Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Martesa – Cilat jane problemet per rinovimin e lejeqendrimit ne rast ndarjeje?

Natyrisht nuk mund te jepen konsiderata mbi kercenimet qe na sinjalizohen, pasi nuk kemi elemente te veçante per te vleresuar por, sikur te ishte e vertete sa na eshte pershkruar, ky zoteri meriton qe te denoncohet. Ne fakt vendimi per te lene burrin perfshihet nder mundesite e kesaj zonje. Ne qofte se pas dy vjetesh e gjysem martesa nuk funksionon, ka te drejten e plote qe te kerkoj ndarjen e te shkoj te jetoj per llogari te saj. As ky vendim e as ndarja çojne ne humbjen e lejeqendrimit, me qene se jemi ne nje vend ku ekziston nje dallim i thelle mes ndarjes dhe divorcit: lidhja martesore mbaron me zgjidhjen e martese, te cilin e quajme divorc.
E gjithe faza e ndarjes – sipas ligjit duhet te zgjasi te pakten tre vjet para se sa te kalohet ne zgjidhjen e marteses – dhe bashkeshortet vazhdojne te konsiderohen si burre e grua.
Natyrisht, ne rastin e gruas, sikur te shkoj te jetoj per llogari te saj, duhet te parashikoj mbatjen e saj dhe te siguroj burime te ligjshme, ndryshe, rrezikon qe te mos garantoj me rinovimin e lejeqendrimit, jo shume per faktin qe ka vendosur qe te lere burrin, sesa per faktin qe nuk ka burime te ligjshme per te jetuar. Nga ana tjeter duhet te konsiderojme qe ne rast ndarjeje te bashkeshorteve, eshte gjykatesi ai qe parashikon ne dhenien e nje çeku per mbatjen e bashkeshortit me te dobet.
Ky çek i mbatjes perben nje burrim te ligjshem te ardhurash e mund te justifikoj nga kendveshtrimi i te ardhurave rinovimin e lejeqendrimit. Nder te tjera ne rastin e ndarjes, ligji parashikon gjithnje pajtimin e çiftit. Ne rastin kur bashkeshortet vendosin qe te jetojne si burre e grua nen te njejten çati, automatikisht mbarojne edhe efektet e provedimentit te ndarjes edhe pse eshte adoptuar nga gjykata.
Ne nje situate te kesaj natyre nuk mund te mendojme qe fakti i thjeshte i ndarjes te mund te çoj automatikisht ne rrezikun e humbjes se lejeqendrimit per zonjen qe ka te drejte qe ta rruaj deri ne skadimin e tij – natyrisht duke komunikuar variacionin e ndryshimit te adreses se banimit apo te rezidences. Natyrisht qe ky person duhet te fitoj, ne nje menyre ose ne nje tjeter, nje pavaresi ekonomike, pasi ky motiv i vetem, pavaresisht nga ndarja, mjafton per te çuar ne refuzimin e rinovimti te lejeqendrimit.
Per keto arsye keshillojme zonjen qe te tentoj rinovimin e lejeqendrimit kur te vij skadimi, duke patur si burim te vetem te jeteses mbatjen nga ana e nje personi me te cilin eshte e lidhur nga ana e ndjenjave dhe qe bashkejeton me te i cili do te parashikoj ne mbatjen e saj, pasi kjo nuk perben nje titull te vlersueshem por mbi te gjitha nuk jep garanci efektive te nje te ardhmjeje autonome te tipit ekonomik.