Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Marrja ose njohja e qytetarise italiane per apolidet

Do te marrim ne analize disa aspekte qe lindin ne limitin e mundesise se marrjes se qytetarise italiane lidhur me statusin e apolidit.

Statusi i apolidit: ju njihet atyre personave qe nuk mund te demostrojne qytetarine e asnje vendi ose qe nuk trajtohen me si qytetare prej autoriteteve kompetente te vendit te tyre dhe si rjedhim, nuk perfitojne asnje forme te asistences administrative, siç eshte dhenia e dokumentave kryesore si dokumenti i dentitetit ose gjendja civile, pasi nuk konsiderohen me si qytetare te atij vendi.
Ne keto raste eshte e nevojshme qe te behet dallim mes situatave te veshtira me ato kur kemi nje mosnjohje te plote te qytetarise origjinale.

Do te nisemi nga nje pyetje qe na drejtohet nepermjet internetit nga “Comitato solidarietà immigrati di La Spezia”, pyetje kjo qe ben pjese nder pyetjet me frekuente mbi apolidin qe jo gjithnje eshte e lehte qe t’u jepet nje pergjigje.
Pyetja qe na drejtohet ka te bej me faktin qe pamundesia per te marre nje çertifikate lindjeje ne vendin e origjines, qe eshte nje shembull shume frekuent mes popullsise Rom, e si rrjedhim fakti i pamundesise se marrjes se pashaportes, eshte nje motiv i mjaftueshem per njohjen e statusit te apolidit. Cilat jane proçedurat qe duhet te ndiqen per njohjen e ketij statusi e nese apolidet mund te debohen nga territori italian.

Me tej vazhdon shembulli specifik i femijeve te qytetareve kubane qe nuk konsiderohen qytetare kubane qe ne lindje, siç ndodh per femijet e qytetareve italiane qe lindin jashte. Lind problemi per te kuptuar qe femijet e qytetareve kubane te lindur ne Itali, ne aktin e lindjes nuk marrin automatikisht njohjen e qytetarise kubane, e mund t’u njihet statusi i apolidit ose qytetaria italiane?
E ne rast se te porsalindurit i njihet qytetaria italiane, nena e femijes pa lejeqendrimi ose lejeqendrimi per motive shendeti mund te marri nje lejeqendrimi si bashkejetuese e nje qytetari italian (biri). Keto jane disa shembuj se si ne praktike ngrihet ky problem qe ka te bej me persona krejt te pambrojtur siç jane te porsalindurit.

Mbi kete çeshtje duhet te jepen disa konsiderata paraprake. Ne si Melting Pot disa here jemi marre me statusin e apolidit. Duhet bere dallim mes situatave te lodhshme prej njohjes se ketij statusi.

Shembuj praktik – Shpesh ndodh qe persona te cilet ndodhen larg prej vendit te tyre prej vitesh nuk arrijne me qe te bejne rinovimin e pashaportes prane autoriteteve te konsullore e si rrjedhim hasin veshtiresi edhe ne rinovimin e lejeqendrimit. Gjithashtu ndodh qe autoritetet konsullore te vendit te origjines te refuzojne pashaporten per faktin qe personat e interesuar duhet te kryejne sherbimin ushtarak.
Natyrisht qe nuk mund te hyjme ne drejtesine e normave qe parashikohen nga rregullore e huaja te cilat e kerkojne ne nje menyre ose ne nje tjeter kryerjen e sherbimit ushtarak. Keto jane raste te cilat rregullohen nga urdheri juridik i shtetit te huaj. Shpesh kemi te bejme edhe me situata persekutimi ne rastin kur verifikohen episode lufte siç eshte rasti i ish Jugosllavise (kur shume persona kane zgjdhur qe te mos kryejne sherbim ushtarak per te mos vrare vllezerit e tyre). Shkelja e detyrimit te berjes se sherbimit ushtarak dhe konseguencat qe vijne me pas siç eshte bojkotimi prej autoriteteve te vendit te origjines, nuk perbejne nje forme te mosnjohjes se qytetarise qe çon ne njohjen e statusit te apolidit.

