Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi ligjin e ri kunder trafikut te personave n.228 i 11 gushtit 2003

Ky ligj ka modifikuar ne menyre rrenjesore perkufizimin kthim ne skallveri duke adoptuar edhe perkufizimin e nje sjelljeje analoge siç eshte kthimi ne kushte skllaverie.
Behet fjale per nje norme qe do te kete nje fushe aplikimi shume te gjere sidomos per te sanksionuar sjellje te shfrytezimit, e ne veçanti shtytjen e shfrytezimin e prostitucionit, lypjes, aktiviteve te punes ne kushtet e shfrytezimit e nenshtrimit te plote te punetorit karshi punedhenesit. Gjithashtu ligji i ri fut masa specifike per represionin e ketyre sjelljeve duke bere edhe modifikimin e kodit penal.
Ne vijim do te nenvizojne disa nga aspektet me te rendesishme.

Me ligjin kunder shfrytezimit eshte modifikuar art. 600 i kodit penal me titull “Kthimi ne skllaveri” qe parashikonte denimin nga 5 ne 15 vjet. Formulimi i ri i tekstit eshte me kompleksiv e me specifik (i rendeshem veçanerisht per futjen ne proçes penal te disa sjelljeve qe ne te kundert nuk perfshiheshin).

Art. 600 – Kthimi ose mbatja ne skllaveri ose ne sherbetore
“Çdokush qe ushtron mbi nje person pushtet qe i korrespondojne atyre te te drejtes se pronesise ose çdokush qe kthen ose mban nje person ne nje gjendje nenshtrimi te vazhdueshem, duke e detyruar per sherbime pune ose seksuale ose lypjeje ose ne sjellje qe çojne ne shfrytezim, denohet me burgim nga 8 ne 20 vjet.
Kthimi ose mbatja ne gjendje nenshtrimi lind kur sjellja ushtrohet nenpermjet dhunes, kercenimit, mashtrimit, abuzimit te autoritetit ose perfitimin nga nje situate inferioriteti fizik ose psiqik ose nga nje situate nevoje, ose nepermjet premtimit ose dhurimit te shumave te parave ose te avantazheve te tjera te atij qe ka autoritet mbi personin.
Denimi rritet me nje te treten ne nje te dyten ne rast se faktet e paragrafit te pare kryhen ne dem te te miturve, nen moshen 18 vjeç ose kane si synim shfrytezimin e prostitucionit ose kane si qellim marrjen e organeve te personit te ofenduar.”

Qe nga titulli kuptohet qe duhet te behet dallim mes kushtit te kthimit ose mbatjes ne skllaveri ne kuptimin e ngushte, lidhur me nje sjellje analoge por qe nuk kerkon te gjitha karakteristikat identike siç mund te jete “kthimi ose mbatja ne skllaveri”.
Ne konceptin origjinal te kthimit ne skllaveri (qe supozon nje sjellje te personit dominant sikur te ishte pronari e ben çfare te doj) shtohet perkufizimi “kthim ne sherbetore” qe perfshin nje sjellje qe nuk eshte e nevojshme te kufizoj 24 ore ne 24 jeten e nje personi, por qe ne fakt çon ne kushtin e shfytezimit si lidhur me mardheniet seksuale, per vete ose per te tjere, ose per nje aktivitet lypjeje, por edhe per sherbime pune.

Kjo sjellje (sipas ligjit te ri) verifikohet kur ushtrohet dhune, kercenim ose mashtrim. Merret shprehimisht ne konsiderate jo vetem nje situate ne te cilen arrihet te realizohet nje sherbim apo buzim autoritetit nepermjet kercenimit, dhunes etj.
Shembull praktik – Sjellja e punedhenesit karshi vartesit ose perfitimi nga nje situate nevoje, si ne rastin e nje personi qe nuk mund t’i drejtohet askujt tjeter per ndihme (nje i ashtuquajtur klandestin) e duhet te pranoj çdo lloj kushti pune e jete.

Gjithmone ne ligjin e ri merret ne konsiderate edhe perfitimi i nje personi nga inferioriteti fizik (jo vetem rasti i nje perfoni me pa aftesi fizike por edheai i te mitur).
Kthimi ne skllaveri merret ne konsiderate edhe kur arrihet efekti i ushtrimit te mardhenieve seksuale ose pune nepermjet premtimit te nje shume parash ose avantazheve te tjera nga ai qe ka autoritet mbi personin.
Shembull praktik – Me pelqimin e prinderve qe ushtrojne pushtet mbi femijen ose nepermjet premtimit te parave ose avantazheve te tjera. Pra, nuk eshte e nevojshme absolutisht qe te behet fjale per shitjen e te miturit, por thjesht per nje avantazh ekononmik qe i jepet familjes per ta vene te miturin ne sherbim te shfrytezuesit.

