Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi sentencen e Keshillit Kushtetues mbi legjitimitetin e ligjit Bossi Fini

Arrestim per ke nuk permbush thirrjen per te lene Italine brenda pese diteve

Sentenca eshte vendosur me 18 dhjetor 2003 e eshte depozituar me 5 janar 2004 e ka te bej me çeshtjen qe ne nje fare menyre intereson te gjithe emigrantet ne kushte jo te rregullta, pra me vlersimin e legjitimitetit kushtetor te artikullit 4 te T.U. mbi emigracionit qe ve rregullat ne lenden e ekzekutimit te provedimentit te debimit.

Artikulli, keshtu siç eshte modifikuar nga ligji Bossi-Fini, parashikon se kur debimi nuk mund te ekzekutohet menjehere.

Nepermjet shoqerimit ne kufi, pasi eshte e nevojshme te proçedohet me ndihmen e te huajit ose me berjen e verifikimeve suplementare mbi identitetit ose nacionalitetin eose dhe me sigurimin e dokumentit te udhetimit.

Kur nuk eshte i disponueshem nje transportues ose nje mjet i pershtatshem qe lejon qe te ekzekutohet shoqerimi ne kufi drejt vendit te origjines.

Ne te gjitha keto raste Questori urdheron qe i huaji te mbahet vetem per kohen e nevojshme prane qendrave te qendrimit te perkoshem (QQP) me te aferta. Kjo norme, ne te vertete, i referohet pergatitjes se pare te T.U. mbi emigracionin qe ka shpikur denimin administrativ duke krijuar qendrat e qendrimit te perkohshem, qe kane si funksion qe te mbajne keta persona per kohen e nevojshme per organizimin dhe ekzekutimin konkret te provedimentit te debimit.

Megjithate dihet qe ne pjesen me te madhe te rasteve, ne baze te informacioneve jo zyrtare, pasi Ministria e Brendshme nuk jep informacione zyrtare preçize ne kete drejtim, personat personat qe kalojne dhe mbahen te mbyllur ne qendrat e denimit, me tej lirohen pasi nuk eshte e mundur qe te eksekutohet debimi me force nepermjet shoqerimit ne kufi (normalisht per veshtiresine e berjes se identifikimit marrjes se dokumentit te identitetit).
Perballe nje situate te tille, ligji Bossi Fini ka futur nje modifikim te artikullit 14 duke parashikuar qe:

. Kur nuk eshte e mundur qe i huaji te mbahet prane nje QQP
. Kur kane kaluar afatet e parashikuara maksimale te qendrimit ne keto qendra (afate keto te zgjatura nga 30 ne 60 dite me ligjin Bossi Fini)

Pra kur nuk ka qene e mundur qe te behet ekzekutimi i debimit, Kuestori urdheron te huajin qe te lere territorin e Shtetit brenda nje afati prej 5 ditesh. Ky eshte jepet me shkrim ne te cilin jane shkruajtur gjithashtu edhe pasojat penale ne rast shkeljeje.
E ne fakt, paragrafi 5 i art. 14 preçizon qe “I huaji qe pa motiv te justifikueshem qendron ne territorin e Shtetit pa permbushur, pa u bindur, urdherin e Kuestorit, sipas normes, denohet me arrestim nga 6 muaj ne nje vit”. Ne kete rast proçedohet me nje debim te ri me shoqerimin ne kufi me mjetet e rendit publik.
Edhe pse ne Itali nuk ekziston akoma krimi i qendrimit klandestin ose te parregullt ne territor, si pasoje e ligjit Bossi Fini, kemi krimin e qendrimit ne territor ne kushte jo te rregullta si vijim i mos permbushjes se urdherit te Kuestorit per te lene territorin italian brenda 5 diteve.

Kur jepet provedimenti i paralajmerimit?

Ajo qe duhet te merret ne konsiderate nga kendveshtrimi praktik e qe normalisht, eshte qe provedimenti i paralajmerimit duhet te jepet vetem:
. Kur i huaji nuk mund te mbahet ne QQP
. Kur afati maksimal i mbatjes ka skaduar e kur subjekti duhet te lirohet.

Me fjale te tjera, kur Kuestura nuk arrin qe te realizoj debimin ne kete rast i huaji ftohet qe te lere vete, me mjetet e tij, territorin italian brenda 5 diteve. Gje qe duket shume qesharake kur mendohet qe i huaji te mund ta lere Italine vete, ne nje kohe kaq te shkurter “ me mjetet e tij” (te cilat mund te jene edhe inekzistente), kur brenda 60 diteve te afatit te stabilizuar nga Shteti, organet e Policise nuk kane mundur te organizojne identifikimin dhe transportin e personit.
Kur nuk ja del Policia italiane, e cila mund te kerkoj bashkepunimin e autoriteteve te huaja ne menyre shume me efikase ne krahasim me te interesuarin, edhe pse ka te gjitha mjetet ne dispozicion, duket shume e pamundur qe kjo ky, te lere territorin italian vete brenda afatit pret 5 ditesh!
Por kur i huaji nuk i bindet ketij urdheri te Kuestorit e nuk demostron nje motiv te justifikueshem, arrestohet menjehere e denohet me rrest nga 6 muaj ne nje vit.