Proçedura e njohjes
Statusi i apolidit mund te njihet nepermjet nje proçedure administrative qe aktivizohet edhe nepermjet kuestures ku eshte dhene lejeqendrimi, e cila i drejtohet Ministrise se Brendshme, pikerisht per te kerkuar njohjen e statusit te apolidit, duke paraqitur te gjitha rrethanat qe mund te provojne qe personi i interesuar nuk konsiderohet me qytetar i nje vendi te caktuar. Ne kuadrin e kesaj proçedure administrative Ministria e Brendshme nepermjet Ministrise se Jashteme bejne nje verifikim, me afate burokratike shume te gjata, karshi vendit per te stabilizuar qe personi nuk konsiderohet me qytetar i atij Shteti.

Ne rastet qe permendem me siper (shkelje e detyrimit te berjes se sherbimit ushtarak) vendi i origjines pergjigjet duke konfirmuar qe behet fjale per nje qytetar me te gjitha detyrimet e parashikuara e qe eshte i detyruar qe te bej sherbimin ushtarak.

Proçedura e parashikuar eshte e thjeshte pasi nuk kerkon asistencen e nje avokati, pasi kemi te bejme thjesht me nje kerkese qe i drejtohet Ministrise se Brendshme. Pergjigja varet nga vlersimi qe i behet situates ne fjale.

Ne rast se Ministria e Brendshme pergjigjet negativisht, mund te behet nje ankese gjyqsore, pra te hapet nje çeshtje civile, per te vertetuar gjendjen e apolidit. Per kete i interesuari mund t’i drejtohet Gjykates Civile te vendit te residences. Ne kete rast jemi ne nje kuader specifik qe displinohet nga materia e statusit civil (perfshire edhe statusin e qytetarise ose statusin e apolidit). Gjykatesi, ne baze te verifikimeve e vleresimeve perkatese, ben njohjen e statusit te apolidit.

Eshte e qarte qe thjesht fakti i pamundesise per te marre nje çertifikate nga autoritetet e vendit te origjines, nuk çon automatikisht ne faktin qe ky qytetar nuk trajtohet me si i tille, edhe pse e dime qe situata si keto shume shpesh nuk jane sintome e mosnjohjes se qytetarise nga ana e autoriteteve te vendit te origjines.
Le te marrim si shembull ish Jugosllavine: shume persona edhe duke mos qene te etnise Kroate (qe kane lindur ne Kroaci, por qe kane qene jashte per nje kohe te gjate) me futjen e ligjit kroat mbi qytetarine, nuk konsiderohen me qytetare e nuk mbahen me ne listat e qytetareve te atij vendi. Kjo gje eshte verifikuar edhe ne Serbi e akoma me rende ne Bosnje Herxegovine. Eshte tjeter gje qe te mos konsiderohesh me qytetar pasi i perket nje etnie qe nuk njihet me nga nje qeveri e caktuar, nga fakti qe te vuash per shkak te anormalive burokratike e vshtiresive te ndryshme.
Le te japim nje shembull tjeter, ambasadat e vendeve te origjines nuk arrijne qe te garantojne nje asistence komplete administrative. Pra, me fjale te tjera, nuk jane ne gjendje qe te funksionojne si nje zyre administrative, duke i dhene, me kerkesen e te interesuarit, te gjitha çertifikatat qe mund te merren ne vendin e origjines prane zyrave kompetente. Ne te tilla raste, fatkeqsisht eshte e domosdoshme qe te shkohet perkohesisht ne vendin e origjines per te ndjekur nga afer e per te zgjidhur kete nevoje duke ju drejtuar zyrave kompetente. Ne te tilla raste i keshillojme te interesuarit qe te shikojne mire daten e skadimit te lejeqendrimit, i cili ne rast se skadon nderkohe qe ndodhen jashte mund te krijoj veshtiresi per te rihyre ne Itali.

