Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi qarkoren e Ministrise se Brendshme mbi futjen e nje punedhenesi te ri ne faze rregolarizimi

Ne takimin e kaluar kemi folur per nje provediment te Ministrise se Punes me ane te te cilit bllokoheshin vendimet kurajoze te marra nga disa prefektura, mes tyre ben pjese edhe prefektura e Milanos, e cila eshte e interesuar direkt nga ky provediment. Kujtojme shkurtimisht qe disa prefektura kane marre masa te cilat i lejonin punetoreve qe kishin humbur vendin e punes per te instauruar menjehere nje raport te ri te rregullt pune, me punedhenes te disponueshem per te proçeduar me rregolarizimin.
Provedimenti i adoptuar nga Ministria e Punes ishte justifikuar me nevojen e vleresimit te ligjshmerise te vendimeve te adoptuara nga prefektet ne lidhje me normat e futura nga ligji Bossi-Fini. Ministri rezervohet qe te adoptoj provedimente specifike.

Pra nuk kemi te bejme me nje provediment definitiv por bashkebisedues. Provedimenti i vertete ka arritur tani me nje qarkore te Ministrise se Brendshme e cila e ka marre lojen ne dore perseri. Me qarkoren e re (derguar edhe Ministrit te Punes e Drejtorive Provinciale te Punes) jepen dispozita mbi situaten e te ashtuquajturve rregolarizues qe humbasin vendin e punes.

Le te shikojme tekstin

“Siç i eshte bere e njohur prefekturave, rezulton qe shume ekstrakomunitare ne pritje te rregolarizimit, te cilet kane nderprere raportin e pare para perfundimit te proçedures se rregolarizimit, kane mundesi qe te krijojne nje raport te ri pune me nje punedhenes tjeter, te disponueshem per te punesuar te interesuarit, duke nderprere keshtu situaten e krijuar te papunesise. Per kete qellim, per te evituar qe te krijohen ne fakt raporte te parregullta pune, sipas proçedurave qe nuk parashikohen nga normativa ne fuqi, si dhe per ti ardhur ne ndihme nevojave te punetoreve te huaj te pushuar nga puna apo te mbetur te papune – qe shpesh behen preh e lehte e kriminalitetit – ne marrveshje me Ministrine e Punes dhe te Politikave Sociale eshte vendosur qe te stabilizohen modalitete specifike proçeduriale per t’u aplikuar ne shqyrtimin e ketyre situatave, ne menyre qe te lehtesohen detyrimet specifike”

Pra ne hyrje te qarkores deklarohet qellimi per te evituar qe punetoret ne faze rregolarizimi te bien preh e situatave te shfrytezimit.

“per kete qellim, ne kudrin e sporteleve shumefunksioneshe, do te vihet ne disposposizion nje vend i posatçem ku te terhiqen praktikat ne fjale, sipas proçedures se meposhteme: punedhenesi i ri i cili ka si synim qe te punesoj punetorin e huaj ne kushte te rregullta, duhet te bej nje komunikim me shkrim ne prefekturen kompetente, duke treguar numrin e praktikes qe eshte i shkruar ne riçevuten e dhene nga zyra postale ne momentin e prezantimit te kerkeses prej te huajit. Kjo praktike do te ekzaminohet ne menyre prioritare, duke kerkuar praktiken prane Qendres se Sherbimeve Postale, ne rast se nuk ka mbrritur akoma ne prefekture; ne menyre te veçante duhet te verifikohet ekzistenca e kritereve per pranimin e kerkeses; me vertetimin e tyre duhet te proçedohet me thirrjen e punedhenesit te ri se bashku me punetorin e huaj, me qellim qe te stipulohet nje kontrate qendrimi per motive pune e te jepet lejeqendrimi perkates- me kohezgjatje 1 vit. Edhe pse proçedura e pershkruar do te shkaktoj me shume pune prane sporteleve shumefunksionshe, basohet ne bashkepunimin e zyrave perkatese, per t’i ardhur ne ndihme nevojave te punedhenesve te rinj e te punetoreve te huaj te cilet kane humbur vendin e punes, e qe ne kete menyre mund te perfeksionojne nje raport te ri pune me modalitete e proçedura me te thjeshta”

Qe keto proçedura lehtesojne modalitetet e punes, kete e kishin kuptuar edhe disa prefektura te cilat kishin njohur, ne thelb, te drejten e punedhenesve per te punesuar menjehere ne rregull punetore te huaj ne faze rregolarizimi, punesim ky qe gjithesesi ishte i rregullt.

