Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Karta e qëndrimit të përhershëm – Ligji parashikon kerkesën e çertifikatës për “ idoneità all’alloggio”- përshtatshmërinë e banesës?

17 korrik 2006

Ju shkruaj nga Vicenza. Jam qytetare rumune me një lejeqëndrim të rregullt prej 11 vjetësh. Unë së bashku me bashkëshortin kemi kërkuar kartën e qëndrimit te përhershëm për ne të dy dhe djalin tonë, gjashtëvjeçar të lindur në Itali, por na kanë njoftuar që praktika jonë është bllokuar për arsye se banesa jonë nuk hyn në paramertat e përcaktuara nga qarku i Veneto.-s Banesa jonë është 44,5 mq dhe minimumi sipëfaqes së parashikuar për të pasur çertifikatën e banesës së përshtatëshme “ idoneo dell’alloggio “ për 3 persona është 46 mq.
Ne e kemi këtë banesë në pronësi dhe për ne nuk është e mundur të ndërrojmë banesë për pesë vjet. Në Kuesturë na kanë komunikuar se megjithëse plotësojmë të gjitha kushtetet, nuk mund të marrim kartën e qëndrimit te përhershëm sepse banesa jonë nuk është në parametrat e kërkuar. Komuna nuk do të na ndihmojë, kështu që na është sugjeruar të marrim një banesë me qira pë 3-4 muaj, kohë e mjaftueshme për të pasur çertifikatën e nevojëshme, ose t’i këkojmë dikujt nga pallati ynë të deklarojë që na lejon të përdorim falas 2 mq të një banese tjetër.
Kuestura e Vicenza-s nuk na ka dërguar asnje refuzim me shkrim të kartës së qendrimit “Cds”, megjithëse praktika është depozituar prej një viti. Dëshiroj të di se si duhet të veproj. Mendoj se është e padrejtë qëi ndodhin këto gjëra të papëlqyeshme personave që kanë punuar prej vitesh në Itali, duke kursyer për të blerë banesën ku jetojnë dhe në një moment ju referohet se nuk është e përshttëshme.
Ne mund të banojmë në banesën tonë me lejeqëndrim për gjithë jetën, por nëse duam kartën e qëndrimit te përhershëm duhet të shesim shtëpinë tonë, të marrim një tjetër me qira ose të kërkojmë lëmoshë përreth. Jam në dijeni që është e mundur që të kërkohet çertifikata edhe pranë USSL kompetente, por kërkesës sonë i janë përgjigjur se ligji e parashikon, por nuk mund të na e lëshojnë.
A është vërtet që jemi të gjithë të barabartë para ligjit?
Në pritje të përgjigjes tuaj, ju falenderojmë dhe ju dergojmë përshëndetjet tona.

Ligji parashikon që çertifikata për banesën e përshtatëshme mund të lëshohetn nga Bashkia ose nga ASL, dhe në bazë të asaj që ju shkruani, nuk kuptojmë arsyen pse kjo e fundit refuzon. Fatkeqësisht çështja e banesës së përshtatëshme nuk kërkohet vetëm për ata që vijnë në Itali nëpërmjet sitemit të kuotave (art. 3, paragrfi 4, T.U. të emigracionit), por lidhet edhe me letrën e qëndrimit të përhershëm dhe bashkimit familjar etj… Pra kërkesa për të banuar në një banesë të përshtatëshme, nuk i është imponuar asnjë qytetari italian ose komunitar, por i imponohet punonjësve të huaj, si kusht për të jetuar së bashku me familjen në Itali dhe për të punuar me dokumenta të rregullta.
Ajo që është për t’u theksuar në bazë të ligjit është se art. 9 i” Testo Unico sull’Immigrazione” në të cilin bazohet leshimi i kartës së qëndrimit nuk kërkon në asnjë mënyrë disponibilitetin e një banese të përshtatëshme.
Ky artikull citon “Qytetari i huaj me qëndrim të rregullt në territorin e shtetit italian nga një periudhë të paktën gjashtëvjeçare, në zotërim të lejeqëndrimit për një motiv i cili lejon persëritjen e panumërt dhe që dimostron të ardhura të mjaftueshme për veten dhe familjarët, mund t’i kërkojë Kuestorit lëshimin e kartës së qëndrimit për veten e tij, bashkëshorten/in dhe për fëmijët e mitur që jetojnë sëbashku me të. Karta e qëndrimit është e përherëshme. Edhe në këtë rast është rregullorja e zbatimit që e imponon këtë çertifikatë. Art. 16, paragrfi 4, shkronja b, e rregullores së zbatimit (dpr 31 gusht 1999, n. 394, i modifikuar nga dpr 18 tetor 2004, n. 334) kërkon ndërmjet kushteve të tjera pë të kërkuar kartën e qëndrimit, çertifikatën e banesës të parashikuar nga art. 29 i T.U.mbi Emigrazionin, i dedikuar një praktike krejt tjetër, siç është bashkimi familjar. Pra meqënëse T.U. mbi Emigracionin parashikon në lidhje me bashkimin familjar egzistenën e një banese të përshtëshme, me rregulloren e zbatimit është menduar që ky kusht t’i imponohet edhe kujt kërkon kartën e qëndrimit.
Në rastin e mësipërm duhet theksuar që fëmija ka lindur në Itali, pra nuk ka qënë e nevojëshme të kërkohet bashkim familjar. Si rrjedhim fakti që një rregullore zbatimi ka shtuar një kërkesë që ligji nuk parashikon, mund të vihet në diskutim, për faktin se rregullorja ka dalë jashtë kompetencave të saj si funksion i thjeshtë për aplikimin e një ligji.

