Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Pyetje mbi lejeqendrimin per motive shendeti (shtatzani)

Pyetja eshte shume interesante pasi eshte gjithnje problemi interpretues per te kuptuar se çfare natyre ka lejeqendrimi per motive shendeti, ne baze te art. 19 te T.U. mbi emigracionin. Ky lejeqendrimi ju jepet grave ne gjendje shtatzanie e deri ne muajin e gjashte nga lindja e femijes. Ky lejeqendrimi konsiderohet si nje provediment i jashtezakonshem, qe do te thote qe kur kemi te bejme me persona pa lejeqendrimi (qe normalisht duhet te debohen), parashikohet kjo shmangje nga te gjitha normat ne lenden e hyrjes e te qendrimit, me kushtin e gjendjes se shtatzanise ose te nje femije qe nuk ka mbushur akma muajin e gjashte te lindjes. Ne kete periudhe kaq te veçante e delikate per nenen e per te porsa lindurin eshte parashikuar nje e drejte qendrimi e perkohshme ne Itali.

Qe ky tip lejeqendrimi mund te konvertohet ose jo e kemi sqaruar nga nje praktike konstante me kuesturat, e disa shprehje juridike administrative. Me fjale te tjera, natyra e jashtezakonshme e ketij lejeqendrimi nuk lejon asnje forme konvertimi duke qendruar ne Itali. Ky lejeqendrimi lind me fillmin e shtatzanise e perfundon, pa asnje mundesi transformimi, me mbushjen e muajit te gjashte te jetes se femijes. Pas kesaj riaktivizohet mundesia qe shteti te japi espulsionin me shoqerimin ne kufi. Eshte e qarte qe gjate vlefshmerise se ketij lejeqendrimi personi nuk duhet te kete probleme te asnje natyre e mund te perfitoj nga kurat mjeksore e pediatrike.

Megjithate nuk ja vlen qe te pritet skadimi i lejeqendrimit, pasi me skadimin e tij policia behet e gjalle per espulsionin. E kjo ndiqet me inserimin ne Sistemin Informativ Shengen, e kjo gje behet shkak per pengesa per hyrjen ne forme te rregullt (ne te gjithe Evropen) ne baze te traktatit te Shengenit.

Eshte e qarte qe ne kete situate eshte ne interes te te interesuares qe te pergatisi te gjitha dokumentat e nevojshme per bashkim familjar. Proçedure kjo e cila nuk mund te perfeksionohet duke qendruar ne Itali. Me fjale te tjera, e interesuara duhet te shfrytezoj kete lejeqendrimi per te dale nga Italia para skadimit, e te pergatisi te gjitha letrat per bashkim familjar, ne menyre qe te prezantohet sa me pare prane ambasades italiane te vendit te saj per te marre vizen e hyrjes per bashkim familjar. Nderkohe, bashkeshorti mund te pergatisi te gjitha dokumentat e nevojshme per kete praktike.

Eshte ne interes te te interesuarve qe te evitojne qendrimin ne Itali me skadimin e lejeqendrimit per motive shendeti, pasi kjo gje mund te çoj ne nje provediment espulsioni. Eshte akoma gjithnje e me frekuente qe policia e kufirit te japi provedimente espulsioni edhe kur i huaji eshte duke u larguar ne menyre spontane. Ky espulsion do te bllokonte me siguri mundesine e nje hyrjeje te rregullt edhe kur ekzistojne te gjitha kushtet per nje bashkim familjar.