Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Nje rast diskriminimi karshi nje te riu futbollisht ekstrakomunitar

Kohet e fundit eshte bere nje rikors prane Gjykates se Bolxanos qe eshte akoma nen shqyrtim. Rasti ka te bej me nje “emigrant te elites”, d.m.th. nje te ri futbollist magrebin, arritur ne Itali para shume vitesh, ne baze te bashkimit familjar me prinderit. Sot jeton rregullisht ne Itali me nje lejeqendrimi per motive familjare e ka kerkuar teserimin ne Federaten Italiane te Futbollit me cilesine e futbollistit serie, pra si futbollist diletant pa nje kontrate me permbatje ekonomike.

Ketij te riu futbollist i eshte refuzuar teserimi prane Federates duke u bazuar ne versionin e ri te art. 27 te TU mbi emigracionin, ashtu siç eshte modifikuar nga ligji Bossi Fini. Sipas versionit te ri te artikullit (futja e qytetareve profesioniste qe nuk i perkasin BE me origjine te huaj), eshte parashikuar mundesia e percaktimit te kuotave maksimale te hyrjeve te sportisteve qe i perkasin kesaj kategorie. Por kjo norme i referohet hyrjeve nga jashte te futbollisteve profesioniste.
Ndaj motivi i refuzimit te bere nga Federata e sportit nuk ka te bej aspak me kushtet reale te te miturit qe ka propozuar (nepermjet prinderve te tij) apel ne Gjykaten e Bolxanos.

Para se gjithashai eshte diletant, nuk ka nje kontrate pune, e nuk mund te kete me qene se mosha e tij nuk lejon stipulimin e nje kontrate te vlefshme pune. Gjithashtu harrohet, qe nuk kemi te bejme me nje qytetar qe eshte akoma resident jashte e qe eshte duke kerkuar autorizimin e hyrjes ne Itali per ushtrimin e aktivitetit sportiv si profesionist por, perkundrazi, per nje qytetar me lejeqendrimi te rregullt qe i lejon ushtrimin e aktivitetit te permendur sikurse çdo qytetar tjeter italian, edhe per faktin qe art. 2, paragrafi 2 i TU stabilizon qe i huaji me qendrim te rregullt ne territorin italian gezon te drejta ne lenden civile si ato qe ju njihen qytetareve italiane.

Normativa eshte shume e qarte, ndaj nga ky kendveshtrimi, i riu ka te drejte qe te studioj, e sikur te kishte moshe per stipulimin e nje kontrate pune si vartes te nje tipi çfardo, edhe si pune sportive, pasi me lejeqendrimin e tij mund te ushtroj çdo lloj aktiviteti pune, edhe pune autonome. Nuk kuptohet perse nuk mund te ushtroj aktivitet sportiv me cilesine e diletantit te papaguar ne te njejtat kushte qe teorikisht i njihen bashkemoshatareve te tij te qytetarise italiane.
Me te drejte prinderit e djalit i jane drejtuar Gjykates se Bolxanos duke nenvizuar para se gjithash qe behet nje shkelje e art. 43 te TU mbi emigracionin qe ndalon diskriminimin ne dem te te huajve, te bazuara ne kritere te races, ngjyres, perkatesise kombetare ose etnike, besimit fetar etj.

Edhe per situata te cilat rezultojne paqesore, lulezon gjithnje vullneti per t’i trajtuar ndryshe personat qe jetojne ndershmerisht, rregullisht ne territorin italian e qe ne baze te ligjit duhet t’u njihen te njejtat te drejta.
Natyrisht qe ne do te ndjekim perfundimin e ketij apeli duke uruar qe edhe shoqatat qe merren me tutelen e emigranteve te vlersojne mundesine qe te nderhyjne ne kete çeshtje, duke mbeshtetur arsyet e kerkuesit e duke vene ne dukje diskriminimin e hapur qe eshte bere ne kete rast, fatkeqesisht si ne shume raste te tjere.