Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Ligji Bossi Fini dhe te drejtat e emigranteve: nje bilanc i pare

Relacion nen kujdesin e Av. Marco Paggi ne kuvendin e promovuar nga Komuna e Venecias mbi te drejten e votes administrative per qytetaret jo komunitare

Do te bej nje permbledhje sintetike te ligjit Bossi Fini e mbi te rejat e futura nga zgjedhja e fundit e legjislatorit, ndoshta per ta bere akoma edhe me evidente se sa e rendesishme eshte vota e sesi, pa vote, ne kuadrin normativ aktual eshte e veshtire qe te shpresohet per nje integrim efektiv, edhe pse mund te duket i dyshimte dhe i parakohshem ky term.
Kujtoj qe gjate punimeve pergatitore te ligjit Turco-Napolitano, kur flitej per kete element kualifikues te ligjit te ri qe ishte vota e jo gjithe te tjerat, e qe me tej eshte fshire, shume te huaj qe ishin ne Itali prej shume kohesh e komentonin kete propozim me tone te buta duke thene “Interesante kjo gje e te drejtes se votes, por do te preferoja qe qeveria italiane te me jepte mundesi qe te kem nje shtepi ose te drejta te tjera si ato qe hahen”. Ne fakt eshte e veshtire qe te imagjinohet qe nje i huaj qe, edhe pse jeton ne Itali prej shume vitesh e nga kendveshtrimi ekonomik dhe social eshte i inseruar, te mund te provoj nje ndjenje te tille te perkatesise ne kete komunitet kur nderkohe sheh nje sjellje te refuzimit sistematik karshi tij.
Nga ana tjeter, siç tha edhe profesoresha Vigneri, zgjidhja per realizimin e qellimit te votes nuk mund te kete si mase te pershtatshme ate te marrjes se qytetarise italiane me ate te te ciles i huaji te mund te votoj si te gjithe qytetaret e tjere. Pasi afati i pritjes eshte dyfishuarsi para dhe mbas prezantimit te kerkeses. Sistematikisht koha mesatare e pritjes se kerkeses per qytetarine edhe kur kjo eshte nje e drejte e plote, si ne rastin e marteses me nje qytetar italian, eshte tre vjet.
Nje tjeter aspekt qe duhet nenvizuar eshte qe Ministria e Brendshme nuk publikon te dhenat e plota mbi qytetarine, thote vetem se sa te huaj kane marre qytetarine por nuk thote se sa kane bere kerkese; ne terma shkencore do te ishte interesante te shihej se cili eshte ky raport. Fakti qe mund te behen vetem supozime natyrisht qe mund te jete komode. Netwok i avokateve ne te cilin bej pjese, Shoqata e Studimeve Juridike mbi Emigracionin (ASGI), e perbere nga shume avokate, perfaqeson nje oservator pak a shume te gjere, ndaj edhe pa te dhena shkencore te dokumentueshme mund te them qe pjesa dermuese e kerkesave per qytetari refuzohet, edhe pse te bera nga njerez normal qe ndodhet ne Itali prej nje jete, qe prodhojne pasuri dhe kulture, me provedimente te parapergatitura e me te njejtin motivim me nje stil te njejte prej vitesh te cilin mund ta recitoj permendesh. Nder te tjera do te ishte akoma me interesante te shihej perberja etnike ose kombetare e subjekteve te destinuara per refuzim e atyre qe pranohen, pasi edhe ketu, ne mungese te plote te te dhenave, mund te behen pohime se si p.sh., sidomos ne vitet e fundit, kush vjen nga nje origjine fetare arabo-muslimane, jo rastesisht, ka nje mundesi pranimi me te ulet nga komunitetet e tjera.

