Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi rregullat e reja mbi bashkimin familjar

Zbatimi i udhëzimit 2003/86/CE

Duke patur parasysh që afakti për përvehtësimin e tij kishte skaduar, prej kohësh pritej miratimi i udhëzimit komunitar 2003/86/CE nga ana e qeverisë italiane. Tani ai është ligj në fuqi.
Elementi më interesant i normave te reja është përmirësimi i i kushteve të qëndrimit të familjarëve të qytetarëve jokomunitarë. Me fjalë te tjera, kur në territorin italian jeton një familje, udhezimi i BE-se – dmth dekreti ligjor qe sapo hyri ne fuqi –, garanton me shume mbrojtje kundrejt rrezikut të dëbimit nga territori italian ose te mohimit të zgjatjes së lejes së qëndrimit.
Disiplina ligjore aktuale e Tekstit Unik mbi emigrimin ndryshohet me përcaktimin:
“Për marrjen e vendimit te mohimit të lëshimit, të tërheqjes së zgjatjes ose mospranimit të zgjatjes të lejes së qëndrimt të të huajit që ka ushtruar të drejtën e bashkimit familjar ose të familjarit te bashkuar, duhet marrë parasysh gjithashtu natyra dhe mirëqënia e lidhjeve familjare të të interesuarit dhe të ekzistencës së lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e vet të origjinës. Për ata të huaj që ndodhen në territorin italian duhet marrë parasysh gjthashtu edhe koha e qëndrimit të tij në të”.
Përsa i perket vendimit te dëbimit nga territori përcaktohet qe:
“Për marrjen e vendimit te përzënies nga vendi ndaj të huajit që ka ushtruar të drejtën e bashkimit familjar ose ndaj familjarit të bashkuar, duhet marrë parasysh edhe natyra dhe mirëqenia e lidhjeve familjare të të interesuarit dhe të ekzistencës së lidhjeve familjare e shoqërore në vendin e vet te origjinës”.
Kjo do te thotë që mohimi I lejes, ashtu si edhe përzënia nga territori, nuk janë më vendime që mund ten merren automatikisht n.q.s i huaji pa leje te rregullt jeton ne Itali me familjaret që kanë leje qëndrimi të rregullt.
Kapërcimi i ketij automatizmi duhet vërtetuar në praktikë.
Si do te administrohet? Kuesturat duhet të shtojnë një fjali në vendimin e dëbimit, të mohimit ose të tërheqjes së lejes së qendrimit, duke precisuar që:

vendimi negativ merr fuqishmëri, pasi është vleresuar edhe interesi familjar“.
Duhet pare në praktikë nëse do të mbahet parasysh dëshira e qartë e udhëzimit të BE-së. Funksioni i këtij udhëzimi është të percaktojë që, në rast se një i huaj nuk qëndron rregullisht në Itali, ose nuk përmbush kriteret e parashikuara me ligj për marrjen e lejes së qëndrimit, mund t’i mohohet qëndrimi ose të debohet vetem në rastet kur qendrojnë kushte të rënda që i justifikojnë këto vendime. Në të kundërt, prania e familjarëve në Itali duhet të nxisë për mbrojten e tërësisë familjare.
Por vetë fakti që norma formulohet në menyrë te papërcaktuar, duke u shprehur “duhet marrë parasysh”, tregon që nuk sqarohet masa në të cilen duhet marrë parasysh dhe mënyren se si duhet bërë…
Do të shohim nëse nga njera anë do të ndryshojë metri i vlerësimit të kuesturave dhe nga tjetra – gjë akoma më e rëndësishme – nëse gjykatat do të kenë parasysh aplikimin rigoroz të këtij ligji, duke vënë diktat për vlerësimin real të interesave familjare dhe jo për një fjali më shumë në vendimet negative që i paraqiten të interesuarve.

Bashkimi familjar me prindërit
është eliminuar nga T.U. parashikimi i pamundësisë – në rast moshe më të vogël se 65 vjec apo në rast të qënies së fëmijëve të tjerë në vendlindjen e prindit, për të cilin kërkohet bashkimi familjar – së pranimit të kërkesës. Parashikimi tani është me pak i kushtëzuar. Përcaktohet pra që mund të bashkohen prindërit në ngarkimqë nuk kanë të ardhura të mjaftueshme në vendin e prejardhjes“.
Pra nje normë e re e përmbledhur pa përcaktime të tjera ne krahasim me atë që parashikonte ekzistencën e fëmijeve të tjerë në vendlindje, që teorikisht mund të marrin pjesë në mbajtjen e prindit.
Eshtë me shumë rëndësi fakti që qeveria italiane e ka marrë këtë vendim, edhe pse është i detyrueshëm.Do të jetë akoma më i rëndësishëm verifikimi i vënies në jetë nga ana e administratës dhe interpetimi juridik që do ti jepet normës.
Jane shumë ata familjare që nuk kane arritur të zgjasin lejen e qëndrimit, vetëm sepse kanë patur një periudhe papunësie te përzgjatur, ose kanë pesuar dënime penale për krime të vogla, ose sepse nuk kanë paraqitur kërkesën për zgjatje brenda afatit të caktuar.
Tani këta persona duhet të kenë rifituar të drejtën për të paraqitur kërkesën për lejen e qëndrimit për arsye familjare, në bazë të lidhjeve familjare në Itali. Kjo kërkesë teorikisht mund të paraqitet edhe nëse personat janë përzënë me vendim administrativ nga territori italian.