Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Me nje lejeqendrimi te rregullt a eshte e mundur te shkohet ne Shtete te tjera per te punuar?

Per momentin nuk ekziston asnje mundesi. Ekziston nje projektligj komunitar i cili parashikon qe, per titullaret e nje lejeqendrimi te nje kohezgjatje te madhe (si karta e qendrimit), te ushtrojne aktivitet pune e te stabilizohen ne vende te tjera te BE. Por behet fjale per nje propozim. Edhe sikur propozimi te perfeksionohej eshte parashikuar nje periudhe e gjate qe shtetet te bejne aktualizimin e kesaj direktive. Pra, per momentin nuk eshte e mundur, as me karten e qendrimit, qe te shkohet ne vende te tjera evropiane per te punuar.
Tjeter gje eshte perdorimi i lejeqendrimit te tipit stabel (pune subordinato) sikur kjo te ishte nje “vize hyrjeje” gjithnje per te shkuar ne vende e BE te cilat aderojne ne Traktatin e Shngenit, per nje periudhe te shkurter. Gjate kesaj periudhe te interesuarit mund te qendrojne per turizem por jo per aktivitet pune.
Shembull praktik – Nje qytetar ekstrakomunitar qe ka nje lejeqendrimi stabel ne Itali, ne rast se ka nevoj te shkoj ne Gjermani per te takuar vellain e tij, nuk ka nevoj qe te kerkoj vize hyrjeje por mund te perdori lejeqendrimin e tij.
Me hyrjen ne territorin gjerman, duhet te deklaroj qendrimin e tij ne baze te ligjeve lokale e te kerkoj nje lejeqendrimi per nje periudhe te shkurter, por pa mundesine e ushtrimit te aktivitetit ekonomik.

Nje çeshtje tjeter eshte ajo qe ka te bej me vartesit (edhe jo komunitare) te nje ndermarrje qe e ka seline ne Itali. Ne kete rast, kur ndermarrja do te bej ankande, sherbime ne vende te tjera evropiane te BE, quhet parimi i lirise se qarkullimit te ndermarrjes ne kuadrin komunitar. Lidhur me kete eshte shprehur Keshilli i Drejtesise i BE i cili ka pohuar parimin e lirise se qarkullimit te ndermarrjes, qe sjell si konseguence edhe parimin per te cilin vartesit e saj, me qendrim te rregullt ne vendin anetar, te kene te drejten e transferimit te perkohshem ne vendet anetare per ekzekutimin e punimeve.
Ne kete rast, edhe pse ekziston nje e drejte, ekziston detyrimi i kerkimit te nje vize hyrjeje per ushtrimin per nje periudhe te perkohshem te nje aktiviteti pune per llogari te ndermarrjes qe shkeputet perkohesisht ne nje tjeter vend anetar te BE.