Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Oltre la repressione (pertej shtypjes):Nje strument per mbrojtjen ligjore te shitesve ambulant

Pasojat administrative dhe penale, strategjite mbrojtese me te vleshme

Ç’do vere i kushtohet nje rendesi e madhe temes se shitesve ambulant migrant, nje rendesi e lindur ne pjese per te riprodhuar ate mekanizem tautologjik te ndertimit te frikes kundrejt qytetarve migrant dhe imazhit te tyre qe lind nga takimi i shume aktoreve social: Masmedia, politikane/administrativ, opinionit publik.
Shitesi ambulant behet keshtu, arkeotip i gjithe asaj qe normalish eshte sinonim i kriminalitetit, devijimit dhe emergjences.
Eshte e qarte, qe ne kete menyre, rendesia qe merr mbi te gjitha ne nivel mediatik, siç ndodh per shitesit ambulant migrant, aspekti i nje “fenomeni te shumices” qe “pushton” ne menyre te ngjashme plazhet Romanjole, le colle di Venezia, ose sheshet e Firences, merr si pergjigje te vetme ate te rendit public, rend publik i finalizuar ne prodhimin e nje shtypje te orientuar drejt unazes me te dobet te “forces puntore prekarie, asaj migrante. Shites ambulant dhe jo, te perkufizuar ne menyre te pershpejtuar “abuziv”, term qe nuk merr parasysh kushtet qe krijojne kete lloji aktivitet, kushte gjithnje e me shume te lidhura me sistemin normativ Italian dhe Europjan dhe dizniveleve te medha te pasurise te prodhuar nga ekonomia neoliberiste ne gjithe planetin toke.
Nje pergjigje dhe nje mbeshtetje konkrete per keta qytetar vjen nga disa realitete Rimineze, l’Associazione No Border (Shoqata No Border), e il Laboratorio Sociale Occupato Paz (dhe Laboratori Social Occupato PAZ), qe fale konsulences ligjore te avokatit Paola Urbinati del foro di Rimini, kane realizuar nje “(udhezim) Guide informative/ligjore” drejtuar pikerisht shitesve ambulant migrant.
Kjo guide lind ne brendesi te nje serie iniciativash dhe aksionesh, qe nisin nga nje analize bipolitike te temes se shitesve ambulant, analize qe zhvillohet ne dy nivele kryesore.
1 – Duke miratuar menyra konkrete per mbeshtetjen e shitesve ambulant, ose me mire strategji te vogla rezistence, kundrejt praktikave te kontrollit, te shtypjes dhe policise (nga patrullimi ne plazhe te kontrolli ne ndertesa);
2 – Nevoja per te aktivizuar nje “analize socioantropologjike”, larg nga e jastezakonshmja, nga sensacionalizmi dhe nga emergjenca qe e karakterizojne gjithmone e me shume informacionin dhe informacionet per sa i perket shitesve ambulant, veçanerisht kur behet fjale per migrant.
Per momentin eshte krijuar guida informative/ligjore, e ndare ne dy pjese kryesore dhe e perkthyer ne Frangjisht dhe Anglisht.
Pjesa e pare e guides merr parasysh rreziqet qe kalon shitesi ambulant pa liqence, si nga pikpamja administrative ashtu dhe penale.
Pjesa e dyte trajton pasojat penale me te cilat mund te perballen shitesit ambulant migrant ne rregul me psd po ashtu edhe ata qe nuk jane ne rregull.
Nga ana tjeter pertej mureve dhe spiraleve shtypese, realitet qe i kane dhene jete kesaj guide, perpiqen te krijojne rruge te reja, per respektimin e diferencave dhe valorizimin e disa te drejtave thelbesore, siç jane asistenca ligjore dhe informative, qe shpesh i eshte mohuar kesaj kategorie te “padukshme” qytetaresh.

(repressione – shtypese – (me mire ndrydhese boo))