Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Kush jep vertetimet per konvertimin e lejeqendrimit? Rasti i Trentos

Ne menyre te veçante kujtoj qe qarkorja e cituar stabilizonte qe mundesia per te kerkuar konvertimin e lejeqendrimit nga nje motiv i cili nuk lejon ushtrimin e nje aktiviteti pune ne pune autonome (parashikuar nga art.39, paragrafi 7 i Rregullores se Perditesimit). Kjo mundesi mund te shfrytezohej nga ata persona qe kishin hyre ne Itali para publikimit te dekretit te flukseve bere me 15 mars 2002. Si te thuash kur nje person kishte hyre ne Itali para dekretit te flukseve, per turizem, pa e ditur qe do te ekzistonte kjo mundesi per konvertim, e me pas, rastesisht, hyn ne fuqi dekreti i flukseve qe lejonte konvertimin. Por ne rast se nje person hyn nga jashte pas aprovimit te dekretit te flukseve, i pajisur p.sh. me nje lejeqendrimi per turizem, e kerkon konvertimin… ne kete rast nuk mundet.

Kjo fraze “nuk mundet” eshte cituar ne qarkoren e permebdur, por nuk gjen asnje konfermim ne tekstin e Rregullores se Perditesimit, art. 39, norme e cila nuk ben asnje dallim e qe kufizohet te thote qe kush ndodhet me qendrim te rregullt per motive qe nuk lejojne ushtrimin e nje aktiviteti pune mundet, kur lejeqendrimi eshte akoma ne faze vlefshmerie, e kur ka disponibilitet kuotash per pune autonome, te kerkoj direkt ne Itali konvertimin e lejeqendrimit nga motive turizmi ne pune autonome.

E vetmja gje qe duhet te behet eshte qe duhet te informohet prane Drejtorise Provinciale te Punes e te marri nje vertetim ku te rezultojne kuota te disponueshme. Kemi njoftime qe akoma sot ka kuota te disponueshme pasi zyrat e punes vazhdojne qe te japin vertetime per kerkesat qe kane te bejne me konvertimin. Kujtoj qe keto kuota per pune autonome jane dhene me dekretin e flukseve te vitit 2002 duke e shtyre afatin deri me 31 mars 2003. Kjo eshte edhe prova me evidente qe kuotat nuk jane mbaruar komplet ne harkun e vitit te kaluar. Nuk eshte e vertete qe duke qendruar ne Itali nuk mund te behet konvertimi i lejeqendrimit, e kjo bie ne kundershtim te plote me Rregulloren e Perditesimit.

Lidhur me nje pyetje tjeter qe ka te bej me konvertimin e lejeqerndrimit per pune stinore ne lejeqendrimi per pune autonome, duhet theksuar qe, ne kete rast kjo gje eshte e pamundur dhe administrata ka te drejte. Mundesia e konvertimit ne motive pune autonome, edhe pse norma eshte formuluar ne menyre te çuditshme, eshte parashikuar vetem per ata qe kane nje lejeqendrimi qe nuk lejon ushtrimin e nje aktiviteti pune. Keshtu, kush ka arritur ne Itali e ka marre nje lejeqendrimi per pune stinore , nuk perfshihet ne aplikimin e normes mbi konvertimin, pasi nuk mund ta kerkoj dujke qene se nuk eshte titullar i nje titulli qendrimi qe nuk lejon aktivitet pune.