Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Karta e qendrimit

Treguesit per marrjen e saj, ne veçanti qendrimi prej te pakten 6 vjetesh ne territorin italian, kusht ky i parashikuar nga art. 9 i Tekstit Unik mbi Emigracionin per te propozuar kerkesen per karten e qendrimit

Degjuesi ka qene shume i qarte e na ka shprehur nje problem qe fatkeqesisht verifikohesh shpesh.
Me te drejte art. 9 i TU mbi emigracionin parashikon te drejten e marrjes se kartes se qendrimit, qe siç eshte e njohur, lajon qe te mos shkohet shume shpesh ne Kuesture e te humbet kohe e mundesi pune, parashikon te drejten e marrjes se kartes se qendrimit nga ana e te huajit me qendrim te rregullt ne territorin e shtetit prej te pakten 6 vjetesh.

Norma parashikon qe ai duhet te jete titullar i nje lejeqendrimi per nje motiv qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh e qe te demostroj te kete nje te ardhur te mjaftueshme. E mbi kete aspekt qe luan Kuestura e Lekos, interpretim ky qe e kundewrshtojme pasi nuk na duket i drejte. Ky eshte nje argument, qe ne fakt, e kemi trajtuar edhe here te tjera e qe nder te tjera e demostron edhe praktika e shume kuesturave te tjera qe nuk e ngrene kete problem. Ne fillimin e proçedures e interesuara ishte lajmeruar nga Kuestura mbi proçeduren e mospranimit te 6 viteve me qendrim te rregullt ne Itali, edhe pse ishin te dokumentueshme nga i interesuari, e nuk do te konsideroheshin te nevojshme ne baze te qellimeve te parashikuara nga art. 9 per marrjen e kartes se qendrimit. Perse? Sepse sipas Kuestures se Lekos, ky zoteri duhej te kishte per te 6 vjetet e meparshme nje lejeqendrimi te rregullt te tipit qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh.
Lidhur me kete aspekt eshte e nevojshme qe te hapim nje pargraf e te shpjegojme se per çfare behet fjale. Nje lejeqendrimi qe lejon nje stabilitet relativ ne territorin italian e lejeqendrime te ketij tipi jane p.sh. ato per motive pune si vartes, pune autonome, statusi i refugjatit, motive familje etj. Me fjale te tjera jane lejeqendrime qe mund te rinovohen periodikisht pa asnje limit, mund te rinovohen per te gjithe jeten e te huajit, se jo kur kryen akte qe sipas ligjit nuk lejojne rinovimin e lejeqendrimit.
Nderkohe qe nuk eshte i rinovueshem per nje numer pambarimisht heresh, per te marre nje shembull, lejeqendrimi per motive studimi pasi me skadimin e kursit legal te studimeve, ose me mbarimin e studimeve, ky lejeqendrimi nuk mundet me qe te rinovohet. Si rrjedhim i interesuari pasi ka mbaruar studimet nuk mundet automatikisht te vazhdoj me rinovimin e lejeqendrimit e mund te hasi edhe ndonje veshtiresi per ta konvertuar pasi kjo gje eshte e mundur vetem kur ka kuota te disponueshme me dekretin e flukseve.

Pra dallimi eshte i dukshem. Ligji kerkon qe i huaji per marrjen e kartes se qendrimit, te kete nje lejeqendrimi qe eshte i rinovueshem nje numer te pakufizuar heresh e perkundrazi karta e qendrimit nuk mund te kerkohet se i interesuari ka nje lejeqendrimi qe mund te rinovohet nje numer te kufizuar heresh si lejeqendrimi per motive studimi. Por kuestura e Lekos adopton nje interpretim qe e kaperxen çka eshte parashikuar nga norma. Pra kerkon qe per te gjithe 6 vjetet e lejeqendrimit ne rregull ky zoteri te kete patur nje lejeqendrimi per motive pune si vartes. Disa kuestura shkojne akoma edhe me tej duke kerkuar edhe argumenta te tjera per refuzimin e kartes se qendrimit.

