Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Koment mbi te dhenat e espulsioneve te dhena nga Ministria e Brendshme

Te dhenat kane te bejne me muajt e para te vitit 2003

Jane bere te njohura te dhenat e aktivitetit kunder emigracionit klandestin per muajt e para te vitit 2003.
“Brenda dy muajve e gjysem te 2003 te huajt e parregullt te kapur ne territor kane qene 21.243. Ata qe efektivisht jane larguar nga territori jane 11.971, pak me shume se sa gjysma. Preçizohet qe jane organizuar 5 fluturime Charter prej te cilave 2 per ne Nixheri e 3 per ne Rumani. Jane 345 te huajt e shoqeruar ne vendin e origjines.”

Kur jepen keto te dhena nuk kuptohet asnje here se ç’duhet te kuptohet, e kete jua thote nje person i cili eshte mesuar qe t’i lexoj prej vitesh. Jane te dhena qe nuk dihet nese vullnetarisht jane shprehur ne menyre te dyshimte. Nuk dihet nese deshirohet qe t’i behet te besohet popullsise, qe 11.971 persona jane debuar nga territori kombetar por nuk kuptohet se ç’do te thote qe 345 jane çuar ne vendin e origjines. E dhena e dyte duket me e besueshme. Edhe pse numri i debimeve te notifikuara eshte shume i madh, e qe pjesa me e mire e ketyre personave jane mbyllur ne qendrat e debimit, rezultatet e verteta jane shume te pakenaqshme nga kend veshtrimi i llogjikes represive. Karshi 21.243 espulsioneve vetem 345 realisht jane dorezuar nga policia e kufirit ne vendet e tyre.

Ne te kaluar kemi bere disa vrojtime lidhur me shpenzimet e medha qe qeveria ka bere ne fushen e espulsioneve. Ne vitin 2002 jane shpenzuar 70 milion euro vetem per qendrat e qendrimit te perkohshem e nenvizojme, jo vetem per ndertimin e tyre por per qeverisjen e per personelin e ketyre qendrave. Ne kete shifer perfshihen edhe shpenzimet e udhetimit per ekzekutimin e espulsionit. Duket qe me pak se sa 20% e personave te goditur nga espulsioni e qe mbyllen ne q.q.p. me vone realisht largohen nga territori kombetar.