Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Preçizime mbi dekretin e flukseve

Dekreti i flukseve 2003 – Dekreti i Presidentit te Keshillit te Ministrave 20 dhjetor 2002 publikuar ne Gazeten Zyrtare 31 janar 2003 n.25 nepermjet te cilit jane percaktuar kuotat e hyrjes per vitin 2003 per motive pune stinore per 60.000 qytetare jo komunitare resident jashte.

Nuk parashikohet qe kuotat te perdoren nga te gjithe qytetaret e huaj, por vetem prej qytetareve qe i perkasin nje liste vendesh qe duhet akoma qe te perkufizohet. Ne fakt paragrafi 2 i DPKM thekson “Kuota qe i referohet paragrafit 1 ka te bej me punetoret rrogetar stinore jo komunitare prej vendeve te jane pranuar per te hyre ne Bashkimin Evropian (Sllovenia, Polonia, Ukraina, Estonia, Letonia, Lituania, Republika çeke, Sllovakia) e nga Serbia, Kroacia, Montenegro, Bullgaria e Rumania si dhe nga vendet me te cilat jane ne fuqi me Italine marrveshje bilaterale mbi punen stinore, si ato qe kane nenshkruar marveshje specifike te kooperimit ne lenden e emigracionit e gjithashtu qytetare te huaj jo komunitare titullare te lejeqendrimit per pune stinore per vitin 2001 e 2002”.

I referohet te drejtes se hyrjes ne territorin italian te qytetareve qe ne vitin e meparshem ne 2001 kane marre autorizimin e hyrjes per pune stinore. Teksti Unik mbi emigracionin, qe ne kete pjese nuk eshte modifikuar nga ligji Bossi-Fini, parashikon ne fakt qe keta punetore te kene prioritet ne lidhje me hyrjet e reja, edhe kur nuk behet fjale per qytetare te vendeve qe pershihen ne liste, gjithesesi kane te drejte pasi ky eshte formulimi i ligjit, por gjithmone me kushtin qe te demostrojne qe te kene hyre ne menyre te rregullt per motive pune stinore ne vitin 2001 ose 2002 e qe te kene respektuar afatin e skadimit te autorizimit duke u kthyer ne vendin e tyre.
Ne fakt dekreti eshte pak i dyshimte kur flet per vendet me te cilat jane ne fuqi me Italine “marrveshje bilaterale mbi punen stinore, prej atyre qe kane nenshkruar marrveshje specifike ne lenden e migracionit”. Kjo pasi ne dekretin e flukseve 2002 (qe eshte shtyre deri me 31 mars 2003) jane permendur nje sere vendesh te cilave ju jane rezervuar kuota te caktuara sikurse Shqiperia, Tunizia, Maroku, Egjipti, Moldavia, Sri Lanka. Duhet te supozohet qe (me qene se keto vende perfitojne nga kuota specifike te vena ne dispozicion per vitin 2002), te konsiderohen si vende me te cilat jane stipuluar marrveshje te kooperimit ne lenden e migracionit, duke konsideruar qe edhe qytetaret e ketyre vendeve kane te drejte te perdorin kuotat per pune stinore.

Eshte shtyre dekreti i flukseve 2002 deri me 31 mars 2003

Eshte interesante qe t’i kthehemi perseri dekretit te flukseve 2002 pasi, siç e theksova, dekreti i flukseve per pune stinore per vitin 2003 ka stabilizuar nje zgjatje te afatit te prezantimit te kerkeses deri me 31 mars 2003 per perdorimin e plote te kuotave te cilat nuk jane perdorur te gjitha. Nje kategori me vete eshte ajo e qytetareve argjentinas me origjine italiane, pasi eshte i njohur problemi, shume kompleks, per demostrimin e origjines italiane e sidomos duke qendruar ne vendin e origjines. Normalisht mund te demostrohet duke rekuperuar ne Itali dokumentat e nevojshme (prane kishave, distrikteve ushtarake, komunave etj.) ndaj eshte gati qesharake oferta e hyrjes ne Itali me kushtin qe me pare, e nuk dihet se si, te dimostrojne ekzistencen e origjines italiane, sikur te gjithe te ishin te pajisur me dokumentat e nevojshme e te legalizuara.

