Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Nje punetor a mund te ndryshoj menjehere punen sapo ka marre lejeqendrimin?

Presupozojme qe pyetja ka te bej me nje person qe eshte rregolarizuar, por qe ne realitet çeshtja nuk ndryshon aspak ne rast se do te flitej per nje person qe ndodhet prej vitesh ne Itali me nje lejeqendrimi te rregullt e te rinovuar rregullisht. Problemi lidhet kryesisht me humbjen e vendit te punes.

Para se gjithash preçizojme qe nuk ekziston asnje diference lidhur me konseguencat sipas rastit kur punetori vendos qe te lere punen (te japi doreheqjen) apo kur eshte punedhenesi, qe per arsye pak ose shume te diskutueshme, adopton provedimentin e pushimit nga puna (qe mund te jete individuale, per motive te drejta ose te justifikueshme, sikurse edhe nje pushim kolektiv nga puna, etj.).
Ligji nuk ben asnje dallim mes doreheqjes dhe pushimit nga puna. Ne çdo menyre qe te zgjidhet raporti i punes, kjo eshte nje e drejte e njohur e paleve. Zgjidhja e raportit te punes perfshihet ne hipotezat e parashikuara nga ligji. Kjo nuk parashikon qe te behet nje marrveshje mes paleve, ndaj punetori ka te drejte qe te japi doreheqjen kur te doj, duke respektuar afatit e paralajmerimit qe stabilizohet nga kontratat kolektive te punes per kategorine, ashtu sikurse punedhenesi, ne rastet e parashikuara nga ligji, ka te drejte qe te bej pushimin nga puna. Nuk ekzistojne diferenca konseguencash dhe ne çdo rast humbja e vendit te punes, qe rrjedh si pasoj e vullnetit te punetorit apo te punedhenesit te tij – nuk çon kurre automatikisht ne humbjen e lejeqendrimit. Jo vetem pasi eshte stabilizuar nga ligji kombetar (art. 22, paragrafi 11 i TU ) por mbi te gjitha per faktin qe kemi te bejme me nje parim te stabilizuar nga konventa nderkombetare e punes (OIL) n.143/1975 (Organizata Nderkombetare e Punes).
Eshte pikerisht kjo tutele e garantuar ne nivel nderkombetar, te cilen nuk ka mundur qe ta anulloj as ligji Bossi Fini. Ky i fundit ka mundur vetem qe te reduktoj afatin minimal te garantuar per periudhen e paunesise nga nje vit ne gjashte muaj, por nuk ka mundur ta anulloj plotesisht, kjo pasi po te ndodhte nje gje e tille do te kishim nje ligj kombetar qe bie ne kundershtim me nje marrveshje nderkombetare. Kjo gje nuk mund te pranohet, ne veçanti pasi art. 10, paragrafi 2 i Kushtetutes italiane (duke ju referuar ne menyre specifike kushteve juridike te te huajit) kushtezon legjislatorin italian qe te konformohet ne menyre te detyrushme me parimet e stabilizuara nga konventat nderkombetare ne kete fushe.
Duke lene menjane sloganet e perdorura ne fushata elektorale te cilat kane paraprire aprovimin e ligjit Bossi Fini (eshte propaganduar idea qe punetori emigrant nuk do te mund te qendronte ne Itali asnje minute me shume se sa kohezgjatja efektive e kontrates se punes), ky rregull i propozuar nuk ka mundur qe te materializohet ne praktike, me konseguenca ekstreme, se jo me reduktimin e afatit minimal te parashikuar per papunesi.

Le te shpjegojme se per çfare behet fjale.

Ligji thote qe humbja e vendit te punes nuk mund te çoj kurre ne humbjen e lejeqendrimit e qe punetori ka te drejte qe te rruaj lejeqendrimin e tij deri ne skadim
.
Ne rastin kur vlefshmeria mbetese e lejeqendrimit duke filluar nga papunesia eshte me pak se sa gjashte muaj, punetori ka te drejte qe te marri nje lejeqendrimi tjeter e me kohezgjatje te tille qe te garantoj disponibilitetin minimal kompleksiv prej te pakten 6 muajsh per kerkimin e nje pune te re. Natyrisht qe behet fjale per nje lejeqendrimi “ne pritje te punesimit”.

