Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kur nga emigrant i rregullt burokracia te transformon ne “klandestine”. Rasti i Viçences

Ne kete rast eshte e qarte qe, duke refuzuar lejeqendrimin per turizem, eshte ndaluar mundesia e konvertimit ne motive familjare. E kjo vetem per faktin qe e interesuara nuk morri leket jashte deres, por i demostroi i shoqi. Eventualisht polici ka injoruar qe , sipas normes se te drejtes italiane te familjes, ne rastin e marteses behet bashkimi i te ardhurave, ndaj nuk ka diference mes disponibilitetit ekonomik te burrit e atij te gruas. E kur gruaja nuk ka leket e saja, leket e burrit jane sikur te ishin te sajat. Kjo gje eshte injoruar plotesisht, ne baze te ketij motivimi qe nuk respekton aspak urdherin italian te familjes e kane refuzuar nje lejeqendrimi per turizem karshi nje vize hyrjeje te rregullt. Ky eshte nje rast emblematik qe edhe pse respektohen te gjitha normat e ligjit lindin probleme te cilat nuk parashikohen nga asnje norme e shtetit.

Çfare mund te behet?
Fatkeqesisht pergjigja jone nuk eshte shume e kenaqshme pasi te duash te apelosh nje vendim te kesaj natyre do te thote qe njohesh sa thame me siper, e vetmja mundesi eshte ajo e apelimit ne TAR (Gjykata Administrative Rajonale) brenga 60 diteve nga notifikimi i provedimentit.

Sot ky person gjendet ne nje situate te pabesueshme irregolariteti e çdo dite rrezikon debimin. Vetem duke propozuar apel e duke marre urdherin e pezullimit mund te kthehet ne nje situate legaliteti. Nderkohe rrezikohet qe te trajtohen si “klandestine” edhe pse eshte respektuar ligji dhe ME GJITHA veçantite e tij.