Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Pyetje- çfare duhet te bej nje qytetar pa lejeqendrimi e me probleme psiqike?

Mundesia e nje lejeqendrimi speciale per motive shendeti nuk lidhet me mundesine e berjes se sherbimeve mjeksore ne Itali por me faktin e pamundesise per te udhetuar per t’u kthyer ne vendin e origjines. Dime qe te ashtuquajturit klandestine kane te drejten e marrjes se te gjitha sherbimeve mjeksore (jo vetem ato urgjente por edhe ato qe konsiderohen te nevojshme), ne baze te art. 35 te T.U., te gjitha ato mjekime qe i lejojne te interesuarit qe te evitoj rrezikun e rendimit apo te kroniçizimit te semundjes. Por kjo gje ndodh deri sa i interesuari ndodhet ne territorin italian.

Norma e cila garanton te drejten e mjekimeve te nevojshme nuk pengon mundesine e berjes ne çdo moment operativ te espulsionit. Pra, mundesia e dhenies se nje lejeqendrimi per motive shendeti e mos ekzekutimit te espulsionit, lidhet vetem me rrezikun e udhetimit. Vetem ne baze te nje çertifikate mjeksore nga e cila te rezultoj qe subjekti ndodhet ne kushte te tilla qe nuk mund te udhetoj, mund te ekzistojne shpresa per te marre nje lejeqendrimi speciale qe do te zgjasi sa do te zgjasi rreziku i shendetit.

Ndryshe mundesia per nje klandestin qe ka probleme serioze psiqike, qe te marri nje lejeqendrimi per motive shendeti eshte e paket pasi asgje nuk ndalon qe te behet ekzekutimi i espulsionit.
Duke qene se behet fjale per probleme psiqike, nuk mund te bej nje vlersim lidhur me nje espulsion te mundshem apo me mbylljen ne qqp. Edhe pse nuk jam mjek, do te thosha qe mbatja mbyllur sigurisht qe nuk lejon qe te behet mire.

Besoj qe ky rrezik duhet te vlersohet seriozisht nga nje personel mjeksor. Gjendja mendore mund te rendohet ose te behet e pariparueshme karshi nje provedimenti espulsioni ose mbylljeje ne qqp.

Para se sa te niset kerkesa per lejeqendrimi, do te keshilloja te interesuarin qe t’i drejtohet nje personeli te specializuar per te marre nje vlersim te gjendjes.