Gjithashtu jane modifikuar edhe artikujt 601 e 602 te kodit penal.
Artikulli 601 e perkufizon shfrytezimin e personit, ndersa artikulli 602 blerjen ose shitblerjen e sklleverve” Le t’i shikojme ne vijim.

Art. 601 – Shtytezimi i personave
Çdokush qe ben shfrytezimin e personave qe gjenden ne kushtet e cituara ne art. 600, me qellim kryerjen e krimeve te permendura ne paragrafin e pare te te njejtit artikull, qe e shtyn nepermjet mashtrimit ose shtrengimit nepermjet dhunes, kercenimit, abuzimit te autoritetit ose perfitimit nga nje situata inferioriteti fizik ose psiqik ose situata nevoje, ose nepermjet premtimit ose dhenies se shumave te parave ose te avantazheve te tjera mbi personin mbi te cilin ka autoritet, per te hyre, per te qendruar ose per te dale nga territori i Shtetit ose transferimit ne brendesi te tij, denohet me burgim nga tete ne njezet vjet.
Denimi rritet me nje te treten ne nje te dyten ne rast se faktet e paragrafit te pare kryhen ne dem te te miturve, nen moshen 18 vjeç ose kane si synim shfrytezimin e prostitucionit ose kane si qellim marrjen e organeve te personit te ofenduar.”

Ne te gjitha keto raste denohet sjellja e atyre qe provokojne hyrjen, qendrimin ose daljen nga territori i Shtetit me keto qellime karshi nje personi qe, siç e pame me siper, ndodhet ne kushtet e parashikuara nga artikulli 600.

Art. 602 – Blerja e shitblerja e skelleverve
Çdokush, qe nuk perfshihet nga rastet e permendura ne art.601, blen ose shitblen ose jep nje person qe ndodhet ne nje prej kushteve te permendura ne art. 600 denohet me burgim nga tete ne njezet vjet.
Denimi rritet me nje te treten ne nje te dyten ne rast se faktet e paragrafit te pare kryhen ne dem te te miturve, nen moshen 18 vjeç ose kane si synim shfrytezimin e prostitucionit ose kane si qellim marrjen e organeve te personit te ofenduar.”

Siç e kemi theksuar, formulimi i meparshem i art. 600 parashikonte nje hipoteze te krimit ne forme me te pergjitheshme ne baze te te ciles denohej sjellja e kujdo, ne çdo lloj menyre (pavaresisht nga perdorimi i dhunes psiqike ose fizike) kishte kthyer nje person ne skllaveri ose kushte analoge.
Problemet interpretuese ishin te shumta pasi perkufizimi, sidomos i kushteve analoge me skllaverine jo gjithnje ishin te lehta per t’u percaktuar. E ne fakt, koncepti i skllaverise, ne kuptimin e ngushte te terminit, esencialisht eshte zhdukur. Nuk do te asistojme me (te pakten per realitetin italian) ne nje skllaveri tradizionale, pra ne nje sjellje te dikujt qe trajton e mban nje person sikur te ishte nje e mire materiale, duke bere ate qe do.
Pra, le te themi qe normalisht kemi te bejme me nje sere presionesh, formash nenshtrimi, te çuarjes drejt nenshtrimit nepermjet mashtrimit, kercenimit, dhunes, abuzimit, qe normalisht kane si synim qe arrijne rezultate, per me shume te karakterit ekonomik. Keshtu, skllaveria eshte nje gjendje sherbetori e individualizohet nepermjet ketyre sjelljeve.
Fillimisht jurisprudenza, akoma para se sa te bej modifikimin e kodit nepermjet nje ligji te ri, eshte marre me perkufizimin e sjelljeve, te cilat jane analoge me skllaverine. Shpesh i jane referuar perkufizimit te sjelljes analoge qe permbahet ne Konventen suplementare mbi skllaverine te Gjeneves, te dates 7 shtator 1956, qe me pas eshte ratifikuar e eshte bere eskluzive per Italine nepermjet ligjit n.1304 te vitit 1957. Ne Konvente jane marre ne konsiderate nje sere praktikash qe futeshin ne perkufizimin e sjelljeve analoge me skllaverine, siç mund te jete p.sh. kthimi ne sherbetore per shkak te borxheve, per te punuar token, per krijimin e praktikave te forces nepermjet te cilave nje grua eshte premtuar ose eshte dhene ne martese nepermjet sjelljeve e korespunduesve pa patur mundesine per te refuzuar. E akoma praktika ne baze te te cilave nje i mitur mund te jepej, nepermjet pageses, te pakten me synim shfrytezimin e tij.
Por kjo liste nuk arrinte qe te perfshinte akoma nje sere sjelljesh qe ne fakt identifikoheshin si sjellje te kthimit ne forma te reja te skllaverise e qe mund t’i shmangeshin aplikimeve penale, pikerisht per faktin qe nuk ishin parashikuar shprehimisht nga vet norma.

