ishte absurde te parashikohej qe nje i porsalindur ne Itali t’i nenshtrohet proçedures se verifikimit dhe detyrimisht duhet te jetoj ne nje shtepi te pajisur me çertifikate, kur shume te huaj, qe jetojne se bashku per motive te afersise familjare dhe kombesie, mund te jetojne shume mire – kur çdonjeri prej tyre ka nje lejeqendrimi normale per pune – ne nje shtepi te mbipopulluar pasi kjo gje nuk gjen asnje kufizim ne ligj.
Nder te tjera, jane te shumte dhe italianet qe jetojne ne shtepi te mbipopulluara, ndoshta ne shtepi te ndertimit rezidencial publik per te cilat pretendohet aplikimi karshi qytetareve ekstrakomunitare.

Ne qofte se nga njera ane nuk mund te sigurojme kush na shkruan lidhur me karten e qendrimit per te porsalindurin ne mungese te treguesve te parashikuar, perkundrazi shqetesohemi pasi do te ishte nje refuzim arbitrar i lejeqendrimit per motive familjare karshi nje femije te lindur ne Itali nga nje familje e cila nuk ploteson te gjitha kriteret e parashikuara per bashkim familjar, pasi ne kete rast nuk kemi te bejme me bashkim familjar. Eshte nje hipoteze krejt tjeter qe nuk gjen limite ne ligj, ndaj duhet te mendojme qe kjo gje qe nuk ndalohet lejohet.
Familja dhe femijet perbejne nje te drejte themelore. Eshte e drejte e çdo personi njerezor. Ndaj te besh klandestin nje te mitur – edhe pse TU mbi emigracionin karakterizohet nga respektimi i parimit te tuteles te garantuar nga Konventa e New Yorkut mbi te dretat e te miturve – eshte me te vertete nje gje e jashteligjshme.