Tani, Ministria e Brendshme ne bashkepunim me Ministrine e Punes, preçizon qe punetoret para se sa te fillojne raportin e punes duhet te presin qe sporteli shumefunksionesh i prefektures te marri nga Qendra Kombetare e perpunimit te te dhenave te Postave Italiane praktiken e punetorit te interesuar. Kjo do te çoj ne afate pritejeje qe jane te pallogaritshme. Ne mbledhjet e bera me keshillat territoriale per monitorizimin e ecshmerise se rregolarizimit eshte konstatuar qe praktikisht eshte e pamundur qe te urdherohet marrja e nje praktike e nisja e saj brenda nje kohe shume te shkurter. Me pak fjale, ne keto qendra jane duke perpunuar metra kub leter duke i inseruar ne sistemin informativ. Shperndarja e praktikave e perpunimi i tyre duket sikur eshte duke u bere ne menyre krejt rastesore, kaotike e eshte praktikisht e pamundur qe te gjendet nje praktike e caktuar.

Ne Zyrat Territoriale te Qeverise arrijne praktikat pa asnje rregull, nuk ndiqet data e prezantimit te kerkeses e as nje rend alfabetik.

E gjithe kjo e ben te pamundur si transmetimin e praktikave, por edhe faktin qe operatori te kerkoj nje praktike te caktuar ne rruge prioritare. Praktikat udhetojne ne bllok, e arrijne periodikisht ne sportelet informatike e te gjendet nje praktike e caktuar ne kete det letrash eshte plotesisht e pamundur.

Çdo te thote kjo nga kendveshtrimi praktik?

Edhe pse ne praktike njihet e drejta e punetoreve qe humbasin vendin e punes qe te gjejne nje vend te ri pune, gjithesesi jane te denuar qe te presin nje kohe shume te gjate.
Deri sa praktika e kerkuar nuk do te dergohet ne UTG, kerkesa e punedhenesit te ri nuk mund te lejoj qe te behet operativ raporti i ri i punes. Prefekturat do te vazhdojne qe te mos konsiderojne te ligjshem raportet e rinj te punes deri sa nuk do te perfeksionohet proçedura e rregolarizimit si vijim i transmetimit te praktikes nga Qendra e Sherbimeve te Postave e verifikimi i ekzistences se rrethanave penguese te cilat mund te mos lejojne stipulimin e kontrates se qendrimit e dhenien e lejeqendrimit.
Vetem duke filluar nga ky moment, ne baze te rrethanave, prefekturat mund te konsiderojne ne ligjshem raportin e ri te punes. Kjo do te thote afate te gjata pritjeje qe behen shak i punes ne te zeze.

Per te dhene nje shembull, ne provincen e Padoves jane prezantuar mbi 13 mije kerkesa per rregolarizim e ato qe jane ekzaminuar deri me sot jane vetem 2 mije. Per momentin nuk eshte konfermuar akoma hapja e nje sporteli te dyte shumefunksionesh per rritjen e numrit te kerkesave te ekzaminuara, e akoma nuk eshte konfermuar perdorimi i punetoreve interinal, punesimi i te cileve eshte parashikuar prej kohesh.

Mbetet akoma aktual problemi qe ngrihet si per ata qe jane duke u rregolarizuar por edhe per punedhenesit e tyre nese eshte e ligjshme qe te instaurohet nje raport i ri pune nderkohe qe jane ne pritje qe praktika te arrij ne prefekture. Pra mbeten dyshime qe punedhenesi qe puneson ne te tilla kushte, kryen krim ose jo. Ky dyshim do te mbetet deri sa magjistratura te vleresoj nje çeshtje te tille e te bej interpretimin e saj.
Jemi akoma ne pritje qe magjistratura te konfermoj nese eshte i ligjshem ose jo punesimi i nje punetori qe eshte ne faze rregolarizimi nga nje punedhenes i ri.

Nuk mungojne rastet kur punedhenesit megjithate kane vendosur qe te punesojne ata punetore qe kane humbur vendin e punes, sikurse nuk do te mungojne rastet e punedhenesve qe do t’i drejtohen drejtesise (per shkelje te art.22, paragrafi 12 te TU mbi emigracionin – per punsim ilegal te punetorit te huaj), por edhe nje interpretim i shumepritur nga ana e magjistratures. Nderkohe te interesuarit jane plotesisht te çorientuar e shpresat e dhena nga Ministria e Brendshme gjejne vetem nje kenaqje te dukshme ne kete qarkore te re, pasi nuk behet gje tjeter veçse shpetohet aparenca e nderkohe rregolarizuesit denohen me afate te gjata pritjeje.