Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi te dhenat e bera publike ne lidhje me debimin e te huajve te denuar

Jane publikuar nga Departamenti Administrates se Burgjeve te dhenat mbi debimet e te huajve te denuar te cilet jane çburgosur e debuar si pasoj e efekteve te ligjit Bossi-Fini.
Njoftimi eshte bere i njohur ne takimin e mbajtur ne Rome mes Ministrit Castelli e Presidentit te Gjykates se Mbikqyerjes. Ne takim ka nderhyre Pergjegjesi i Departamentit te Administrates se Burgjeve Giovanni Tinebra, Zevendespergjegjesi Emilio Di Somma e Drejtori i Zyres se Studimeve te Departamentit te Administrates se Burgjeve Giovanni Tamburino. Ishte i pranishem edhe pergjegjesi i Drejtorise Kombetare te Antimafias Pierluigi Vigna.

Sipas te dhenave te publikuara jane 1553, nga terori 2002 deri ne 29 shkurt 2003, te denurit e huaj qe jane çburgosur e jane debuar nga territori kombetar.
Ne nje kuader sinoptik te vene ne dispozicion nga Departamenti i Administrates se Burgjeve verehet dallimi i dukshem mes fluksit te debimeve te te huajve te burgosur pas dhe para hyrjes ne fuqi te ligjit Bossi-Fini (ligji 189/2002).

Shembull praktik – Ne qofte se ne janarin e vitit 2002 te huajt e liruar per shkak te debimit ishin 29, ne janarin e vitit 2004 kane qene 85. Me ne pergjithesi, kemi kuota mujore qe deri ne hyrjen ne fuqi te ligjit Martelli ishin maksimumi rreth 20-25 njesi. Duke filluar nga tetori 2002 kemi nje fluks te te huajve te çburgosur per t’u debuar qe shkon minimumi nga 70 e maksimumi 120, me nje frekuence te larte te kuotave te ndermjetme.
Keto te dhena, qe si zakonisht nuk jane lehtesisht te lexueshme, i referohen ne pergjithesi te huajve te çburgosu per shkak te debimit e qe verifikohne ne kuadrin sinoptik e qe mund te hasen ne rastet e meposhteme:
. Debimi ekzekutohet pas denimit si mase e sigurise – behet fjale ne rast se duam, per hipotezen me te ralle d.m.th. te rasteve ne te cilat, se bashku me denimin, gjykatesi disponon ne vijim te denimit masen e sigurise te debimit nga territori i shtetit;
. Debimi i dhene nga gjykatesi i vrojtimit karshi te denuarit me burgim edhe mbetes por jo me shume se sa dy vjet;
. Debim i dhene nga Autoritetet Gjyqsore si sanksion zevendesues i denimit te dhene nen dy vjet.

Keto te fundit jane dy hipoteza te reja te parashikuara nga art. 16 i TU futur ne vijim te ligjit Bossi Fini. Me tej merret ne konsiderate hipoteza e debimit thjesht si nje sanksion administrativ per shkelje te ligjit mbi emigracionin.
Keto te dhena kompleksive nuk lejojne qe te kuptohen shkaqet e çdo provedimenti debimi. Edhe pse eshte interesante qe te kuptohet ekzaktesisht se cila eshte kuota specifike qe i referohet art. 16 te TU mbi emigracionin, pra hipotezave te reja te debimit te parashikuara nga ligji, si nje mase alternative e burgimit ose si sanksion zevendesues i burgimit.

Ne nje nga takimet e kaluara te ketij sporteli radiofonik ju kemi njoftuar mbi nje sentence te Keshillit te Kasacionit qe pohon parimin ne baze te te cilit masat alternative te burgimit nuk mund te jene te aplikueshme karshi te ashtuquajturve klandestine, pasi sipas kesaj sentence, qe shpresojme te jete e vetmja, qe perfaqeson nje rast absolut nga ky kendveshtrimi, gjendja e te huajit ne kushte jo te rregullta te qendrimit nuk perputhet me perfitimin e te ashtuquajturave masa alternative te denimit. Kjo sentence na le ne dyshime, pèor le te presim te shohim se si do te shprehet Magjistratura ne te ardhmen e se cili do te jete orientimi interpretues dhe mbi te gjitha nga ana e Magjistratures se Mbikqyrjes (qe eshte predispozuar per aplikimin e masave alternative) nese do te ngrihet ose jo çeshtja e legjitimitetit kushtetor nen profilin e pabarazise se trajtimit lidhur me shlyerjen e denimit dhe funksionin riedukues te denimit mes qytetareve italiane, atyre te huaj me qendrim te rregullt dhe te huajve me qendrim jo te rregullt.

