Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Per nje mjek te huaj qe ushtron aktivitet profesional ne Itali vlejne po te njejtat rregulla sikurse per nje qe eshte akoma student?

Kemi frike qe nuk mund te japim nje pergjigje te kenanqshme pasi nuk ekzistojne sentenca qe te jene marre me kete çeshtje.
Ne fakt eshte e njohur qe Ministria e Univertitetit jo vetem qe stabilizon nje numer te mbyllur per te huajt qe do te pranohen ne kurset e specializimit, por me teper perjashton qe te futen subjekte qe NUK kane perfituar nje burse studimi (qe normalisht duhet te garantohet nga qeveria e vendit te origjines ose nga administrata italiane mbi bazen e marrveshjeve me vendin e origjines).
Ne fakt i interesuari ndodhet ne nje situate krejt tjeter pasi jeton ne Itali, ushtron aktivitetin e tij prej vitesh, paguan taksat etj.
Megjithate pyet si ka mundesi, me qene se ndodhet legalisht ne Itali, qe te aplikohet ky kufizim.
Ne mbeshtetje te argumentave te mjekut eshte edhe parashikimi tekstual i art. 2 te TU mbi emigracionin ku parashikohet qe “Te huajt me qendrim te rregullt gezojne te njejtat te drejta ne lenden civile te njohura per qytetaret italiane, me perjashtim kur parashikohet ndryshe nga vet materia apo nga konventat nderkombetare”.
Per me teper, nje nga keto te drejta per çdo qytetar, eshte qe te vazhdoj studimet sipas deshires se tij.
Nga ana tjeter per qytetaret italiane nuk vihet i njejti kusht. Edhe pse ekziston gjithnje numuri i mbyllur, per futjen ne kurset e specializimit ne mjeksi, qe nuk kushtezohet me nje burse studimi kompleksive prej 45.000 eurosh.
I interesuari ka te drejte kur thote qe ne fakt ekziston nje diskriminim. Nga kendveshtrimi juridik duhet te konsiderojme qe kjo dispozite e Ministrise se Universiteti te jete e ligjshme dhe ne perputhje me normat e urdherit juridik italian, duke ju referuar vetem te huajve residente jashte, kantidate per kurse specializimi post universitare. Nuk mund te kete te njejtin aplikim per ke ndodhet me qendrim te rregullt ne Itali.
Me fjale te tjera, kush ndodhet me qendrim te rregullt ne Itali, per tjeter tip lejeqendrimi (jo si student por si punetor) duhet te garantohet i njejti trajtim si per qytetaret italiane. Sigurisht duhet te behet provimi per numrin e mbyllur per te hyre ne kursin e specializimit por pa kerkuar bursen e studimit qe nuk ka kuptim qe te kerkohet per nje person i cili eshte duke fituar jetesen e tij e qe ka te ardhura te tilla sikurse ato te burses se studimit.
Por, me qene se, fatkeqesisht, nuk ekziston asnje rast i trajtuar ne te kaluaren, i keshillojme qe te propozohet si i tille, qe te hapi rrugen edhe per shume persona te tjere qe si ai jane duke vuajtur kete problem.
Mund t’i sigurojme edhe te gjithe disponibilitetin tone duke i dhene keshillat e nevojshme ne rast se do te nisi kete rruge pionere e ketej çeshtjeje pilote.