Per hyrjet per pune subordinato me kohe te pakufizuar ose te kufizuar (me lejeqendrimi te rinovueshem normalisht duke qendruar ne Itali, kjo ne ndryshim me punen stinore) kuotat i ishin rezervuar vetem qytetareve me origjine nga Shqiperia, Tunizia, Maroku, Egjipti, Nixheria, Moldavia, Sri Lanka. Kuotat nuk jane mbaruar akoma ndaj punedhenesit e interesuar duhet qe te shpejtojne e te paraqiten sa me pare prane Drejtorive Provinciale te Punes per te vertetuar disponibilitetin e kuotave e per te prezantuar kerkesen per autorizim.

Hyrjet per pune stinore: eshte parashikuar perjashtimi i anetareve te kooperativave, te ndermarrjeve te cilat nuk konsiderohen me “interes kombetar”. Keto tip kuotash jane te shfrytezueshme per profesionet e lira e aktivitete te cilat titullohen bashkepunim i koordinuar e i vazhdueshem (collaborazione coordinata e continuativa). Per kerkesen e hyrjes per pune autonome eshte akoma ne fuqi proçedura e meparshme duke mbetuar akoma e vlefshme Rregullorja e perditesimit te vitit 1998. Deri me sot nuk eshte bere akoma Rregullorja e Perditesimit te ligjit Bossi Fini.
Art. 39, paragrafi 7 parashikon qe “i huaji qe ndodhet ne Itali, qe ka nje lejeqendrimi te rregullt, te nje motivi qe nuk lejon ushtrimin e nje aktiviteti pune, mund te kerkoj konvertimin e lejeqendrimit prane kuestures kompetente te vendit ne te cilin synon te ushtroj aktivitet pune autonome”. Le te japim nje shembull klasik. Kerkesa per konvertimin e lejeqendrimit per turizem ne pune autonome (deri sa eshte akoma i vlefshem lejeqendrimi per turizem, pasi me skadimin e tij nuk eshte me i konvertueshem) mund te behet ne kuesture, gjithmone PASI eshte kerkuar me pare ne Drejtorine Provinciale te Punes nje vertetim ne te cilin vertetohet qe ka akoma kuota te disponueshme.

Praktika: Vertetimet e Drejtorise Provinciale te Punes ne te cilat deklarohet qe ka akoma kuota te disponueshme per pune autonome duhet te çohen ne kuesture se bashku me kerkesen per konvertimin e lejeqendrimit e se bashku me nje kopje te kontrates ose te dokumentit qe demostron aktivitetin qe i interesuari synon qe te ushtroj ne Itali.

KUJDES: me qene se norma i referohet ekzistences se nje lejeqendrimi te rregullt te ndryshem nga ai qe lejon ushtrimin e nje aktiviteti pune, ne praktiken e zyrave te punes konsiderohet qe nuk eshte e mundur qe te jepen vertetime te disponibilitetit te kuotave per pune autonome karshi personave qe jane ne poses te nje jeleqendrimi per motive studimi.

Konvertimi i lejeqendrimi nga motive studimi ne motive pune

Lejeqendrimi per motive studimi lejon ushtrimin e kufizuar nje nje aktiviteti te rregullt pune (part-time) me kohe te pjeseshme. Limiti maksimal eshte 1.040 ore ne vit, te shperdara ne menyre te pa kushtezuar gjate vitit, ne kuadrin e muajve, javeve ose diteve. Edhe pse lejeqendrimi per motive studimi implikon mundesine per te punuar, Drejtorite Provinciale te Punes konsiderojne qe ne kete rast nuk eshte e mundur qe te kerkohet konvertimi nga motive studimi ne motive pune.
Ligji, ne fakt, parashikon mundesine e konvertimit te lejeqendrimit per studim ne pune subordinato, me kohe te kufizuar apo te pa kufizuar, duke krijuar mundesine, keshtu, te nje lejeqendrimi per pune te rinovueshem rregullisht.
Me fjale te tjera, eshte parashikuar qe nje student mund te bej konvertimin e lejeqendrimit pa qene e nevojshme qe te dali nga Italia, me kushtin e nje disponibiliteti kuotash ne kuadrin e dekretit te flukseve.