******

Nepermjet nje provedimenti te fundit te 17 marsit te Gjykates se Torinos, dr. Silvia Bersano Belger i ka ngritur Keshillit Kushtetues çeshtjen e legjitimitetit te art. 12, paragrafi 1 te TU mbi emigracionin ashtu siç eshte modifikuar nga ligji Bossi Fini.

Ky artikull parashikon krimin e favorizimit te emigracionit klandestin e ne menyre te veçante jo vetem ne drejtim te territorit italian por edhe drejt vendeve te tjera qe i nteresuari nuk eshte qytetar. Me fjale te tjera, me kete modifikim te futur nga ligji Bossi Fini, deshirohet te denohet edhe kush ushtron aktivitet direkt ne favor te hyrjes ne Shtetet e tjera, pra kush ushtron nga Itali aktivitetin e kalimit apo te favorizimit te emigracionit klandestin destinuar drejt vendeve te tjera evropiane edhe extra evropiane. Me fjale te tjera, ky modifikim i futur nga ligji Bossi Fini ka deshiruar te sanksionoj aktivitetet direkte ne favor te emigracionit te parregullt jo vetem persa i perket Italise por edhe vendeve te tjera. Perkufizimi i adoptuar prej normes i referohet çdo akti direkt qe çon ne hyrjen ilegale ne nje shtet tjeter qe personi i interesuar nuk eshte qytetar ose qe nuk ka titull qendrimi te perhershem.
Ne kete rast ky krim denohet me burgim deri ne tre vjet ose me gjobe deri ne 15 mije euro per çdo person, me perjashtim kur fakti nuk perben nje krim te rende.

Kjo tipologji e re krimi ka hapur shume diskutime pasi nder te tjera eshte shume e veshtire qe te stabilizohet nese hyrja drejt nje shteti tjeter te trete eshte legale apo ilegale pasi kjo kerkon me domosdo shqyrtimin e normatives se shtetit tjeter te interesuar. E ne fakt problemi me i madh eshte qe nuk mund te pretendohet te dihet me qartesi te plote nese akte apo sjellje te tilla te pergatitjes per daljen nga Italia jane te destinuara per hyrjen drejt nje Shteti te caktuar. Edhe sikur hyrja teorike te ishte planifikuar drejt nje Shteti te caktuar, nuk eshte e thene qe te mund te stabilizohet ne menyre te sakte tranziti ne Shtete te tjera. E normalisht nuk eshte e lehte te stabilizohet se drejt cilit shtetit i huaji eshte i interesuar.

Gjykatesi i Gjykates se Torinos eshte marre me nje nga rastet e shumta te personave te perzier ne tranfikun e te ashtuquajturve klandestine. Ne kete rast behet fjale per nje zoteri i cili kishte vene ne kontakt disa bashkatdhetaret e tij (qe ishin prezent ne Itali ne kushte jo te rregullta) me disa kalues. Duket qe ishte nje kontakt hjesht i rastesishem per favorizimin, pa qellim fitimi, e udhetimit te bashkatdhetareve te tij. Gjykatesi me te drejte ngre pyetjen nese kjo norme eshte ne perputhje me parimet e urdherit juridik italian e ne menyre te veçante me Kushtetuten, nga momenti ne te cilin kemi te bejme me nje norme penale “in bianco”, qe do te thote nje norme qe parashikon mundesine per te denuarnje sjellje qe nuk eshte plotesisht e percaktueshme, pra ne shkelje te parimeve te ligjit penal te stabilizuara nga art. 25 i kushtetutes: “Asnje nuk mund te denohet per nje fakt qe nuk eshte parashikuar ne menyre te qarte nga ligji si krim”.
Pra te parashikosh denime per fakte qe nuk jane te perkufizuara ne menyre te qarte, eshte ne kundershtim me Kushtetuten. Kjo gje eshte nenvizuar nga gjykatesi i Torinos, duke konsideruar qe ky ilegalitet i ardheshem, referuar aktivitetit direkt te organizimit te emigracionit klandestin, pa mundur aspak qe te rindertoj çdo here normativen e cila eshte shkelur. Pra here pas here duhet t’i referohet normatives se vendeve te huaja por nuk eshte e thene qe te jete e individualizueshme. E ky eshte problemi me i madh.
E jo vetem.
Le te shikojme aspektin praktik e me frekuent per te cilin konsiderohet i rendesishem interpretimi i propozuar nga Gjykatesi i Torinos. Ne kete menyre parashikohet mundesia e sanksionimit – pra te denimit me burgim- te kujdo qe jep çdolloj forme asistence nje emigranti ne kushte jo te rregullta ne Itali pasi te mund te kthehet ne shtepi ne vendin e tij.

Ne thelb jemi duke asistuar ne denoncimin (per krimin e favorizimit te emigracionit klandestin drejt nje Shteti te trete) te dikujt qe p.sh. eshte duke shoqeruar nje bashkatdhetarin e tij ose nje te aferm, drejt Shtetit te origjines, qe eshte e nevojshme qe te kaloj nepermjet nje shteti te trete.