Artikulli i ri n. 600, ka nje merite te padiskutueshme te permbushjes se plote te kesaj nevoje te “tipicitetit” te krimeve, pasi parimi themelor i te drejtes penale eshte qe norma duhet te jete e prere (e sakte). Nje person mund te denohet vetem ne baze te fakteve qe parashikohen shprehimisht nga norma penale sanksionvenese, jo per sjellje te ngjashme te cilat nuk perfshihen ne normen qe parashikon sanksionin. Ne rastin tone kemi te bejme me nje perkufizim me konkrete e me te sakte te sjelljeve qe sot denohen nga art. 600 i kodit penal. Kemi te bejme me dy lloj shprehjesh te skllaverise e te kthimit ne sherbetore, por qe, qe te dyja, nga kendveshtrimi praktik, nuk kane ndonje ndryshim te madh pasi te dyja keto sjellje denohen ne te njejten menyre.

Ndersa per perkufizimin e skllaverise, ne sensin e ngushte, parashikohet denimi i atij qe, nepermjet çdo forme sjelljeje, ushtron pushtet qe i korrespondon te drejtes se pronesise, per perkufizimin e kthimit ne skllaveri merren ne konsiderate nje sere aktivitetesh, qe sot parashikohen nga norma, qe ne vetvete bejne qe viktima te kthehet ne kushtin e nenshtrimit te vazhdueshem (detyrimi per mardhenie seksuale ose pune). Ky nenshtrim behet i rendesishem nga kendveshtrimi penal vetem kur realizohet nepermjet dhunes, kercenimit, mashtrimit, abuzimit te autoritetit, perfitimit nga nje situate inferioriteti fizik ose psiqik, ose nga nje situate nevoje, ose nepermjet premtimit te shumave te parave ose avantazheve te tjera karshi atij qe ka autoritet ose pushtet si prind mbi personin. Çdonje prej ketyre sjelljeve çon ne identifikimin e krimit te kthimit ne skllaveri, e ne aplikimin e normave sanksionvenese.

Nenshtrimi duhet te jete i vazhdueshem, nje sjellje e zakonshme, e nuk duhet te behet fjale per nej episod te vetem. Edhe sjellja e ushtrimit mbi nje person te sjelljeve korresponduese me ato te te drejtes se pronesise ne baze te perkufizimit eshte i tipit te vazhdueshem.
Ky lloj krimi – krimi i kthimit ne skllaveri ose ne kushtet e sherbetorit – eshte e nevojshme qe te jete nje sjellje e tipit te vazhdueshem, e kjo çon ne konseguenca shume te rendesishme nga pikpamja e juridiksionit. Persa i perket konsumimit te sjelljes – qe nga ligji parashikohet si krim –kur fillon jashte e me pas vazhdon ne Itali, sigurisht qe denohet ne baze te ligjeve italiane, kjo ne baze te art. 6 te kodit penal.

Modifikimi i art.600 te kodit penal ka futur nje te re te rendesishme, pra denueshmerine e sjelljes se mbatjej ne gjendje nenshtrimi. Fillimisht art.600 kishte si baze lirine fillestare te personit qe me pas eshte kthyer ne skllav. Sot merret ne konsiderate personi qe mund te jete ne kushte skllaverie e qe trajtohet e nenshtrohet nga subjekte te tjera me pergjegjesi identike.