Shembull praktik – Mund te verifikohet rasti i nje punetori qe rinovon lejeqendrimin per dy vjet, duke patur ne ato momente nje lejeqendrimi me kohe te pakufizuar. Nje muaj pas rinovimit te lejeqendrimit humbet vendin e punes, me iniciativen e tij ose te punedhenesit. Ky zoteri, sipas formulimit te art. 22, paragrafi 11, ka te drejten e rruajtjes se lejeqendrimit te tij deri ne skadim. Ndaj, duke konsideruar faktin qe kemi te bejme me nje lejeqendrimi te rinovuar per dy vjet e per nje papunesi qe ka ndodhur nje muaj me pas, mund te imagjinojme qe qe ky zoteri ka akoma 23 muaj te disponueshem per te gjetur nje pune te re. Deri ketu asnje problem.
Duhet patur kujdes pasi ekziston nje rregull i pergjithshem ne baze te te cilit ne çdo moment autoritetet e sigurise publike mund t’i kerkojne te huajit qe te justifikoj natyren e burimeve te jeteses, duke i imponuar qe te demostroj qe kemi te bejme me burime te ligjshme e te mjaftueshme ne kufirin mininam te identifikuar ne baze te çekut social vjetor.
Me qene se çeku social eshte nje forme e asistences se garantuar per ke nuk ka te ardhura e nuk eshte ne gjendje qe te punoj – me qene se çeku i korrespondon kufirit te varferise – ne çdo moment, teorikisht, autoritetet e policise mund t’i kerkojne te interesuarit qe te demostroj, edhe pse nuk eshte me duke punuar, qe ka nje te ardhur qe i korrespondon te pakten çekut social vjetor.
Per te arritur tek kjo e ardhur, me qene se behet fjale per nje shume qe eshte rreth 5.000 euro, nuk eshte e nevojshme qe te ekzistoj nje situate pune e vazhdueshme. Keshtu qe edhe personi qe ka hyre ne gjendje papunesie mundet gjithesesi te justifikoj ekzistencen e burimeve te ligjshme e te mjaftueshme te jeteses ne baze te te ardhurave te fituara ndersa punonte, e ne baze te kursimeve qe ky aktivitet mund te lejoj, duke lejuar qe te jetoj nje fare kohe pa ushtruar asnje aktivitet pune gjate periudhes se papunesise. Nder te tjera, per te formuar kete te ardhur, duhet te merret ne konsiderate edhe çeku i papunesise qe nderkohe i interesuari mund te kete kerkuar ose mund te kete marre pasi i takon kjo e drejte.

Gjithesesi duke ju referuar shembullit qe dhame me lart, rasti i nje personi i cili sapo ka rinovuar lejeqendrimin, nuk mund te mendohet qe automatikisht te kete te drejte (me skadimin e 23 muajve) qe te rinovoj lejeqendrimin, ose qe thjesht gjetja e nje pune te re muajin e fundit t’i krijoj te drejten e rinovimit te lejeqendrimit, pasi mund te qelloj qe ta pyesin se si ka jetuar gjithe kete periudhe kohe.

Me fjale te tjera: disponibiliteti i lejeqendrimit gjate periudhes se papunesise – ne menyre qe te garantoj nje periudhe efektive per kerkimin e nje pune te re, minimumi 6 muaj, eshte nje e drejte e garantuar nga norma.
Megjithate duhet te konsiderohet raporti qe ekziston mes kesaj norme, te karakterit te pergjitheshem dhe mundesise qe autoritetet e policise te kerkojne demostrimin e burimeve te jeteses. Ndaj nuk e ndjej qe te siguroj plotesisht qe per 23 muajt e papunesise, periudhe gjate te ciles nuk ushtrohet asnje lloj aktiviteti pune, edhe pse minutin e fundit mund te gjendet nje pune e re, kjo te kaloj e pa rilevueshme nga ana e policise. Eshte e vertete qe lejeqendrimi rruhet, por eshte gjithashtu e vertete qe ne çdo moment mund te kerkohen shpjegime lidhur me burimet e jeteses.
Me fjale te tjera, jane te pranueshme periudha papunesie. Nuk eshte parashikuar nje kohezgjatje maksimale e papunesise se jo ne lidhje me kohezgjatjen maksimale te lejeqendrimit e perjashto garancine e nje periudhe minimale te garantuar te lejeqendrimit per kerkimin e nje pune te re.
Ndaj, ne rastin e humbjes se vendit te punes kur lejeqendrimi do edhe nje muaj qe te skadoj, eshte e qarte qe i interesuari ka te drejte qe te bej rinovimin e lejeqendrimit per pese muaj te tjere per kerkimin e nje pune te re. Por perveç ketyre garancive qe ligji garanton, gjithesesi duhet te behen llogarite dhe me nevojen e demostrimit te ekzistences se burimeve te jeteses. Ne kete menyre, edhe sikur teorikisht te mos behet asnje kontroll deri ne skadimin e lejeqendrimit, ne momentin ne te cilin do te kerkohet rinovimi i lejeqendrimit, do te keshilloja keshtu ata qe jane te interesuar, qe periudha e papunesise te mos jete kurre shume e gjate, ne menyre qe te konsiderohet qe per nje vit te tere nuk eshte siguruar asnje e ardhur, edhe duke i korresponduar vleres se çekut social vjetor.