Duke ju kthyer bilancit te ligjit Bossi-Fini, e duke afrontuar te rejat e futura prej tij, do te ishte e drejte te trajtohej sipas renditjes se dobesive.
Duke filluar nga me te dobtit, persa i perket te drejtes se azilit, praktikisht ne duart e Komisioneve Territoriale te cilat duhet te ekzaminojne kerkesat me nje proçedure qe norma e percakton si te pershpejtuar, duke i caktuar ne pak dite ketyre komisioneve te drejten e jetes ose te vdekjes se ketyre personave, duke parashikuar kufizimin e lirive personale te kerkuesve. Ka nga ato vende qe bejne zgjedhje me te rafinuara, p.sh. ne Suedi nuk ka kufizim te lirive personale por qendrat e identifikimit e te pritjes se kerkuesve te azilit jane ne vende qe ekziston mundesia per te dale, por te levizesh me friken e ujqerve ne mes te debores e qindra kilometra prej qendrave te banuara. Jane shume komode e ne to kerkuesit jane te lire, por po te dalin mund te behen ushqim per uqerit.
Normat qe kane modifikuar te drejten e azilit prezantohen si çensure e legjitimitetit kushtetor e i jane nenshtruar vemendjes se Keshillit e çensures se legjitimitetit nen profilin e shkeljes se Konventes Evropiane mbi te drejtat e njeriut.
Qendrat e Qendrimit te Perkohshem: ekzistonin me pare, por me ligjin Bossi-Fini qendrimi ne to eshte shtuar duke u dyfishuar nga 30 ne 60 dite, por mbi te gjitha eshte futur mekanizmi i debimit te menjehershem e i kriminalizimit te ngjyres qe nuk perputhen me provedimentin e debimit. Nuk eshte arritur deri ne krijimin e prezences klandestine ne territorin italian, por eshte arritur ne krijimin e krimit te mospermbushjes se lajmerimit per te lene territorin italian. Gjeja me interesante eshte qe shume shpesh verifikohet qe ky lajmerim nuk perdoret shume pasi nuk ekziston mundesia e ekzekutimit te debimit, por thjesht pasi eshte sistemi me komod per te bere te zhduket nje i huaj, ne kuptimin e ushtrimit te te drejtave e te mundesise per te marre sherbime te asistences e te çdo natyre, perfshire edhe sherbimin e urgjences.
Shoqata e Studimeve Juridike mbi Emigracionin lidhur me QQP ka nje pozite monolitike: eshte kunder QQP pasi jane te panevojshme. Nje studim i fundit metodik i ndjekur prane te gjitha QQP prej Shoqates Mjeke pa Kufi ka demostruar qe pjesa dermuese e atyre qe jane te mbyllur – le te themi te burgosur – ne keto QQP ne fund te periudhes maksimale te qendrimit lihet e lire ne territorin italian pa u shoqeruar ne kufi. Shpesh perdoren per zgjatjen institucionale te denimit me burgim te personave qe kane mbaruar se vuajturi denimin e per te cilet ka vite te tera per te planifikuar nje fluturim me avion ose per marrjen e dokumentave nga ana e perfaqesise konsullore, e qe me tej pas nje kohe te gjate qendrimi lihen te lire ne territor pa u shoqeruar ne kufi. Kur nderkohe ekzistojne mundesi teknike per te ndjekur debimin. QQP nuk sherbejne per asgje. Ne fakt eshte e mundur qe debimi te ekzekutohet pa qene e nevojshme qe te behet kufizimi i lirive personale.
Eshte e nevojshme qe te shkohet akoma mbrapa per te gjetur ne te drejten italiane, por edhe ne ate te vendeve te tjera, provedimente restriktive te lirive personale qe nuk jane te lidhura me nje sjellje kriminale: mjafton te kalohet tek burgimi per borxhe, qe fatmiresisht i referohet shume viteve me pare, per te gjetur ne urdherin juridik nje fakt qe nuk perben krim por qe megjithate prodhon restriktimin e lirive personale.

Lidhur me qeverisjen e flukseve migratore, perveç heqjes se sistemit te sposorit – qe nder te tjera ishte i vetmi sistem funksionues per hyrjet e rregullta – eshte theksuar hipokrizia sipas te ciles behet sikur nje i huaj qe deshiron te hyj rregullisht ne Itali per motive pune te mund te gjej, duke qendruar ne vendin e tij, nje punedhenes italian qe teorikisht duhet te besoj te punesoj nje person qe nuk e ka pare kurre, qe nuk e ka njohur e te marri per te autorizimin. Ne realitet e dime qe ne pjesen dermuese – them 99% te rasteve te atyre qe kane hyre nepermjet sistemit te kuotave, ne realitet kane qene prezent ne kushte klandestine e me pas kane patur fatin te gjejne nje punedhenes serioz, me kurajo e me durim qe ka ndermarre kete proçedure burokratike te hyrjes.