Mbeshtesin teorine sipas te ciles kur i huaji ka patur nje periudhe papunesie gjate kohes se qendrimit ne Itali, pasi sipas ligjit parashikohet edhe nje periudha maksimale papunesie tej te ciles refuzohet rinovimi i lejeqendrimit, e me qende se lejeqendrimi per pritje te punesimit nuk eshte i rinovueshem nje numer te pakufizuar heresh, kjo ben qe nderpritet vjetersia e lejeqendrimit qe kerkohet i rinovueshem per nje numer te pakufizuar heresh.
Disa kuestura te tjera kane mbeshtetur ne te kaluare, e theksojme ne te kalueren e shkakun do ta trajtojme me poshte, qe nuk mund te kerkoj jkarten e qendrimiti huaji qe eshte me qendrim te rregullt ne Itali te pakten prej 6 vjetesh ose edhe 15 vjetesh, por qe ka patur nje lejeqendrimi te rinovueshem per nje numer te pakufizuar heresh, e per kete nuk mund te permushi kriteret per marrjen e kartes se qendrimit. E keshtu duke u nisur edhe nga nje periudhe e shkurter papunesie krijohen nje ndesrprerje e vazhdueshmerise qe lejeqendrimit te rinovueshem nje numer pambarimisht heresh, e si e tille llogaritja fillohej nga fillimi duke akumuluar keshtu 6 vitet e tjera.

Lidhur me faktin qe ky nuk eshte nje interpretim korrekt i ligjit e kemi diskutuar shume here edhe ne te kaluaren pasi ligji thote “i huaji me qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten 6 vjetesh e qe eshte titullar i nje lejeqendrimi per nje motiv qe lejon nje numer te pakufizuar rinovimesh e qe demostron te kete nje te ardhur te mjaftueshme ka te drejte te kerkoj karten e qendrimit”.
JANE TRE TREGUES TE DALLUESHEM. Duhet te plotesohen qe te tre, por jane te dalueshem.
Njeri eshte qe i huaji duhet te jete me qendrim te rregullt ne Itali prej te pakten 6 vjetesh. Per kete eshte me qendrim te rregullt te pakten prej 6 vjhetesh edhe i huaji qe per 6 vjetesh ka patur nje lejeqendrimi per turizem ose per studime e me pas nje lejeqendrimi per motive pune.
Te gjitha tipologjite e qendrimit me kushtin qe te jene te rregullta jane te llogaritshme me qellim vjetersine e qendrimit. Treguesi i lejeqendrimit te rinovueshme nje numer pambarimisht rinovimesh eshte nje tregues qe duhet plotesuar ne momentin ne te cilin kerkohet karta e qendrimit e nuk eshte i domosdoshem per gjithe periudhen prej 6 vjetesh te kerkuar nga ligji.
Ndaj nuk eshte e nevojshme qe per te gjithe periudhen prej gjashte vjetesh te kemi te bejme me nje lejeqendrimi per motive pune si vartes qe nuk eshte nderprere kurre nga nje periudhe papunesie. Mjafton nje lejeqendrimi i rregullt per 6 vjet i çdo tipi, por ne momentin e prezantimit te kerkeses duhet te jete i tipit te rinovueshem nje numer pamnbarimisht heresh.
Gjithashtu eshte e nevojshme qe i interesuari te kete nje te ardhur te mjaftueshme, gje qe nuk eshte e nevojshme qe ta kete patur per gjithe periudhen prej 6 vjetesh.

Ky interpretim eshte sqaruar edhe nga Ministria e Brendshme, me nje qarkore qe mund ta gjeni edhe ne sitin internet te projektit Melting Pot. E keshtu me te drejte degjuesi yne thote te verteten kur pohon interpretimin e Kuestures se Lekosqe duket fantazioz e duket qe nuk i referohet ligjit. Ndaj kemi te bejme me nje interpretim te gabuar.

Natyrisht qe sikur te interesuari t’i mohoet karta e qendrimit ne baze te interpretimeve te mesiperme, eshte e nevojshme q ete bej nje apel ne TAR e cila do ta pranoj pasi e drejta eshte ne anen e te interesuarit.