Ndaj per te patur nje ekujliber mes ketyre dy rregullave, ajo qe garanton rruajtjen e lejeqendrimit e ajo qe kerkon demostrimin e burimeve te ligjshme te jeteses, duhet te konsiderojme qe gjithesesi, pavaresisht nga periudhat e papunesise, ekziston e drejta e rruajtjes se lejeqendrimit deri ne skadim e per te bere rinovimin e tij deri ne 6 muaj per kerkimin e nje pune te re, mbetet edhe rregulli tjeter qe ne fakt imponon qe te demostrohet, edhe me kerkesen e policise, qe per çdo vit lejeqendrimi te sigurohet nje e ardhur minimale kompleksive qe te jete jo me pak se çeku social vjetor.

Nga ana tjeter duhet te kujtojme qe ne rastin e humbjes se vendit te punes, pavaresisht nga fakti qe kjo gje ka ndodhur me iniciativen e punetorit apo te punedhenesit te tij, norma parashikon qe ekziston e drejta qe lejeqendrimi te rruhet deri ne skadimin e tij. Por me pas, diten e skadimit do te verifikohet qe punetori ka mbetur i papune per me shume se sa gjashte muaj e nuk ka gjetur nje pune te rregullt, e duke qene keshtu nuk ka perspektiva rinovimi.
Kuestura me te drejte do te bej refuzimin e rinovimit te lejeqendrimit pikerisht pasi, gjate gjithe periudhes se lejuar nga ligji per kerkimin e nje pune te re, i interesuari nuk ka mundur te punesohet. Fatkeqsisht e dime qe shpesh te interesuarit e ngrene kete problem kur eshte teper vone, ose me mire kur kuestura ka refuzuar rinovimin e lejeqendrimit ose me mire kur lejeqendrimi ka skaduar e kur eshte shume e veshtire per te gjetur nje pune te re ne kushte te rregullta.
Natyrisht, ligji ne art. 22, paragrafi 12, parashikon qe mund te behet nje punesim i rregullt edhe gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit. Ndaj nuk kryen krim ai punedhenes qe puneson nje punetor emigrant me lejeqendrimi te skaduar qe eshte ne poses te riçevutes qe verteton te jete aktivizuar per rinovimin e lejeqendrimit. Kjo gje ndodh edhe gjate fazes se rinovimit te lejeqendrimit. Gjate kesaj periudhe eshte e mundur qe te vazhdohet raporti i punes qe ishte ne vijim, sikurse eshte e mundur qe te krijohet nje raport i ri pune.
Nga ana tjeter dihet qe nga kendveshtrimi praktik eshte shume e veshtire qe te gjendet nje punedhenes i disponueshem qe te punesoj nje person qe ka lejeqendrimin ne faze rinovimi. Kjo pasi ka frike (e shpesh per arsye te kuptueshme) qe te investoj kohe, organizimin e specializimin e nje personi ne ndermarrje qe, ndoshta ne momentin me te mire kur ai fillon te prodhoj, t’i vij lajmi i refuzimit te lejeqendrimit e te mos vazhdoj dot me raportin e punes, se jo me friken e kryerjes se nje krimi, qe nder te tjera sot sanksionohet ne terma me te rende lidhur me versionin origjinal te TU – Sigurimi Publik. E behet fjale per nje krim qe nuk mund te depenalizohet me mekanizmin e mblatimin ne rruge administrative.
Me fjale te tjera eshte nje krim qe e çon punedhenesin qe te zgjedhi mes diskutimit te çeshtjes e patexhimi, por gjithesesi te shkoj drejt nje denimi prej 5.000 eurosh per çdo punetor te punesuar. Ndaj, edhe kur minutin e fundit mund te gjendet nje punedhenes i gatshem qe te bej punesimin e te interesuarit e te behet rinovimi i ljeqendrimit, gjithesesi nga kendveshtrimi praktik rezulton shume e veshtire. Ndaj i keshillojme te interesuarit qe te ngrene problemin e gjetjes se nje pune te re akoma prima skadimit te lejeqendrimit.