E reja e flukseve eshte qe ndersa para ligjit Bossi Fini ishte e mundur qe kerkesa te prezantohej ne fillim te vitit, tani kemi nje lloj llotarie te atyre qe perpiqen kush te arrij me pare pasi nuk i dihet se kur mund te publikohet dekreti. Me ligjin Bossi Fini kerkesa mund te prezantohet duke filluar vetem nga data e publikimit te dekretit te flukseve. E keshtu qe gares se kush do te arrij me pare, qee cila ekzistonte edhe me pare, i shtohet ajo e tyre qe dine me pare publikimin e Gazetes Zyrtare. Keshtu kemi te bejme me ata te “informuarit mire” qe arrijne “te gjejne” diten e publikimit e te çojne pakon e tyre te praktikave te shitura me çmim te larte tek konsulentet, ne kuriz te atyre qe kerkojne nje menyre per te rregolarizuar poziten e tyre ne Itali, pasi ne fakt kjo eshte nje forme e rregolarizimit, edhe pse ne vrime te gjilperes. Natyrisht qe e gjithe kjo prodhon irregolaritet, prodhon shkelje te ligjit, prodhon evazion fiskal, prodhon evazion kontributiv e se fundi prodhon varferim.
Por elementi “kualifikues” i ligjit Bossi Fini eshte kontrata e qendrimit. Gjate fushates elektorale, akoma para perfeksionimit dhe aprovimit te ligjit Bossi Fini, kontrata e qendrimit ishte perdorur si sllogan per te thene “i huaji nuk mund te qendroj ne Itali nje minute me shume nga kontrata e punes”. Por fatmiresisht ekzistojne konventat nderkombetare ne te cilat ka aderuar edhe Italia e qe jane te tuteluara ne urdherin tone lidhur me kushtin juridik te te huajit, pasi Kushtetuta italiane e detyron legjislatorin italian qe te konformohet me konvetat nderkombetare mbi kushtet juridike te te huajit. Ekzistenca e ketyre normave nderkombetare ka lejuar qe te mos çoj ne konseguenca ekstreme kete slogan e te vazhdoj qe te garantoj mundesine per ke hyn ne nje gjendje papunesie qe te qendroj per nje periudhe e me mundesine per te gjetur nje pune te re. Kjo periudhe eshte pergjysmuar nga nje vit ne gjashte muaj, qe nuk eshte shume, me qene se pjesa me e mire e ketyre 6 muajve “hahet” nga pritja e lejeqendrimit per kerkim pune. Me tej, kur i huaji merr lejeqendrimin per kerkim pune ka surprizen qe te shohi qe kjo periudhe eshte shkurtuar e nuk fillon qe nga data e dorezimit, por nga data e prezantimit te kerkeses.

Per me teper parashikohet stipulimi, sa here ndryshohet punedhenesi (le te mendojme qe emigrantet jane te destinuar ne sektoret me t veshtire te tregut te punes) i nje kontrate qendrimi, duke bere bllokimin akoma edhe me shume te Prefekturave, e keshtu mund te imagjinojme perse eshte bere nje ligj me financim zero. Me kete rast duhet te demostrohet qe punetori jo vetem qe ka nje shtepi por kjo te jete e pershtatshme dhe e çertifikueshme ne baze te parametrave te stabilizuara nga Ligji Rajonal ne lenden e ndertimit rezidencial publik.
Por e dime te gjithe qe kur keto parametra jane adoptuar ne baze te optimizimit legjislativ italian, duke fiksuar objektiva per t’u arritur qe nuk jane arritur.
Pjesa dermuese e atyre qe jetojne ne shtepi popullore, jetojne ne banesa qe nuk plotesojne keto standarte. Shtepite jane te pakta e kerkuesit jane te shumte, famijet jane te numerta etj., etj…. E aty ku as Shteti e as entet publike nuk kane mundur te respektojne keto standarte ne dhenien e ketyre shtepive personave qe gjithesesi do te paguajne nje qera te favorshme, sot parashikohet qe emigranti, subjekti qe ka me shume veshtiresi per te gjetur shtepi, jo vetem te arrij qe te gjej nje shtepi, por ta gjej duke ju drejtuar tregut privat, e qe duhet t’i permbahet ketyre standarteve, duke lene nje rroge te tere. Kjo eshte fantashkence. Nuk ekziston nje ligj qe ndryshon realitetin, duhet te ekzistoj nje ligj qe i pershtatet realitetit. E ne nje situate te kesaj natyre, mundet vetem te imagjinojme qe te lindi nje treg tjeter i kartave fallso i mikpritjeve fallso etj. etj..

