Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi modalitetet e debimit me shoqerimin ne kufi

Do te marrim shkas nga nje komunikate per shtyp e dates 31 maj te ketij viti, nje komunikate e Sindikatave Italiane te punetoreve te Policise (Silp) e te CGIL te Lombardise qe na ka ofruar nje sere te dhenash mbi listat e pritjes se emigranteve ne Rajonin e Lombardise dhe te vrojtimeve interesante lidhur me shpenzimet dhe modalitetet e perdorimit te provedimenteve te debimit me shoqerimin ne kufi.

Jane ilustruar presupozimet e sindikatave te policise mbi problemin e praktikave per rinovimin e lejeqendrimebe dhe te dhenat e ardhura nga provincat mbi afatet e shqyrtimit te praktikave e mbi prezencen e punetoreve ekstrakomunitare. Kjo mbledhje te dhenash eshte bazuar mbi nje rikonjicion kapilar bere nga qendrat e te huajve te Dhomes se Punes qe jane te shperndara ne te gjithe territorin e Rajonit te Lombardise dhe nga krahasimi me te dhenat qe kane shoqatat e tjera dhe institucionet. Sipas ketyre te dhenave ne Lombardi jane prezent 580 mije emigrante ne kushte te rregullta qendrimi te cileve, sipas llogaritjeve, ju shtohen edhe 60 mije te parregullt.
Ndaj, siç mund te shihet, ne nje distance te vogel me mbylljen e nje rregolarizimi te gjere ( me i madhi qe eshte pare ne historine italiane), kemi akumuluar menjehere nje kuote prej 10% ne lidhje me prezencen e rregullt – te emigranteve ne kushte jo te rregullta, qe eshte nje shenje e dukshme qe diçka nuk funksionon.
Me tej nenvizohet sesi mekanizmi i normatives se adoptuar nga ligji Bossi Fini, eshte duke prodhuar me shpejtesi nje sasi te parregulltish mes atyre qe duhet te rinovojne lejeqendrimin.

Lidhur me kete aspekt edhe “Corte dei Conti” ne formulimin e vrojtimeve te veta lidhur me rregulloret e aktualizimit te ligjit Bossi Fini – siç theksohet ne njoftimin per shtyp – vrojton sesi ne prezencen e nje fenomeni qe ka karakteristika strumentale si emigracioni (e siç duhet te jete tashme e njohur per te gjithe) perkundrazi eshte nje politike qe e trajton problemin me llogjiken e emergjences, duke shpenzuar 230 milion euro te destinuara per aktivitetin e sigurimit e te kundershtimit qe me fjale te tjera jane asorbuar, gati eskluzivisht, nga i gjithe sistemi i ekzekutimit te provedimenteve te debimit, ne qqp (qendrat e qendrimit te perkohshem) dhe nga aktivitetet qe lidhen me shoqerimin ne kufi. Nder te tjera, nenvizon sindikata e Policise – ne kete menyre 700 operatore te Policise i hiqen aktiviteteve qe mund te perdoren per tutelimin e sigurise se qytetareve, kurse perkundrazi perdoren kunder personave qe nuk jane duke ushtruar asnje aktivitet te paligjshem e qe normalisht jane duke punuar e duke prodhuar pasuri per Italine.

Afatet e rinovimit dhe kohezgjatja e lejeqendrimit
Nje vrojtim shume i rendesishem eshte ai qe ka te bej me afatin e rinovimit te lejeqendrimit dhe kohezgjatjen e tyre.
Te dy çeshtjet jane ngrushtesisht te lidhura pasi reduktimi i periudhes qe kohezgjatjes se lejeqendrimit, futur me ligjin Bossi Fini, (qe ka kushtezuar kohezgjatjen e lejeqendrimit me ate te kontrates se punes e si rrjedhim me perkoheshmerine tipike te punetoreve emigrante me kontrata pune me kohe te kufizuar), shoqeruar me rritjen e numrit te emigranteve me rregolarizimin e fundit, ka rritur ne menyre eksponenciale punen e zyrave te emigranteve neper kuestura. Kjo per nje motiv shume te thjeshte.
Emigrantet present ne territor jane te detyruar qe te kthehen disa here ne zyren e te huajve per per te rinovuar me shpesh lejeqendrimin. Kjo gje ka shkaktuar bllokimin e kuesturave, e ka çuar ne afate rinovimi shume te gjata. Afat pritjeje gjate te cilit eshte shume e veshtire per te gjetur nje pune te rregullt e si rrjedhim keto pritje perkthehen, ne thelb, ne nje detyrimin e tyre qe te pranojne oferta pune ne te zeze.
Nder te tjera, mungesa e nje rregulloreje aplikative (qe duhet te aprovohej brenda 6 muajve nga aprovimi i ligjit Bossi Fini) krijon hapsire per interpretime nga me te ndryshmet te normatives mbi rinovimin e lejeqendrimit, gje qe natyrisht prodhon sjellje te diferencuara mes kuesturave te ndryshme.