Apolidet a mund te debohen?
Ne rast se nje subjekti i eshte njohur me te vertete statusi i apolidit, ose kur nuk eshte e mundur qe te verfikohet qytetaria e tij, ne mungese te çdo tip dokumenti identifikimi, teknikisht eshte e pamundur qe te proçedohet me debimin. Kjo nuk do te thote qe statusi i apolidit garanton nje “jete te qete”, por eshte e qarte qe debimi nuk mund te ushtrohet deri sa nuk eshte e mundur qe te vehet verifikimi i qytetarise se te interesuarit.
Policia e kufirit nuk mund te bej dorezimin e personit deri sa nuk eshte verifikuar qytetaria e nje vendi te caktuar. Pikerisht per kete, qe ne baze te marrveshjeve nderkombetare ne lenden e imigracionit e luftes kunder imigracionit klandestin, behet nje bashkepunim mes zyrave konsullore, pikerisht per te pershpejtuar proçedurat e identifikimit nepermjet dhenies se nje identiteti konsullor per ke nuk eshte i pajisur me pashaporte, gje e cila do te lejoj teknikisht ekzekutimin e debimit.
Deri sa nuk eshte provuar identiteti ose qytetaria, debimi nuk mund te ekzekutohet.
Per kete mund te rime te qete. Siç nuk eshte e mundur qe te behet debimi ne rastet kur teknikisht nuk eshte e mundur per motive te tjera. Per te dhene nje shembull, qytetaret somalez nuk mund te debohen per faktin qe nuk ekziston nje shtet Somalez, por mbi te gjitha pasi fizikisht nuk eshte e mundur qe te dorezohet ne territorin somalez nje qytetar qe vjen nga ajo zone per mungese te asnje tip forme bashkepunimi.

Karshi apolideve akzistojne dallime preçize per marrjen e qytetarise.
Art. 1 i ligjit 91/92 (norma mbi qytetarine) parashikon qe “eshte qytetar qe ne lindje femija nena ose babai i te cilit eshte qytetar italian”. Pra, ne baze te ligjit italian, automatikisht, çdo i porsalindur, edhe jashte territorit te shtetit, konsiderohet qytetar italian.
Situata qe jemi duke trajtuar mund te sqarohet duke ju referuar paragrafit b, gjithnje art. 1, ku parashikohet qe “Eshte qytetar italian qe ne lindje kush lind ne territorin italian ne rast se te dy prinderit jane te panjohur ose apolid”, ose kur femija nuk ndjek qytetarise e prinderve sipas ligjeve te shtetit qe i perkasin.

Femija i apolideve, me fjale te tjera, pikerisht per faktin qe prinderit nuk kane asnje qytetari e nuk mund t’ja percjellin femijes se tyre, automatikisht njihet si qytetar italian, sikur te kishte lindur nga qytetare italiane. Per kete nuk ka asnje dyshim, edhe pse nuk zgjidh qe gjitha problemet qe do te paraqiten. Mund te qelloj nje situate kur prinderit nuk njihen akoma si shtetas te nje vendi te caktuar apo kur kemi te bejme me qytetare te nje vendi e nuk i dihet se cila qytetari t’i njihet.
Ne dyshim (pikerisht pasi ligji dhe normativa mbi gjendjen civile favorizojne dhenien e nje qytetarie. Kur nuk ka asnje zgjidhje tjeter, te porsalindurit te apolidit i njihet menjehere qytetaria italiane, me perjashtim kur verifikohet qe te jete qytetar i nje vendi tjeter prej nje prej prinderve.

Rasti i femijeve te huaj qe nuk njihen prej prinderve
Ndodh qe nje femije ne momentin e lindjes te mos njihet prej prinderve, e kjo ben qe te lindin dyshime edhe ne aktivitetin e funksionareve te zyrave te gjendjes civile. Pikerisht ketij argumenti jep sqarime Ministria e Brendshme e cila i pergjigjet nje pyetje te drejtuar prej nje funksionari nga Komuna e Riçones. Ky i fundit pyet se si duhet te behet verifikimi i qytetarise se nje te mituri te lindur ne Itali nga prinder te panjohur e qe me tej eshte njohur prej nje nene, qytetare e huaj.
Kerkohet te dihet nese eshte e rregullt qe te porsalindurit t’i njihet qytetaria italiane ne momentin e lindjes e kur prinderit jane te panjohur, e kur me pas nena ben njohjen e femijes, gje e cila ne çdo moment mund te behet. Kjo gje a sjell efekte mbi qytetarine italiane qe femijes i eshte njohur fillimisht. Nenpunesi i zyres se gjendjes civile te Riçones shkruan pikerisht keshtu:

