Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Martesa – Një refugjat mund të martohet nëpërmjet një prokure?

Përshëndetje, jam një avokat. Është drejtuar te mua një djalë kosovar që ka fituar statusin e refugjatit në Itali.
Do kishte dëshirë të martohej me një bashkëkombëse, me vendbanim në Prishtinë dhe më pas të bënte bashkimin familiar, por duke pasur statusin e refugjatit nuk mund të kthehet në Kosovë.
Është e mundur të kesh lehtësime, si për shembull pajisja me një vizë e vajzës për tu martuar në Itali ose mundësia e martesës nëpërmjet një prokure pranë përfaqësisë diplomatike italiane në Prishtinë?

Nuk është e mundur sepse, duke pasur statusin e refugjatit, i interesuari nuk mund të hyj në Kosovë, qoftë për motive sigurie personale, qoftë sepse do të rrezikonte që ti hiqej statusi i refugjatit (fakti i një kthimi vullnetar në atdhe do të linte të kuptohej se nuk ka më rrezik për personin e interesuar).
E dimë që në disa raste refugjatët rrezikojnë shumë për tu kthyer në mënyrë klandestine në atdhe për të takuar të afërmit e tyre. Ajo që përbën rrezikun e heqjes së statusit të refugjatit është kthimi zyrtar, nëpërmjet një kufiri dhe të pajisur me një dokument.
Domethënë i interesuari nuk mund të kthehet në atdhe për tu martuar dhe më tej të nisi proçedurat për bashkim familiar.
Në këtë rast, duke qenë se ka një justifikim mëse të vlefshëm që dhëndri i ardhshëm nuk mund të kthehet në atdhe, ai mund ti kërkojë një autorizim gjykatës kompetente për të bërë të mundur martesën nëpërmjet prokure pranë përfaqësisë diplomatike italiane në Prishtinë.
Në lidhje me këtë, meqënse kemi trajtuar një rast të ngjashëm, ftojmë të interesuarin të thellojë argumentin duke konsultuar drejtpërsëdrejti arkivin telematik të sitit Meltingpot në kapitullin martesë.