Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Martesa me nje qytetar te huaj – Rasti i Kuestures se Trevizos qe imponon lejeqendrimin, denim me debim

Kemi shpjeguar qe martesa me nje qytetar italian, ne baze te art.19 te TU mbi emigracionin, me nje bashkejetese te rregullt mes burrit e gruas, lejon ne fakt rregolarizimin e qendrimit ne Itali. Por kjo duket shume e thjeshte.
Nuk eshte hera e pare qe arrijne sinjalizime te kesaj natyre nga ana e zyrave te gjendjes civile te provinces se Trevizos. Ata kerkojne te refuzojne kerkesen per publikimin e marteses qe eshte nje akt i domosdodhem per celebrimin e marteses e si rrjedhim sjell pasoja mbi lejeqendrimin.
Sinjalizimi qe na eshte bere tregon per nje praktike qe nuk gjen korrespondues ne legjislacionin italian ne lenden e martesave.
Ne fakt kodi civil nuk i kerkon te huajve lejeqendrimin per te bere publikimin e marteses, por thjesht te ashtuquajturen “nulla-osta” (çertifikate e dhene prej autoriteteve kompetente te vendit te origjines nga e cila rezulton qe nuk ekzistojne pengesa per celebrimin e marteses sipas ligjit te vendit te origjines).

Çfare mund te thuhet per kete praktike te futur prej Kuestures se Trevizos?
Dime mire qe deri ne momentin ne te cilin i huaji nuk perfeksionon martesen me nje qytetar italian, mund te jete viktime e provedimentit te debimit, edhe pak momente para marteses. Kuptohet mire se sa delikate eshte faza e kerkeses se publikimit te marteses, sikurse edhe momenti i ceremonise.
Kujtoj qe formimi i familjes perben nje te drejte themelore te çdo qenieje njerezore. Per te garantuar respektimin e konventave te ndryshme nderkombetare qe sanksionojne kete te drejte themelore, martesa nuk mund te ndalohet per motive qe lidhen thjesht me kushtin e parregullsise se pozites administrative te qendrimit. E kjo duke lene menjane te gjitha kushtet qe kane te bejne me martesen, familjen, lindjen e femijeve e tutelen e tyre.
Nga ana tjeter, zyrtari i gjendjes civile eshte nje zyrtar publik por nuk eshte legalisht i detyruar qe te denoncoj kushtin e irregolaritetit te qendrimit te te huajit, edhe pse ben njoftim ne momentin qe te interesuarit kerkojne publikimin e marteses.
Nje norme e pergjitheshme e kodit penal parashikon detyrimin qe kane nenpunesit publik ne momentin ne te cilin vihen ne djeni te situatave qe perbejne krim, por kushti i irregolariztetit te qendrimit nuk perben krim, ndaj nuk ekziston detyrimi i denoncimit.
Sipas ligjit italian, lejeqendrimi nuk eshte nje dokument i cili duhet t’i tregohet nenpunesit te gjendjes civile per te bere te vlefshem perfeksionimin e kerkeses per publikimin e marteses. Le t’i kthehemi rastit tone. Duke mos qene se ekziston nje detyrim i ligjit, thjeshte nje shenim i kuestures nuk mund te detyroj nenpunesin e gjendjes civile qe te formalizoj denoncimin e te interesuarit dhe si rrjedhim nderhyrjen ne kohe te forcave te rendit per te dekretuar nje debim akoma para marteses. Per nenpunesin e gjendjes civile (per motive qe kane te bejne me zgjedhje elektorale) berja e ketij denocimi hyn ne mundesite e tij.

Ne kete rast si duhet te behet qe te formalizohet martesa dhe te evitohet debimi?
Nenpunesit e gjendjes civile duhet te kryejne vetem punen e tyre, siç ndodh ne te gjithe Italine. Nje menyre per te evituar kete problem eshte qe publikimi i marteses te behet nepermjet nje prokure speciale te pergatitur nga nje noter. Nje person mundet te jete i semure e si rrjdhim delegon nje person tjeter ne vendin e tij i cili ben kerkesen per publikimin e marteses.
Kjo eshte nje hipoteze qe bejme per te nenvizuar absurditetin e kesaj praktike. Por martesa celebrohet personalisht (perjashto rastet me prokure). Pra asnje nuk mund te prezantohet ne kembe te te interesuarit e mund te kuptohet qe, siç kemi pare edhe nga artikujt e publikuar ne shtyp, qe te prezantohet policia per te debuar te interesuarin.

Ngelemi gjithnje te çarmatosur perballe nje praktike te tille. Nuk kemi instrumenta dhe mjete per te kundershtuar nje vullnet te mohimit te te drejtave themelore te njeriut. Personave te interesuar per celebrimin e marteses mund t’i keshillojme qe te spostojne banimin gjetke e t’u drejtohjen autoriteteve komunale qe jane me te arsyeshme.

Nga ana tjeter, publikimi i marteses eshte nje akt qe rregullohet nga ligji, nje mase tipike. Parashikohen dokumenta te caktuara, asnje me shume e asnje me pak. Si rrjedhim, ne pranine e nje qarkoreje si kjo e Trevizos, nje zyrtar i gjendjes civile ne rast se do te refuzoj publikimin e marteses per mungese te lejeqendrimit ben nje akt qe eshte ne kundershtim me ligjin. Lidhur me kete mohim, kodi civil parashikon mundesine qe i interesuari t’i drejtohet gjykates se vendit te residences ne menyre qe te verifikohet legjitimiteti i ketij mohimi.

Le te shpresojme qe te mos jete e nevojshme qe t’i drejtohemi gjithnje gjykates per te marre ate qe normalisht duhet te jepet, pasi çdo qenie njerezore ka te drejte te martohet kur nuk ekzistojne pengesa te parashikuara nga ligji.