“Kjo komune ka marre aktin e lindjes se nje femije, bir i dy qytetareve te panjohur, lindje e denoncuar nga ostetrika brenda dhjete ditet te njohura nga ligji. Diten pas deklarates se lindjes se bere nga ostetrika, eshte prezantuar nje grua e cila ka deklaruar qe deshiron ta njohi si femijen e saj. Nena eshte e qytetarise jugosllave. Eshte formalizuar akti i njohjes ne ane te aktit te lindjes se femijes. Lind pyetja se cila eshte qytetaria qe duhet t’i jepet femijes?”

Duke konsultuar tekstin e Ministrise se Brendshme, Drejtoria qendrore per te drejtat civile, ne faqen 22 rezulton qe njohja nuk parashikon humbjen e qytetarise italiane te fituar ne momentin e lindjes, kur femija ishte femije i te panjohurve. Pra, sipas kesaj linje te ndjekur nga Ministria, kur ne momentin e lindjes femija eshte bir i te panjohurve, merr automatikisht qytetarine italiane. Njohja me tej nga ana e nenes qytetare e huaj nuk çon ne humbjen e qytetarise italiane. Megjithate zyrtari i gjendjes civile ngre disa probleme, pasi me te drejte nenvizon qe, nje qarkore e Ministrise se Brendshme (n.601 e 11 nentorit 1992), thekson plotesisht te kunderten, d.m.th. qe subjektit te cilit i njihet qytetaria italiane ne momentin e lindjes, pasi eshte bir i prinderve te panjohur, i hiqet qytetaria italiane qe ne origjine kur me pas njihet prej nje prej prinderve i cili i transmeton qytetarine e tij.

Pra, siç mund te shihet ne kuadrin e vet Ministrise se Brenshme, ka dy opinione diametralisht te kunderta. Ne pergjigjen qe i jepet nenpunesit te zyres se gjendjes civile te komunes se Riçones theksohet qe nuk mund t’i behet referim hipotezes se parashikuar nga art. 1, paragrafi 1, germa b ne ligjit mbi qytetarine, pasi qytetaria njihet me efekte parardhese.
Me fjale te tjera, njohja e mevonshme krijon nje situate qe ndikon qe ne lindje e qe çon ne transmetimin e qytetarise nga ana e nenes. Ne kete rast duke qene se eshte nje qytetari e huaj transmetuar prej nenes, nuk do te veproj ne marrjen qytetarise italiane qe ne lindje ne menyre automatike.
Pra konsiderohet qe ligji n.91/1992 – qe parashikon qe eshte qytetar italian qe ne lindje kush lind nga prinder te panjohur, nuk vepron ne rast se prinderit mbeten te panjohur me kalimin e kohes.

Ne te vertete kjo pergjigje e dhene nga Ministria e Brendshme ngjall dyshime, per faktin qe formulimi letrar i normes nuk le vend per nje njohje qe mund te behet me pas, edhe pas dhjete vjetesh, pasi kjo gje nuk eshte e ndaluar, te pakten per ligjin italian. Pra, nje ose te dy prinderit mund te reagojne per njohjen e femijes.

Pra mbetet nje dyshim te cilin konsiderojme qe Ministria e Brendshme nuk e ka zgjidhur ne menyre adeguate, edhe pse nenpunesi i gjendjes civile te Komunes se Riçones, sikurse te gjithe nenpunesit e tjere te gjendjes civile, jane te detyruar qe te permbushin vrojtimet e bera nga Ministria e Brendhsme qe i koordinon edhe lidhur me aktet e gjendjes civile.
Pra mbetet nje problem i hapur qe per momentin nuk ka gjetur zgjidhje nga jurisprudenca qe akoma nuk eshte marre me raste te tilla.