Disa përcaktime mbi paramertat e qarqeve
Duhet të thellohemi më tepër edhe për parametrat e parashikuara nga ligjet lokale të banesave rezidenciale publike. Meqënëse parametrt janë të ndryshëm për qarqe të ndryshme, dëmjnë një pjesë të huajve.
Një shëmbull praktik:- Sipas ligjit të qarkut të Lazio, një apartament që në Veneto është i përshtëm për dy persona, në Lazio është për katër. Pra në bazë të qarkut ku banon qytetari i huaj duhet t’i përgjigjet parametrave më tepër ose më pak kërkues. Duhet theksuar gjithashtu se këto parametra të qarqeve të ndryshëm janë vendosur për një funksion krejt tjetër, për t’u pasur si referim në ndërtimin e banesave shtetërore nga entet kompetente, për të garantuar një farë konforti për banorët. Shpesh herë nuk zbatohet as në rastin e dhënjes së banesave popullore.
Eshtë krejt tjetër t’u imponosh këto parametra personave që do të paguajnë një qira në banesa private ose do të blejnë një banesë.Ky kusht nuk i është vënë asnjëherë as qytetarëve italianë, as qytetarëve të Komunitetit Europian.
Duhet theksuar gjithashtu se ligjet shtetërore dhe ligjet e qarqeve në lidhje me parametrat minimalë nuk koinçidojnë përherë dhe nuk respektojnë kriteret e banesave adeguate.
Ligjet e qarqeve flasin për banesa të përshtatëshme, në bazë të disa parametrave, por marrin në konsideratë edhe sipërfaqe më të vogla dhe i referohen mbi popullimit të mesëm ose të lartë.
Ajo që duhet të sqarohet është se si parametra të vlafshëm duhet të konsiderohen parametrat e “adeguatezza”, të konfortit optimal, apo mund të konsiderohe edhe parametrat e mbipopullimit të mesëm dhe të lartë, që vlejnë edhe për listat e formuara lidhur me dhënien e banesave popullore?.
Duhet pasur parasysh gjithashtu se administrat komunale janë organizuar me vendimet e tyre, duke i dhënë udhëzime zyrave kompetente që të lëshojnë çertifikatën për “idoneità all’alloggio” duke patur si referim parametrat e mbipopullimit të mesëm.
Pra rregulla më pak penalizuese dhe më pranë të ardhurave
Duke u rikthyer tek pyetja e drejtuar me sipër, na habit fakti që në këtë Bashki të provincës së Vicenza-s, për një çift me një fëmijë të vogël, një sipërfaqe banese 46 mq dhe vetëm për një metër diferencë refuzohet “idoneità dell’alloggio”, në një provincë ku po hapet rruga e kritereve lehtësuese.
Me vendimin e këshillit bashkiak të 24 majit 2006, komunat e Azignano (n. 107) dhe e Montecchio kanë adoptuar kriterë më të favorshëm në lidhje me rregullat e pershtatshmërisë të vendosura nga qarku. Këto kritere parashikojnë që banesa duhet të jetë mq 28 për një person, 38 mq per dy persona, 42 mq për tre persone. Pra nëse familja do të banonte në bashkinë e Azignano, çertifikata do të ishte për tre persona, meqënëse banesa është 42 mq. Në vendimet e përmëndura më sipër parashikohet që nëse familja ka fëmijë të vegjël , ose në rastin e lindjes së fëmijëve pas vendosjes në këtë banesë, numri i personave të llogaritur për përshtatshmërinë e banesës mund të rritet me dy persona. Parashikohet gjithashtu që këto kritere mund të modifikohen.pra për të përmbledhur: ku gjejnë sitemim dy të rritur, mund të banojnë në alternativë tre fëmijë. Gjithashtu kur fëmijët lindin pas vendosjes në një banesë dhe numri i personave pas lindjes së fëmijëve e kalon kontigjentin e pranuar,”attestazione di idoneità” mund të lëshohet për të gjithë numrin e banuesve në bazë të një relazioni me shkrim që deklaron kushtet e mira të banesës.
Eshtë absurde që disa kilometra distancë mund të luajnë një rol fondamental tek fati i një familjeje, që pas shumë vitesh pune të rregullt në Itali, kërkon me të drejtë kartës së qëndrimit te përhershëm, për të evituar rradhat e pafund në kuesturë për përsëritjen e lejeqëndrimit.
Nuk mund të përjashtohet mundësian e “impugnare il provvedimento di rifiuto” kundërshtimit të vendimit të refuzimit të çertifikatës së përshtatshmërisë së banesës, vendim që ka të bëjë me unitetin e familjes dhe i kërkohet gjykatës ordinare (të zakonëshme) te vendit ku jeni rezidente të verifikojë legjitimitetin.