Lidhur me kete shume Gjykata kane ngritur çeshtjen e legjitimitetit kushtetor, duke konsideruar qe kjo norme nuk este konform me Kushtetuten Italiane, per arsye te ndryshme.

Para qe gjithash norma parashikon nje sjellja jo te ligjshme qe nuk eshte perkufizuar korrektesisht, por prkundrazi kufizohet vetem ne pergjithesimin e referimit i huaj qe pa nje motiv te justifikueshem nuk le territorin italian, pa specifikuar me tej se cilat mund te jene keto “motive te justifikueshme”. Mendohet qe kemi te bejme me nje norme e cila eshte formuluar ne menyre te pergjitheshme per te shkelur parimin e perpikmerise te stabilizuar nga vet Kushtetuta, e gjithashtu shkel edhe parimin e te drejtes se mbrotjes, edhe sepse nuk parashikohet prova e sjelljes se paligjshme, perkundrazi presupozohet qe i huaji nuk ka asnje motiv justifikimi, duke demostruar pafajsine e tij pa mundur te dij se cilat jane motivet e justifikueshme qe lejohen. Nuk kuptohet ne baze te cilave elemente vleresimi autoritetet e policise mund te vendosin mbi momentin (kur gjen te huajin ne rruge e verifikon qe eshte gositur nga provedimenti i paralajmerimit e nuk e ka lene territorin) se ai ka nje motiv te justifikueshem ose jo, qe nuk ka lene territorin italian ne menyre spontane e me mjetet e tij.
Nga ana tjeter gjithashtu nuk kuptohet se si i huaji mund te demostroj i vetem qe te kete nje motiv te justifikueshem i cili ta lejoj qe te mos pesoj nje sanksion penal ne momentin e arrestimit.

Nen kete profil Keshilli Kushtetues ka vrojtuar ne pergjithesi qe jane te shumta normat penale ne urdherin jurdik italian qe i referohen nje çeshtje te drejte ose nje motivi te justifikueshem, e edhe pse i referohet rrethanave te pergjitheshme, kjo nuk çon automatikisht ne shkeljen e parimit te pasivitetit te normes penale ose nje shkelje te te drejtes se mbrotjes.
Nga ana tjeter Keshilli Kushtetues ben nje sere konsideratash mbi nevojen e tuteles se rendit publik qe i japin legjislatorit te drejten qe te nderhyje e te adoptoj masa te pershtatshme, qe natyrisht duhet te respektojne parimet e stabilizuara nga Kushtetura ne lenden e te drejtes se mbrojtjes.
Ne perfundim, Keshilli Kushtetues vrojton qe gjithesesi nga formulimi i vet normes mund te dalin limitet e ushtrimit te fuqite denuese ne seli penale. Me fjale te tjera, sjellja e mos permbushjes te provedimentit te paralajmerimit te kuestorit per te lene territorin italian brenda 5 ditesh, mund te konsiderohet, gjithesesi, e justifuikueshme ne nje sere rrethanash qe merren ne konsiderate nga Keshilli Kushtetues.

Keshilli Kushtetues, ne fakt, merr ne konsiderate para se gjithash rrethanat e shprehura konkretisht nga ligji, nga TU mbi emigracionin: ne te gjitha rastet ne te cilat ekziston ndalimi i debimit. (art. 19 i TU) kur ka nje arsye te justifikueshme per te mos ju bindur urdherit te Kuestorit:

. Ne rast shtatzanie e per 6 muajt pas lindjes se femijes;
. Ne rastin e te miturve te pashoqeruar
. Ne rastin e personave qe kane nje frike te bazuar te persekutimit per motive politike ose per perkatesi ne nje grup etnik, fetar ose social.
. Karshi personave bashkjetues me nje bashkeshort ose te aferm brenda grades se 4 qytetar italian.

Eshte e qarte qe ne kete hipoteze ka nje motiv automatikisht te justifikueshem per te mos ju bindur urdherit te Kuestorit, si rrjedhim nuk denohet ne seli penale e nuk mund te behet ekzekutimi i te interesuarit.