Tani, ne baze te ketyre perkufizimeve normative, nuk ekzistojne me dyshime mbi rendesine penale, si per shembull ne rastin e te miturve qe detyrohen prej prinderve qe te lypin ose qe jepen prej prinderve ne subjekte te tjera (ne shkembim te parave ose avantazheve te tjera) per aktivitete shfrytezimi. Edhe pse ky aktivitet ushtrohet prej prinderve, futet ne perkufizimin e kthimit ne skllaveri ose ne sherbetore. Ne parashikimin e bere nga norma futen edhe rastet tipike te blerjes se te miturve, te detyrimit te tyre per te lypur ose te kryerjes se krimeve ne favor te shfrytezuesve, apo te situatave kur nje prej komponenteve te familjes jep nje grua, nje personi te trete, karshi nje korrespenduesi te caktuar, pasi e ka çuar ate (gruan) ne gjendje ezaurimi. Kemi te bejme me situata me te cilat magjistratura ishte marre, e qe sot gjejne nje perkufizim me te sakte ne formulimin e ri te normes.

Ne kete perkufizim te normes futen edhe ato sjellje te punedhenesve, te cilat shpesh i gjejme ne kronikat e gazetave, te cilet mbajne vartesit e tyre klandestine ne kushte nenshtrimi, duke i mbajtur te mbyllur ne vendin e punes, duke i detyruar ata qe te paguajne nepermjet punes nje lloj borxhi per hyrjen ne Itali dhe per dhenen e strehes. Tipike jane laboratoret klandestine ne te cilat personat punojne “me kohe te plote”, nuk paguhen e duhet te punojne kush e di se per sa kohe, per te paguar punedhenesin per te ashtuquajturat shpenzime per ardhjen e tyre ne Itali, etj..

Per keto tipe krimesh, norma e re parashikon mundesine e perdorimit te aksioneve, duke perdorur figuren e agjentit provokues. Pra, ato forma hetimesh qe perdoren ne rastin e kriminalitetit te organizuar ose te mafias, sot mund te perdoren edhe per keto tipe krimesh.
Se fundi eshte zgjeruar edhe tutela e viktimave te krimit, te cilat mund te perfitojne nga forma te mbrotjes si deshmitare special, kur behet fjale per deshmitare. Ne kete menyre, proçesi penal mund te zhvillohet ne forma te veçanta qe garantojne rruatjen e personit dhe eleminimin e kercenimeve prej ambjenteve kriminale.

Gjithashtu ligji parashikon edhe krijimin e nje fondi per viktimat e shfrytezimit, te destinuara per programe te asistences e integrimit social ne favor te viktimave te krimit, parashikuar nga vet ligji, si dhe per ato te parashikuara nga art. 18 i T.U. E ne fakt, fondi i krijuar eshte parashikuar nga ky artikull – i cili eshte perdorur gjeresisht per viktimat e prostitucionit te cilat bashkepunojne me drejtesine e qe i tremben hakmarrjes – sot shtrihet edhe per viktimat e shfrytezimit. Ky fond duhet te krijohet edhe nepermjet te mirave qe ju konfiskohen subjekteve ne vijim te nje sentence denimi.
Duhet sikur ligjvenesi nuk ka parashikuar mjete te mjaftueshme per t’i bere balle konkretisht politikave te solidaritetit, te parashikuara nga kjo normative. E ne fakt, financimi i fondit behet nepermjet kanaleve te parashikuara nga art. 18 i TU (vetem 10 miliar lireta), ose nepermjet konfiskimit te te mirave, financim krejt virtual (afatet per realizimin e konfiskimit jane shume te gjata, pasi te mirat vihen nen emrin e personave te tjere).
Ne thelb, ndersa qellimet qe kerkohen te ndiqen rriten, parate mbeten gjithnje po ato.
Mbetet per te uruar qe ne te ardhmen, ne rast se vertet do te ndiqen keto projekte te integrimit ne shoqeri (duke lehtesuar denoncimin e ketyre sjelljeve) e afrimit te nje alternative ketyre personave te shfrytezuar, duhen me shume para. Nga ana tjeter eshte e drejte te konsiderohet si nje forme investimi pikerisht per represionin e ketyre krimeve.

Modifikimet e bera prej artikullit 600 e vijim te kodit penal, do te kene efektin e tyre mbi te gjitha ne trajtimin e tutelen e te miturve te pashoqeruar, shpesh viktima te formave te ndryshme te shfrytezimit.