Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Keshilli i Kassacionit: denime per klandestinet qe jane pa dokumenta

Ne te perditshmen Xhenovese “Il Secolo XIX” te 1 nentorit 2003 eshte botuar nje njoftim lidhur me nje sentence te seksioneve te bashkuara penale te Keshillit te Kasacionit qe duket qe eshte duke adoptuar nje linje te ashper kunder klandestineve qe nuk i tregojne dokumentat forcave te redit kur i kerkojne.

Sipas kesaj sentence emigrantet qe hyjne ne menyre klandestine ne territorin italian duhet ne çdo rast qe te paraqesin nje dokument identiteti. Mos paraqitja e nje dokumenti te tille do te konsiderohet si krim e nuk mund te justifikohet nga rrethanat qe mund te lehtesojne fajin.
Seksionet e bashkuara penale te Kasacionit sqarojne keshtu çeshtjen shume te rrahur te te huajve klandestine, qe kishte ndare seksione te ndryshme te Keshillit te Kasacionit qe here pas here ishin marre me kete çeshtje.
Seksionet e bashkuara nuk kane pranuar apelin e paraqitur nga nje emigrant i parregullt, qe karshi pafajsimit te emigranteve te tjere te parregullt qe nuk kishin prezantuar nje dokument identiteti, i ishin drejtuar Keshillit te Kasacionit per te bere anullimin e denimit qe i ishte dhene. Seksionet e bashkuara nuk kane pranuar kete apel e kane shpjeguar qe mungesa e demostrimit te nje dokumenti identiteti nga ana e te huajit klandestin qe ndodhet ne territorin e shtetit, me kerkese te zyrtareve e te agjenteve te sigurise publike perben krim.

Mungesa, per çdo lloj motivi, ne momentin e hyrjes ne territorin italian i nje dokumenti identiteti per motive qe kane te bejne me udhetimin ose me humbjen, nuk perben me nje justifikim te motivuar, qe e ben t’i shmanget denimit ne seli penale.
Keto jane elementet qe dalin nga informativa. Ne te ardhmen do t’ju japim njoftime te tjera me te hollesishme.