Keshilli Kushtetues merr ne konsiderate edhe rrethana te tjera, ne rast se jane te demostrueshme, qe perbejne nje motiv te justifikueshem per te evituar arrestimin e menjehershem e proçesin penal ne ratin kur i huaji nuk permbush paralajmerimin e Kuestorit per te lene territorin italian.
Mendohet para se gjithash lidhur me pamundesine e mjeteve te pershtatshme te transportit. Le te mendojme per emigrantet solaleze qe nuk kane mundesi per te hyre ne vendin e tyre, direkt ne nje zone te sigurte, edhe ne mungese te fluturimeve direkte, kur nga ana tjeter nuk ekziston nje Shtet qe mund te garantoj nje bashkepunim adeguat per dhenien e dokumentave te identitetit te cilat njihen ne nivel nderkombetar.
Nje çeshtje tjeter eshte ajo qe lidhet me pamundesine per te marre brenda 5 diteve nje dokument identiteti. Dime qe perfaqesite konsulloreduhet t’i japin te interesuarve kur bejne kerkese, te ashtuquajturen çertifikate konsullore identiteti, kur behet fjale per persona qe ndodhen ne kushte te parregullta e pa pashaporte; ky dokument ka si te vetme mundesi perdorimi ate te rihyrjes ne vendin e tij te origjines e te ndonje tranziti te mundshem.
Por marrja brenda 5 diteve e ketij dokumenti eshte e pamundur, e keshtu qe i interesuari duhet te demostroj qe eshte aktivizuar e te kete kerkuar kete dokument e eshte akoma ne pritje, e qe sigurisht perben nje motiv te justifikueshem per qendrimni e tij ne territorin italian edhe pse kane kaluar 5 ditet. Teorikisht edhe thjesht deklaratat e te interesuarit mbi kete rrethane duhet te çojne ne verifikimet perkatese nga ana e organeve te policise, gje qe nuk eshte aspak e veshtire qe te behet prane konsullatave te vendeve te origjines, per te pare nese me te vertete i interesuari eshte aktivizuar per te marre kete tip asistence.
Me tej eshte rasti me i thjeshte e me frekuent, i atyre qe nuk kane as edhe nje euro, qe nuk kane mundesi qe te spostohen vete e nuk kane mundesi qe te shkojne as prane autoriteteve konsullore te vendit te origjines per te kerkuar dokumentin ne fjale. Ndaj nje person i cili nuk ka asnje mjet jetese, per motive shendetsore fizike ose mendor, ne fat nuk jane ne gjendje qe te levizin autonomisht, edhe keta mund te justifikojne ne nje fare menyre respektimin e urdherit te kuestorit.

Kjo rrethane e fundit eshte konsideruar ne menyre specifike edhe nga Keshilli Kushtetues, i cili eshte shprehur qe sigurisht permbushja e urdherit te Kuestorit duhet te rezultoj e ekzekutueshme per t’i lene vendin proçedimit penal dhe arrestimit.

Ne te kundert, ne rast se permbushja dhe bindja karshi urdherit t Kuesturit rezulton e paekzekutueshme, pasi i huaji ndodhet ne pamundesine (praktikisht ekonomike) qe te pajiset me bilete udhetimi brenda 5 diteve, kjo perben nje motiv te justifikueshem.

Ne rast se nga njera ane Keshilli Kushtetues pohon qe kjo norme nuk shkel parimet themelore te Kushtetutes ne lenden e te drejtes se mbrotjes, duke hedhur poshte kerkesen per heqjen e kesaj norme per ilegjitimitet kushtetor, nga ana tjeter boshatin nje pjese te mire per permbatjes se vet normes. Kjo pasi identifikon nje sere rrethanash e kushtesh qe lejone te verifikohet qe ekziston nje motiv i justifikueshem per mospermbushjen e urdherit te Kuestorit.

Natyrisht nuk mund te presim qe autoritetet e policise te ushtrojne detyren e mbrojtesit te zyres per te interesuarin ne momentin ne te cilin identifikohet ne territorin italian. Ndaj lindin nje sere pyetjesh nese mund te jete nje motiv i justifikueshem per qendrimin ne territor tej afatit prej 5 ditesh.
Edhe ne kete drejtim Keshilli Kushtetues ka nenvizuar qe – urdheri penal italian parashikon si fisiologjike mundesine (art. 385 i k.p.p.) verifikimin e nje sjelljeje te caktuar (qe teorikisht shkel nje norme penale) nese eshte ekzekutuar karshi rrethanave qe lejojne qe te jete e padenueshme.

Ne vija teorike edhe autoritetet e policise duhet fillimisht te verifikojne qe nje ose me shume rrethana tregojne per nje motiv te justifikueshemn per te MOS proçeduar me tej ne arrestimin e te interesuarit.

Eshte e qarte qe ne pjesen me te madhe te rasteve do te jete direkt i interesuari i cili duhet te pergatitet qe te mbrohet brenda nje kohe sa me te shkurter (ne rastin e arrestimit ne flagrance proçesi mund te behet brenda pak ditesh), duke demostruar ekzistencen e nje ose me shume rrethanave te justifikueshme.