Disa aspekte praktike
. Nje asitent shtepiak qe ka bere rregolarizimin, ne rast se ndryshon punedhenesin nuk ka te drejten e rinovimit te lejeqendrimit se jo ne rastin e vdekjes se punedhenesit.
Sipas kuestures se Kremones, nje badante nuk mund te ndryshoj vendin e punes edhe sikur te vazhdoj te ushtroj aktivitet ne kuadrin e puneve shtepiake, gje qe mund te lejohet me qellim rinovimin e lejeqendrimit, vetem ne rastin e dokumentuar te vdekjes se punedhenesit te meparshem. Gje qe eshte me te vertete absurde.

Fillimii rinovimit te lejeqendrimit nuk eshte nga data e skadimit te vet lejeqendrimit – siç do te ishte e natyrshme sipas arsyetimit te mire – por nga data e punesimit. Kjo sipas nje praktike te aplikuar nga Kuestura e Mantoves dhe ne rastin ne te cilin eshte ndryshuar punedhenesi ne vazhdimesi te vlefshmerise se lejeqendrimit.

– Ne Bergamo kush ka bere rregolarizimin ne baze te ligjit Bossi Fini per te bere rnovimin e lejeqendrimit duhet te kete nje kontrate prej te pakten nje viti ose me kohe te pakufizuar, nuk mund te ushtroj aktivitet pune autonome. Kjo eshte situata qe verifikohet edhe ne Padova, Viçenca dhe ne shume kuestura te tjera.

– Ekziston gjithashtu problemi qe gjate kohes se pritjes per rinovimin e lejeqendrimit nuk eshte e mundur qe te behen nje sere gjerash: te kthehen ne shtepi gjate periudhes se veres per pushime, edhe kur ndermarrja mbyllet normalisht siç ndodh gjate muajit gusht i i cakton pushimet punetoreve qe jane te detyruar qe t’i shfrytezojne ne ate periudhe. Ekzistence vetem e riçevutes se prenotimit per rinovimin e lejeqendrimit nuk lejon, ne fakt, qe te ndryshohet vendi i punes, ne kuptimin qe kjo eshte e mundur dhe e ligjshme sipas formulimti te ri te art. 22, paragrafi 12 i TU, por pjesa dermuese e punedhenesve nuk i pergjigjet, atij qe kantidohet per punesim duke i thene “kthehu kur te kesh rinovuar lejeqendrimin”. Kjo sepse nuk duan te rrezikojne qe te mbajne ne pune nje person qe me tej mund t’i refuzohet lejeqendrimi e qe siç e shohim eshte gjithnje e me e thjeshte qe te ndodhi.
Pasja vetem e riçevutes se prenotimit çon edhe ne konseguenca indirekte persa i perket shfrytezimit te asistences sanitare. Usl rinovojne, gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit, rregjistrimin ne Sherbimin Shendetsor Kombetar, por per nje periudhe te kufizuar (normalisht tre muaj) duke refuzuar rinovimin e metejshem ne pritje te lejeqendrimit te rinovuar.
Por eshte plotesisht absurde se si do te rinovohet vetem, tre muaj rregjistrimi ne Sherbimin Shendetsor Kombetar, gjate pritjes se rinovimit te lejeqendrimit, kur me pas, per te dhene nje shembull, ne Venecia duhet te pritet 12 muaj per rinovimin e lejeqendrimit, pa bere asgje te keqe.