Shembull praktik – Nje person qe duhet te ktheht ne Moldavi ose ne Rumani eshte e nevojshme qe te kaloj nepermjet Austrise, Hungarise etj. Ne kete rast sjellja e favorizimit ne Itali sanksionohet. Na jane sinjalizuar denoncime ose proçese penale mbi kete aspekt e kjo do te thote qe kush ndalohet ne autostrade, ne drejtim te Tarvizios e qe eshte duke shoqeruar nje bashkatdhetarin e tij drejt Moldavise, mund te ndalohet nga policia e cila, thjesht ne baze te verifikimit te faktit te nje pasagjeri qe nuk eshte i pajisur me nje lejeqendrimi te rregullt, mund t’i japi drejtuesit te mjetit denoncimin per favorizimin e emigracionit klandestin me rrezikun e denimit me burg deri ne 3 vjet e deri ne 15 mije euro gjobe per çdo person ne kushte jo te rregullta. Le te mendojme rastin tone te nje kryetari familjeje, nje i aferm ose thjesht nje bashkeatdhetar, me qene se eshte normale qe t’i kerkohet qe te udhetojne se bashku me qene se vene drejt vendit te origjines. Teorikisht duhet te imagjinojme qe ky eshte rreziku qe hasin ata qe marrin ne makine nje autostopist.
Mbetet gjithnje pyetja se çfare ndodh ne rast se nje person deshiron te lere me deshiren e tij Italine e ne vend te nje mjeti transporti tokesor perdor ato detar. Pra ne momentin qe ndodhet akoma ne ujra nderkombetare e nuk dihet akoma se cili eshte destinacioni final, mund te imagjinojme nje denoncim te tille analog pa ditur se drejt cilit Shtet eshte drejtur personi.

Interpretimi i propozuar nga Gjykatesi i Torinos, i cili nenvizon shkeljen potenciale te parimeve te sanksionuara nga Kushtetuta, mund te perbej nje arsye per mbrotje. Shpresojme qe te jete nje menyre mbrotjeje e vlefshme e qe Keshilli Kushtetues te pranoj kete riliev te ilegjitimitetit pikerisht pasi ne proçese penale analoge te mund te jete me motivime te tilla.
Nga ana tjeter, romanet antike thonin “ure te arte armikut qe largohet”, ndersa ne realitetin praktik kush eshte duke tentuar qe te kthehet ne shtepine e tij (ndoshta duke patur ne xhep autorizimin e Drejtorise Provinciale te Punes per punesimin prane nje ndermarrjeje italiane ne baze te flukseve migratore), perkundrazi rrezikon debimin jo vetem nga Italia por edhe nga vende te tjera ne te cilat eshte e nevojshme qe te tranzitoj per t’u kthyer ne vendin e origjines. Ketij i shtohet rreziku i proçeseve penale edhe karshi atij qe shoqeron kete person.

Perseris qe rreziku karshi proçeseve penale nuk i referohet shume aktivitetit te ushtruar ne territorin e vendeve te treta por atij ne Itali, ose me mire favorizimit te hyrjes drejt atyre vendeve duke kuptuar tranzitin per te shkuar ne vendin e tij.

Ne kuadrin e nocionit “akte direkte ne favorizimin e hyrjes” mund te konsiderojme nje sere sjelljesh, jo mire te percaktuara, por qe gjithesesi mund te çojne ne kete qellim. Teorikisht edhe pagimi i biletes se udhetimit mund te konsiderohet si nje akt i favorizimit pasi i lejon te interesuarit qe te tranzitoj nepermjet nje vendi te trete, gje qe ndryshe nuk mund ta bente pasi eshte pa parate e tij. E gjithe kjo ben qe situata te rendohet akoma edhe me shume. Nuk goden vetem te ashtuquajturit passeur – d.m.th. ata qe per qellim fitimi organizojne trafiqe te parregullta – pasi sjellja e sanksionuar nga art.12, paragrafi 1 i TU i referohet nje aktiviteti qe mund te ushtrohet edhe pa qellim fitimi.
Ne rastin e marre ne shqyrtim nga Gjykata e Torinos behet fjale per nje person qe nuk kishte fituar e as kishte si qellim qe te fitonte per faktin qe i kishte vene ne kontakt bashkeatdhetaret e tij me kaluesit. Thjesht per faktin qe i kishte vene ne kontakt, konsiderohet qe ka kryer akte direkte ne favorizimin e hyrjes ne nje Shtet tjeter e kjo nga kendveshtrimi i formulimit te normes eshte e mjaftueshme per ta ekspozuar personit karshi nje proçesi penal e nje denimi te rende, edhe pse ne mungese te nje qellimi fitimi, pra te nje aktiviteti profesional kriminal.