Nje shembull eklatant ka ndodhur para pak ditesh, qe zgjaste prej vitesh, ish perpunimi i lekureve ne Arzinjano (VI) ku banonin 500 vete te pajisur me nje lejeqendrimi te rregullt, qe punonin rregullisht, paguajne kontributet e qe zyrtarisht kur prezantohej kuestura çdo jave per te bere kontrolle, tregonin nje lejeqendrimi nga e cila rezultonte nje banese tjeter. Natyrisht qe kuestura bente sikur nuk e dinte qe keta zoterinj ne fakt kane qene te detyruar qe te dokumentonin nje banese fallso ne menyre qe te benin rinovimin e lejeqendrimit. Tani ky mekanizem i çertifikates se pershtatshmerise se shtepise nuk do te mungoj qe te ushqej llogjiken e shfrytezimit e natyrisht qe do te çoj drejt klandestinitetit, persona te cilet kane vetem nje gabim, ate te te qenit te varfer, e te mos kene mundesi, si shume italiane te tjere, qe te kene nje shtepi komode, por vetem shtepi.

Bashkimi familjar eshte shtrenguar shume nga ligji Bossi Fini, por jo vetem lidhur me subjektet e destinuara ne ushtrimin e kesaj te drejte, por ne praktiken e tij. Koha e pritjes per marrjen e nje vize per bashkim familjar, eshte skandalisht e gjate, e patolerueshme. Ne momentin ne te cilin i huaji i interesuar per bashkim familjar prezantohet ne Ambasaden italiane, e ka te gjitha dokumentat e kerkuara te legalizuata e te kontrolluara, viza e hyrjes duhet te jete vetem nje akt simultan. Por ne fakt afati i pritjes eshte me vite. Eshte e njohur praktika e Ambasades Italiane ne Kazablanka, qe eshte bere famoze, e cila eshte mbyllur per muaj te tere duke vene jashte mureve te saj nje lajmerim “mos u paraqisni me as per vizen per bashkim familjar, jemi duke rekuperuar prapambetjen e tre viteve te fundit”.
Natyrisht qe e gjithe kjo krijon klandestinitet, pasi nje person nuk mund te qendroj larg njerezve qe do, vetem pasi kjo eshte proçedura. Natyrisht qe kjo ushqen boten e krimit, mafian, dhe nuk sherbne per mbrojtjen e kufijve kombetare. Mund te flitet shume per te drejtat sociale, qe edhe keto jane kufizuar, por qe ne te vertete ky eshte nje proçes qe ka filluar qe me ligjin Turco Napolitano, e i referohem perjashtimit nga sherbimet sociale te emigranteve te pajisur me nje lejeqendrimi normale. Vetem ata qe jane ne poses te kartes se qendrimit munden. E jo rastesisht kartat e qendrimit jane bllokuar per vite, me shkakun qe Qeveria nuk kishte stampuar akoma modulet. Tani ka te reja te tjera, qe me financiarien e fundit, qe edhe grate me karte qendrimi, pasi kane kaluar nje kohe te gjate pritjeje e durimi, nuk mund te marrin çekun e lindjes, e drejte qe ju njihet vetem grave komunitare. E kjo eshte nje rritje e diskriminimit.
Nje konseguence tjeter e ligjit Bossi Fini eshte pergjysmimi i kohezgjatjes se lejeqendrimit, qe natyrisht nuk ka ndihmuar ne lehtesimin e trafikut ne kuestura, perkundrazi e ka bere situaten akoma edhe me kaotike e te padurueshme, pasi mekanizmi ne baze te te cilit lejeqendrimi zgjat sa kontrata e punes, ka katerfishuar punen, edhe per te bere te heshtin 700 mije vetet e sanatorias se fundit, me te gjithe kohen e gjate te pritjes. Ne Venecia koha e pritjes per rinvimin e lejeqendrimit eshte 10 muaj.