Praktika: kerkesa per konvertim mund te prezantohet ne kuesturen pasi punedhenesi prezanton ne Drejtorine Provinciale te Punes, kerkesen per autorizimin e punesimit me nje kontrate pune subordinato.

Viza turistike

Pyetje: Nje i ri rumun 20 vjeçar ka arritur ne Itali para 2 javeve. Ka nje vize turistike per 3 muaj. Nderkohe a mund te punoj? A eshte e mundur qe viza te rinovohet per tre muaj te tjera?

Pergjigje: Rumania eshte nje prej vendeve qe gezojne nje perjashtim nga rregjimi i vizave te hyrjes per motive turizmi. Kush vjen nga Rumania, duke filluar nga 1 janari 2002, nuk ka nevoje per te kerkuar vize prane ambasades per te hyre ne hapsiren Shengen.

Ne pergjithesi

Me nje vize turistike nuk eshte e mundur qe te ushtrohet asnje aktivitet pune.
Me hyrjen ne Itali (pavaresisht nga fakti nese eshte ose jo e nevojshme qe te merret nje vize per turizem), para skadimit te 8 diteve, eshte i detyruar qe te paraqitet ne Kuesture per te kerkuar dhenien e lejeqendrimit per turizem ndryshe rrezikon debimin (espulsionin).
Me skadimin e 8 diteve nuk eshte me e mundur qe te kerkohet rinovimi e kush i nenshtrohet nje kontrolli rrezikon, e ndodh shpesh, qe te marri nje provediment espulsioni e ne baze te ligjit te ri mund te shoqerohet menjehere ne kufi.
Le te shpresojme qe ky i ri te kete kerkuar lejeqendrimin per turizem, e duke qene se nuk mund te ushtroj nje aktivitet pune, mundet qe ne kuadrin e kuotave qe permendem me siper te kerkoj konvertimin per pune autonome.

Pyetje: A eshte mundur qe viza te rinovohet per tre muaj te tjera? Kjo pyetje eshte bere keq. Duhet te formulohej ne kete menyre. Nese eshte e mundur qe lejeqendrimi te rinovohet per tre muaj te tjera, pasi viza ne vetvete ka sdaduar pas 8 ditesh e si e tille nuk eshte me e vlefshme.
Leshimi i vizes se hyrjes per turizem eshte shume diskrecional. Ne fakt ligji Bossi Fini parashikon qe provedimenti i refuzimit te dhenies se lejeqendrimit per turizem as nuk duhet qe te motivohet nga konsullata kompetente.
Me fjale te tjera, ligji thekson qe ne rast se deshirohet mund te jepet viza per turizem se jo mund edhe te mos jepet.
I huaji, me ardhjen ne Itali me vize turistike, (ose kur vjen nga nje vend qe marrja e vizes perjashtohet), lejeqendrimi mund te jepet per nje kohezgjatje e cila te mos kaperxej afatin e vizes. Normalisht ne vize specifikohet kohezgjatja e qendrimit te autorizuar ne hapsiren Shengen. Ne çdo rast, lejeqendrimi per turizem nuk jepet per nje periudhe me te gjate se sa 3 muaj. Eshte nje çeshtje thjesht diskrecionale e eshte nje gje shume e ralle mundesia e rinovimit per tre muaj te tjere. Vetem karshi rrethnave te posaçme e te dokumentueshme (p.sh. per motive shendeti) kuestura mund te autorizoj shtyrjen.

Kujdes: ne rast se nje person i interesuar do te prezantohet ne kuesture me nje vize turistike te skaduar per te kerkuar rinovimin e saj mund te debohet duke marre provedimentin e espulsionit.