Per la libertà di movimento, per i diritti di cittadinanza

Pyetje mbi rinovimin e lejeqendrimit me sentence denimi

Nuk eshte e nevojshme qe te ndiqen te gjitha ngjarjet e proçesit te cilat kane çuar ne denimin e te interesuarit. Duhet te merret ne konsiderate situata ashtu siç eshte tani, e dy personave qe jane denuar pasi kane kryer krime. Duhet te mendojme qe keta persona jane denuar me nje sentence definitive, qe nuk eshte me subjekt i apelit ose i kundershtimit ne Kasacion.

Eshte i ligjshem shqetesimi qe keta persona mund te humbasin mundesine e marrjes se lejeqendrimit e te godirten nga nje provediment espulsioni. Ajo qe konsideroj te rendesishme eshte mos pergjithesimi, duke mos e konsideruar kete si nje rregull i cili mund te aplikohet gjithnje e kudo. Mbi te gjitha te behet shume kujdes ne ate ç’ka eshte formuluar nga ligji qe, shpesh na ofron, ne brendesi te tij, hapsira te mbrojtejes e te tuteles.
Norma e cila ngjall me shume shqetesim eshte art. 4, paragrafi 3 i TU ashtu siç eshte modifikuar nga ligji Bossi Finmi ne menyre restriktive.

Ne artikull shkruhet: “Nuk pranohet ne Itali i huaji i cili nuk ploteson keto kritere ose eshte konsideruar nje kercenim per rendin publik ose per sigurine e Shtetit ose per nje na vendet me te cilat Italia ka nenshkruar marveshje per nderprerjen e kontrollit ne kufijte e brendshem e per qarkullimin e lire te personave ose qe rezultojne te denuar, edhe ne vijim te aplikimit te denimit sipas artikullit 444 te Kodit te Proçedures Penale, per krime qe parashikohen nga art. 380, paragrafi 1 e 2 te Kodit te Proçedures Penale si dhe per krimeqe kane te bejne me stupefacenti, lirine seksuale, favorizimin e emigracionit klandestine drejt Italise e te emigracionit klandestine nga Italia drejt Shteteve te tjera ose per krime qe kane te bejme reklutimin e personave qe i destinohen prostitucionit ose shfrytezimit te prostitucionit ose te te miturve te punesuar ne aktivitete te jashteligjeshme.”

Pra i huaji i cili eshte debuar per nje nga keto krime nuk pranohet ne territorin italian.

Duhet te behet kujdes. Kjo norme, ne realitet, nuk i referohet atyre qe ndodhen me qendrim te rregullt ne territorin italiane, por ju referohet vetem atyre qe akoma nuk kane hyre e kerkojne autorizimin e hyrjes e me pas marrjen e nje lejeqendrimi ne Itali. E situata eshte plotesisht ndryshe.
Lidhur me kete gjejme konfirmim ne art. 9, paragrafi 3, ne temen qe lidhet me karten e qendrimit. Nuk eshte e rastesishme qe ky artikull, aty ku disiplinon dhenien e kartes se qendrimit parashikon qe i huaji, i denuar per nje nga krimet qe parashikohen ne art. 380 e 381 te kodit te proçedures penale, mund te goditet nga revokimi i kartes.
Nje lexim i fundit siperfaqesor i normes mund te bej te mendohet qe kur nje i huaj denohet humbet lejeqendrimin e si rrjedhim duhet te debohet.

Ne te vertete nuk eshte keshtu.

Vet norma art. 9, paragrafi 3 parashikon qe behet revokimi por kur nuk duhet te jepet espulsioni, ne kete rast jepet lejeqendrimi.
Me fjale te tjera, i huaji ne poses te kartes se qendrimit mund te rrezikoj qe te denohet per nje nga krimet e parashikuara nga artikujt 380 e 381 te k.p.p., por nuk humbet mundesine e qendrimit ne Itali, humbet vetem karten e qendrimit. Me tej ne qofte se behet reabilitimi mund te marri karten e qendrimit, por me kalimin e viteve.

Ky artikull na konfermon qe nuk ka asnje tip automatizmi mes denimit e espulsionit. Gjithashtu konfermon qe parashikimet e bera lidhur me personat e denuar per disa krime, kane nje lloj efikasiteti ne rastin e hyrjes nga jashte, ndersa kane nje efikasitet me te ulet ne rastin e personave qe jane te autorizuar per te qendruar rregullisht ne Itali.

Njekohesisht art.13, paragrafi 2, germa C, merr ne konsiderate espulsionin e subjekteve qe, kur rezultojne te denuar per çeshtje penale, qe kane si burim te ardhurash plotesisht ose pjeserisht, te konsideruar te rrezikshem per shoqerine. Por edhe ne kete rast nuk ekziston asnje lloj automatizmi. Perkundrazi, sentenca famoze “Farane” e Gjykates se Kasacionit te vitit 2002 (qe merr emrin nga apeluesi qe ka mundur te pohoj kete parim interpretues), thote qe per personat te cilet konsiderohen te rrezikshem per shoqerine duhet te vleresohen me vemendje nje sere elementesh te cilat te çojne ne bindjen qe subjekti fiton per te jetuar plotesisht ose pjeserisht duke kryer krime. Por nuk mjafton vetem nje fakt i izoluar per te evidencuar kete zakon te subjektit. Pra, edhe ne kete pike mund te gjendet konferme qe nje denim i thjeshte (per nje krim jo shume te rende), nuk mund te çoj automatikisht ne espulsionin e te interesuarit.

Ne rast se nje denim i çfardoshem per krime qe perfshihen ne listen qe beme do te çonte ne debimin automatik, nuk do te kishte kuptim qe ne art. 15 te parashikohej qe gjykatesi kur lexon sentencen e denimit per nje nga krimet e parashikuara nga art. 380 e 381 te KPP, te mund te urdheroj debimin e te huajit kur rezulton i rrezikshem per shoqerine. Pra, ne rast se do te ekzistonte nje automatizem, nuk do te ishte i nevojshem ky pushtet i gjykatesit, e norma do te konsiderohej si nje gabim i ligjvenesit.

Persa i takon dy pyetjeve, mund te pergjigjem edhe duke mos njohur rendesine e fakteve per te cilat jane denuar, duke thene qe nuk ekziston asnje lloj automatizmi. Qe nje fakt i thjeshte i izoluar ne vetvete nuk mund te çoj automatikusht ne espulsion e nuk mund te justifikoj nje provediment te refuzimit te rinovimit te lejeqendrimit.

Ne manyre te veçante zoteria qe eshte rregolarizuar e qe eshte zbuluar si i denuar nen emer fallso, fakti qe ka dhene nje emer fallso nuk perben nje krim veçanerisht te rende e nuk mund te justifikoj revokimin e lejeqendrimit. Edhe sepse rregolarizimi i vitit 1998 nuk parashikonte pengesa per personat e denuar, ndyshe nga ky qe eshte ne vijim.

Duke perfunduar, edhe pse ekziston ky denim nen nje emer fallso e qe mund ta çoj te interesuarin ne nje tjeter provediment penal per gjeneralitete fallso, nuk mund te çoj automatikisht ne nje vleresim te rrezikshmerise sociale, ne rast se pas rregolarizimit te tij ka bere nje jete te rregullt e pa dyshime per aktivitete kriminale.