– Me tej ka edhe probleme te tjera qe lidhen me rregjistrimin ne anagrafe. Shume komuna (disa prej tyre duke ju shmangur udhezimeve te dhena nga disa kuestura), refuzojne qe te rinovojne rregjistrimin anagrafik ne rastin e lejeqendrimit te skaduar edhe pse karshi riçevutes se prenotimit. Keshtu, urdherojne çrregjistrimin nga rregjistrar e anagrafes se popullsise residente, gje qe çon ne probleme te metejshme te natyrave te ndryshme. P.sh. veshtiresi ne kerkimin e konvertimit ose te berjes se patentes, pasi zyrat e Motirizimit Civil, edhe ata kerkojne lejeqendrimin ne kushte vlefshmerie (edhe pse me pa te drejte), me perjashtim te Motorizimit te Firences qe perkundrazi, pranon edhe riçevuten e vertetimit te rinovimit ne vijim.

Pra, nje sere problemesh qe lidhen me jeten e perditshme pa llogaritur gjene me te rende , d.m.th. pamundesine per t’u kthyer, per t’i bere balle problemeve te renda familjare urgjente, ne vendin e origjines.
Kjo pamundesi levizjeje e punetoreve emigrante, ky qendrim i detyruar ne territorin italian, eshte ndoshta ai qe me shume nga te gjithe kerkon hakmarrje dhe eshte nje problem qe mund te gjej nje zgjidhje shume te thjeshte e te kollajte. Aq te kollajte sa disa kuestura, pa qene e nevojshme qe te presin modifikimin e ligjit, kane adoptuar zgjidhje te mira.

Nje zgjidhje e mire
Per shembull Kuestura e Pavias ka stabilizuar nje rregull te pergjithshem. Kush e ka lejeqendrimin ne skadim dhe ka kerkuar rinovimin, leshon direkt zgjatjen e lejeqendrimit ne menyre qe te rruaj te gjithe vlefshmerine e tij, e lejon qe i interesuari te shkoj ne shtepi dhe te rikthehet ne Itali.
Kjo zgjatje e vlefshmerise behet ne menyre shume te thjeshte, njekohesisht me dhenien e riçevutes se kerkeses per rinovimin e lejeqedrimit. Ne lejeqendrimin origjinal vihet nje vule qe zgjat vlefshmerine e lejeqendrimit deri ne daten qe koincidon me takimin qe i eshte dhene te huajit per rinovimin e lejeqendrimit.
Shembull praktik – Ne rast se nje i huaj ka nje lejeqendrimi qe skadon ne qershor dhe merr takimin ne kuesture per rinovimin e lejeqendrimit ne tetor, i vihet direkt nje vule (nje autorizim i perkohshem), nje zgjatje e vlefshmerise se lejeqendrimit direkt deri ne daten e takimit te fiksuar ne tetor. Keshtu, me ate lejeqendrimi ne kushte vlefshmerie, edhe pse eshte zgjatur per pak kohe, ka mundesi qe t’i bej balle nje sere problemsh, te bej lejen duke shkuar per pushime ne shtepine e tij dhe te kthehet ne menyre te rregullt pa rrezikuar qe ta nxjerrin jashte deres.

Nje zgjidhje e kesaj natyre duket qe mund te perfeksionohet edhe nga zyra e emigracionit te Kuestures se Padoves e cila ka marre seriozisht ne konsiderate vrojtimet e bera dhe nuk i takon vetem te bej llogarite me 10 mije hyrjet per rinovim gjate veres, si rrjedhim me po kaq persona qe normalisht kane pushimet gjate muajve te veres dhe me te drejte kerkojne te shkojne ne shtepi. Sidomos kur behet fjale per persona qe duke bere rregolarizimin, kane qene te detyruar qe te rijne per shume kohe ne Itali pa patur mundesi qe te levizin e te vizitojne te afermit e tyre.

Behet fjale per nje zgjidhje te thjeshte qe ka kuptim e per nje zgjidhje qe ka nje themel preçiz ne parimet juridike te urdherit tone.
Ka nga ata qe thone qe lejeqendrimi kur ka skaduar nuk lejon me ushtrimin e asnje te drejte, e si i tille nuk lejon as qe te dilet nga territori italian dhe te rihyet ne Itali.
Problemi eshte, perkundrazi, shume i thjeshte. Kur verifikohen keto situata, kjo ndodh thjesht sepse personat jane te detyruar qe te presin nje kohe shume me te gjate nga sa eshte parashikuar nga ligji. Edhe ne rastin e nje personi qe paraqitet ne afatin e parashikuar nga ligji per te kerkuar rinovimin e lejeqendrimit akoma para skadimit, normalisht eshte i detyruar qe te presi nje kohe shume, shume me te gjate. Edhe ne rastin e nje personi i cili kerkon qe te parandaloj kete tip rreziku e paraqitet akoma para skadimit – pikerisht duke llogaritur afatin e rinovimit, pra momentin ne te cilin sherben lejeqendrimi per te shkuar ne shtepi, nuk arrin qe te bej rinovimin e tij.