Eshte e vertete qe ligji Bossi Fini ka sqaruar, e eshte nje gje e vlefshme, qe gjate kohes se rinovimit te lejeqendrimit (me pare nuk ishte keshtu), ekziston e drejta, si per punetorin dhe per punedhenesin, qe te vazhdohet raporti i punes, sikurse edhe e drejta e krijimit te nje raporti te ri pune. Por nga ky kend veshtrimi kjo e drejte nuk vlen asgje, pasi pjesa dermuese e punedhenesve, i pergjigjet punetoreve qe propozohen per punesim, “kthehu me lejeqendrimin e rinvuar”. Nuk e ndjejne qe te investojne, te harxhojne kohe, burime te ndermarrjes ne formimin e nje punetori, i cili ndoshta pas nje muaji ne vijim te mos rinovimit te lejeqendrimit jane te detyruar qe ta pushojne nga puna, ose qe te kryejne krim pa e ditur pasi me refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit, mbatja e vendit te punes nuk eshte me e ligjshme.
Eshte ky sistem qe perveç aplikimit te vet normave, demostron nje refuzim sostancial te te huajit, nje diferencim, diskriminim e fatkeqesisht e paguajne kete çmim edhe qytetaret e vendeve te reja anetare. Me 1 maj, vendet e reja anetare mund te perfitojne nga liria e qarkullimit per motive pune e si rrjedhim dhe e stabilizimit, sikur te mos ishte qe vendet e vjetra anetare kane mundesi te adoptojne nje lloj “moratoria” qe per me shume se sa dy vjet te pritet per operativitetin e lirise se qarkullimit. E dini se cili eshte “leit motivi” i kesaj zgjedhjeje, deshira qe te ndalohet fluksi i kraheve te punes me kosto te ulet drejt vendeve te vjetra anetare te BE.
Natyrisht qe sikur vullneti te ishte vertet ky, masat qe duhet te merreshin duhet te ishin te tjera, do te thosha diametralisht te kunderta, pasi eshte e njohur qe politikanet, e ata bejne sikur nuk e dine, qe te gjithe qytetaret e vendeve te reja anetare, sikurse kanditatet e tjere te ardhshem, mund te paraqiten ne kufijte Shengen, te pajisur me nje pashaporte e ca euro ne xhep e mund te kalojne kufirin. Jane te lire qe te levizin si turista ne te gjithe Evropen, nuk jane te lire qe te punojne ne rregull e si rrjedhim jane te detyruar qe te punojne ne te zeze. Ndaj kush thote qe kerkohet te evitohet hyrja e kraheve te pune me çmim te ulet, ndoshta do te kunderten, pasi realiteti shpreh pikerisht kete. Tani ky diferencim dhe diskriminim nuk eshte frut i zgjedhjeve te gabuara teknike legjislative.

Eshte evidente pasi e demostron praktika, puna e administratave tona, qe pasqyron nje kulture difuze qe fatkeqsisht prek te gjithe sektoret e shoqerise sone. Edhe sindikatat kane probleme serioze ne qeverisjen e raporteve mes qytetareve italiane dhe te huaj, kerkojne ta bejne pasi eshte zanati i tyre, por probleme ka e sidomos ma fashat me te dobta te shoqerise. Keshtu problemi nuk qendron ne gjetjen e eksperteve ne te drejten teknike legjislative. Problemi i vertete eshte tjeter, eshte nje beteje e madhe kulturale, ne kuadrin e te ciles e drejta e votes perfaqeson nje pike pryesore.