Duke ju referuar gjithnje po te njejtit problem, e pikerisht problemit te qytetarise per kubanet, eshte pergjigjur kolegu Enrico Varali, i cili konfermon qe femijet e qytetareve kubane te lindur jashte nuk marrin automatikisht qytetarine kubane, me perjashtim te faktit kur prinderit jetojne jashte Kubes me autorizimin e shtetit kuban. Ne kete rast qytetaria njihet ne menyre automatike. Kolegu shkruan “me rezulton qe, me kalimin e 6 muajve te residences jashte, me asnje zgjatje te autorizimit, qytetari kuban nuk mundet me te rihyj ne vendin e tij, se jo me nje vize te dhene nga Konsullata e vendit te tij, e gjithesesi per nje periudhe kohe te kufizuar (si turist)”. E ne fakt, ne rastin kur qytetari kuban qendron me shume, pa autorizimin e shtetit te tij, futet ne nje gjendje te papercaktuar, ne te cilen nuk trajtohet me si qytetar, gje qe çon ne kushtet per njohjen e statusit te apolidit.

Kolegu vazhdon “Femijet, siç e theksova, nuk fitojne qytetarine kubane e si rrjedhim, ne rast se kane lindur ne Itali, jane qytetare italiane qe ne lindje (art. 1, paragrafi 1, germa b, ligji 91/1992)”. Ne rastin kur nuk mund te jepet ne vazhdimesi qytetaria e prinderve jepet ajo italiane, kjo ne baze te ligjeve te shtetit te origjines.

Gjithnje kolegu Varali shkruan “Me dokumentat ne dore i interesuari duhet t’i drejtohet Ambasades Kubane ne Itali ku jepet nje deklarate nga e cila rezulton qe i mituri nuk njihet si qytetar kuban. Me kete deklarate konsullore, eshte e mjaftueshme qe te behet kerkese prane zyres se gjendjes civile te komunes se residences ose banimit per dhenien e qytetarise italiane te porsalindurit. Ne rastin qe kam trajtuar para nje viti, babai i femijes ishte pa dokumenta, ndersa nena ishte e pajisur me lejeqendrimi per motive pune. Ne çdo rast, brenda nje viti Ministria eshte pergjigjur per njohjen e qytetarise italiane.”
Kjo gje ka qene e nevojshme pasi nenpunesi i gjendjes civile kishte dyshime dhe keto ja ka drejtuar Ministrise se Brendhsme.

“Lidhur me te jatin, kishte lindur problemi qe, ne kuadrin e proçedurave administrative, te mund t’i drejtohet art. 19, paragrafi 2, germa c i ligjit 286/1998.” Behet fjale per normen qe parashikon ndalimin e espulsionit te te huajit qe bashkejeton me nje te aferm brenda grades se katert te qytetarise italiane. Femija ben pjese ne graden e pare, e si rrjedhim bashkejetesa me birin qytetar italian ben qe te ndalohet debimi me te drejten e nje lejeqendrimi per motive familjare i vlefshem edhe per motive pune.
Edhe ne rastin ne fjale, femija i mitur i qytetarise italiane, pasi nuk i eshte transmetuar qytetaria e vendit te tij, sipas ligjit kuban, ka te drejte qe te rregulloj situaten e qendrimit te prinderve. E megjithekete “Kuestura e Verones kishte refuzuar verbalisht dhenien e lejeqendsrimit te ketij tipi. Nderkohe, me rregolarizimin e vitit 2002 eshte mundur qe te kaperxehet nje pengese e tille.”

Edhe kjo hipoteze interpretuese, edhe pse gjen shrehje direkte ne parashikimet e ligjit, NUK gjen nje njohje te lehte neper kuestura, te cilat bejne nje interpretim shume te ngushte te normes (art. 19 i T.U.).

A mund te fitohet qytetaria italiane edhe ne rast adoptimesh
Art. 3, ligji 91/1992 parashikon qe “i mituri i huaj i adoptuar nga qytetare italiane fiton qytetarine”. Me fjale te tjera, fiton automatikisht qytetarine italiane sikur te ishte biri i nje nene ose babai qytetar qe ne lindje. Kjo ben qe i huaji i mitur i adoptuar te barazohet totalisht me nje qytetar italian. Eshte krejt ndryshe kur adoptimi ka te bej me nje ne moshe madhore.
Art. 9, paragrafi 1, berma b parashikon qe “qytetaria italiane mund te jepet me dekret te Presidentit te Republikes, me Propozim te Ministrise se Brendhsme, te huajit me moshe madhore adoptuar nga qytetare italiane qe jetojne legalisht ne territorin e Republikes italiane prej te pakten 5 vjetesh nga data e adoptimit”.
Siç mund te shihet, ne te tilla raste qytetaria nuk kalon automatikisht, por vetem me mundesine per ta kerkuar e duke plotesuar kriteret e parashikuara.