Nga ana tjeter nuk duhet kush e di sesa per te paraqitur nje kerkese per te pershpejtuar, edhe duke u justifikuar me nevojen e shkuarjes ne shtepi. Kjo eshte arsyeja qe te gjithe ata qe jane ne pritje mund te sjellin, kur te gjithe kerkojne qe ta bejne me shpejt nga afati, por asnje nuk mund ta realizoj.
Ne kete menyre paralizohen personat, por mbi te gjitha prodhohet nje lloj forme irregolariteti, pasi nej nje menyre ose ne nje tjeter, keta persona do te dalin nga Italia e do te shkojne prane familjeve te tyre e do te kthehen edhe duke ju nenshtruar ndonje organizate te parregullt.

E kjo natyrisht nuk kenaq asnje. Nuk kenaq natyrisht punetoret e huaj, familjet e tyre dhe qetesine e tyre qe duhet te jete pikerisht veçantia e pushimeve te çdo punetori. Nuk kenaq natyrisht as rendin publik dhe kontrollin e territorit.

Por nga ana tjeter mund te bejme nje konsiderate shume te thjeshte.
Kur nje person ka nje lejeqendrimi ne kushte vlefshmerie, brenda skadimit paraqitet korrektesisht ne kuesture per te kerkuar rinovimin dhe arrin te marri bileten e takimit (pra nje riçevute ne pritje te permbushjes se detyrimeve te ligjit). Nese, me fjale te tjera, nje person ben gjithshka qe ka parashikuar ligji e megjithate nuk arrin qe te rinovoj lejeqendrimin, a mund te thuhet qe ndodhet ne kushte jo te rregullta?

Natyrisht qe jo.Nuk besoj. Une besoj qe kushti i tij i qendrimit eshte plotesisht i rregullt dhe ai ka te drejte qe te qendroj ne Itali per te bere rinovimin e lejeqendrimit, per te marre nje pergjigje mbi kerkesen e tij per rinovim. E deri sa nuk ka nje pergjigje duhet te konsiderohet ne kushte te rregullta. Por ne rast se duhet te konsiderohet ne kushte te rregullta, nuk shihet perse nuk duhet te ushtroj te gjitha te drejtat qe i jane njohur nje te huaji me qendrim te rregullt: ajo per te punuar, per t’u spostuar ne territor e ajo per t’u kthyer ne shtepine e tij perkohesisht e per te rihyre ne Itali, pasi behet fjale gjithnje per nje person ne kushte te rregullta.

Ne kete menyre zgjidhja per te zgjatur lejeqendrimin, pra venia e nje vule mbi lejeqendrimi deri ne daten e rinovmit, nuk eshte gje tjeter veçse aplikimi i parimit te legalitetit te plote. Eshte njohja e asaj qe eshte dhe duhet te jete paqesore: legjitimiteti i pozites se qendrimit te personit ne kohen e pritjes se pergjigjes se rinovimit te lejeqendrimit.
Legjitimitet i cili duhet te garantoj te gjitha te drejtat qe ju jane njohur te huajve me qendrim te rregullt, ne poses te nje lejeqendrimi ne kushte vlefshmerie.
Kjo ide, ne nje fare menyre represive, nuk gjen asnje baze ne urdherin juridik italian, por fatkeqesisht ne mentalitetin e dsave.

Urojme qe kjo zgjidhje te mund te eksportohet nga shume kuestura. Por mbi te gjitha urojme qe kjo zgjidhje – qe eshte adoptuar nga kuestura te tjera – te jete nje shembull force per shume shoqtaa dhe OJQ … e pse jo edhe per institucionet lokale, kuesturat ne territor.
Urojme qe pushimet e veres se ketij viti te jene per te gjithe punetoret edhe ata ekstrakomunitare.