Rasti i qytetareve me moshe madhore
Ne kete rast ka lindur nje mosmarrveshje qe eshte çuar deri ne Keshillin Kushtetues. Behet fjale per nje qytetar shqiptar me moshe madhore, i adoptuar prej prinderve italiane qe (per shkak te adoptimit) nuk ishte rregjistruar me ne rregjistrat e gjendjes civile ne Shqiperi e si rrjedhim ka humbur qytetarine shqiptare. Kjo pasi parashikohet nga ligji shqiptar.

Per shkak te ketij çrregjistrimi i interesuari nuk kishte mundur me te bente rinovimin e pashaportes shqiptare, si rrjehdim ishte bllokuar lejeqendrimi. E ne fakt kuestura nuk degjonte asnje arsyetim. Kemi te bejme me nje situate absurde, e kur nuk kane kaluar akoma 5 vjetet, e keshtu qe nuk mund te kerkohet qytetaria italiane, e nuk mund te qendrohet rregullisht.
Ne vijim te kesaj situate eshte bere apel ne gjykaten e Savones, e cila ka ngritur çeshtjen e legjitimitetit kushtetor te stabilizuar e nese kjo eshte konforme me parimet e barazise e te diferences se trajtimit mes te adoptuarve te mitur e me moshe madhore.

Fatkeqesisht Keshilli Kushtetues nuk eshte shprehur mbi kete çeshtje, pasi ka dashur qe te nenvizohet nga pikmapja proçeduriale çeshtja nuk ka lidhje me situaten qe zonja ka jetuar. Duhej te ishte magjistratura e cila ne nje tjeter menyre do te shprehej per faktin qe mungesa e rinovimit te pashaportes çon automatikisht ne refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit. Si rrjedhim Keshilli Kushtetor nuk eshte shprehur duke deklaruar te papranueshem propozimin, ndaj problemi mbetet i hapur.

Natyrisht qe kjo nuk implikon faktin qe nje i huaj me moshe madhore i adoptuar te kete nje lejeqendrimi te rregullt, pasi gjithesesi behet fjale per persona bashkejetues me qytetare italiane. Si rrjedhim, ne kete rast, gjithnje ne baze te art.19, ekziston e drejta e lejeqendrimit. Megjithate, siç e kemi pare, lejeqendrimi mbetet i bllokuar per mungese te rinovimit te pashaportes.

Çfare duhet te behet ne kete rast? A mund te kuptohet mungesa e rinovimit te pashaportes si nje mosnjohje e qytetarise origjinale nga ana e autoriteve te vendit te origjines?

Ndoshta, ne kete rast, mund te kuptohet pikerisht keshtu. Sipas praktikes shqiptare, kalohet ne çrregjistrimin nga rregjistrat e gjendjes civile. Eshte nje tregues ne te cilin mungon trajtimi si qytetar i atij vendi.
Si rrjedhim duhet te imagjinojme qe ne nje situate te kesaj natyre, e deri sa nuk eshte e mundur qe te prezantohet kerkesa per qytetari italiane, pas 5 vjetesh nga adoptimi, do te adoptohet proçedura e njohjes se statusit te apolidit. Eshte e vertete qe ekziston nje norme e T.U. qe parashikon qe ne momentin e rinovimit te lejeqendrimit duhet te verifikohen treguesit per hyrjen ne territorin italian. Nder to duhet te demostrohet qe i interesuari eshte i pajisur me nje pashaporte ne kushte vlefshmerie. Eshte si qeni qe kafshon bishtin. Edhe pse nuk eshte sqaruar akoma nga asnje sentence qe mungesa e rinovimit te pashaportes te çoj automatikisht, e pa asnje vlersim te rasteve specifike, ne humbjen automatike te lejeqendrimit.